Te njihemi me njeri-tjetrin dhe te shohim qe se si nepermjet fjaleve transmetohet karakteri dhe personaliteti jone shoqerise virtuale qe kemi krijuar mbas nje monitori pc por dhe mund te shnderrohet ne realitet.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Veset dhe ndikimi i tyre ne jeten e njeriut
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1033
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Veset dhe ndikimi i tyre ne jeten e njeriut, Posted 30 Janar 2009, 22:13
Vese e mija:

1)Jam me vonese ne takimet me njerez te rendesishem dhe ne orar me njerezit e thjesht.(i vetmi ves qe e quaj virtyt dhe e dashuroj)

2)Nuk me pelqen shume te ngrenit pasi e di qe ne bote ka njerez qe vdesin urie.
(ves qe po kerkoj ta rregulloj pasi edhe po te mos ha une ata do te vdesin qe do te vdesin urie)

3)Te dua tjetrin me shume se vehten (ves mekatar pasi po nuk deshe vehten nuk do as te tjeret por e kam rregulluar pothuajse plotesisht). Me ndodhte shpesh qe te harroja vetvehten dhe te mendoja per vuajtjen e tjetrit po keshtu po denoja vehten pa faj.

4)E urrej parane pasi nuk me ka bere asnjehere te lumtur(dhe s´arrij ta kuptoj ata te cilet e adhurojne) por per fat te keq duhet te punoje qe mos te me mungoje sic thone ne shkoder "as te kem e as te mbarohen" :mrgreen: .

5)Te pije kafe me cigare(shpresoj ti heq keto vese te mallkuara)

6) Vdes me fjet deri vone, se di pse me pelqen akoma sot me fjet ne mengjes sidomos veres edhe pse puna ma mbledh se me duhet te zgjohem ne 7.30 :mrgreen:

7) I kam qef debatet e hapura dhe s'le njeri me fole kur flitet per psikologjine( shume ves i keq) :mrgreen:


Cilat jane veset qe keni dhe qe nuk po mundeni ti hiqni apo edhe ato vese qe ju pelqejne dhe sa ndikojne ne marredheniet me te tjeret?
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Veset dhe ndikimi i tyre ne jeten e njeriut, Posted 09 Shkurt 2009, 17:01
:( oUUUUUUUUUUUU

VESE KAM SI CDOKUSH SEPSE RROJE NE MJEDISIN E VESEVE
PO PERMEND DISA:

- KUR SHKRUAJ NJE SHKRIM SADO E RENDESISHME APO JO PERTOJ TA RISHIKOJ, D.MTH. TE DERGOJ SHKRIME ME GABIME ORTOGRAFIKE DHE FRAZEOLOGJIKE.

- KAM QEJF TE FLEJ SA ME VONE DUKE E DITUR SE SA E DEMSHME ESHTE PER MUA, PASI PREKE GRADUALISHT SISTEMIN IMUN TE NJERIUT, DEMTON SISTEMIN NERVOR, SHTON NATYRISHT STRESIN DHE PREJ STRESIT VIJNE SEMUNDJE TE LLAHTARSHME.

- KAM NJE FOBI E ERRESIRES KUR ME IK DITA. DUA TE MOS KETE KURRE NATE.

- HAP PAK SHPEJTE, DUKE E DITUR SESA DEM I SJELLE STOMAKUT DHE SESA PAK USHQIM SHKON I TRETUR NE ORGANIZEM, QE DO TE THOTE TE JESH GJITHMONE I URITUR.

- ME PELQEN TE KENDOJE ME ZE TE LARTE EDHE PSE I PRISH ZHURMEN DIKUJT.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 622
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
1 ) Nevrikosem shpejt dhe kur me hipen nervi nuk di me sec them por e keqja 5 min mban pastaj cdo gje ne rregull .Por ama tjetrin e kam bere per hekura.

2) jam shume lozonjare, e perkedhelur dhe kur nuk ma varin me vjen inat , por une vazhdoj prane punen time.

3) jam shume e perpikte ne orare , takime.

4) jam egoiste , i dua gjerat sic them une te behen.

5) nuk jam si femrat e tjera e cmendur pas rrobave, pas trukeve, pas kepuceve.Do blej vetem dicka qe te me duhet ( gjirokastrite hesapi )

6) jam shume xheloze deri ne" mbytje"

7) nuk pi as duhan , pije alkolike as me gaz , vetem uje.

8) nuk me pelqejne lokale. kafeterit , me duket sikur mbytem .

9) me pelqen te rri me ore te tera ne nje vend qe me pelqen vetem tek pulle.
Imazh
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Gusht 2014, 13:45
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari