Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Rrezet ultraviolet UV dhe lëkura. Kujdesni në verë!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4178
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10


FAKTORI UV RREZIKU PËRSHKRIMI I MBROJTJES

E VOGËL 1 dhe 2 MBROJTJA NUK ËSHTË E NEVOJSHME.

E MESME 3 - 4 -5 PËRDOR RROBA TË LEHTA, KAPELË DHE KREM DIELLOR FAKTOR 15. KUJTO PUSHIM TË MBASHë MIDIS ORËVE 12 DERI 15,
KU RREZET DIELLORE JANË MË SHUMË GODITSE!
KUJDES! GJYSLYK DIELLOR

I MADH 6 - 7 PËRDOR RROBA E KAPELE SI MBROJTËSE. PËRDOR KREM DIELLOR MBI FAKTORIN 15 NË PJESËT E TRUPIT TË ZBULUAR!
KËRKO HIJE MIDIS ORËVE 12 DERI 15, KU UV ËSHTË SHKATËRRIMTARE!
MOS HARRO GJYSLYKË DIELLORE!

SHUMË E MADHE 8 - 9 - 10 E NJËJTA MBROJTJE SI E MËSIPËRMJA. JINI AKOMA më të vëmëndshëm të mos goditeni nga rrezet vrasëse uv. KËRKO
HIJE PREJ ORËS 11-16. VËMËNDJE! GJYSLYKËT DIELLOR

RREZE EKSTREMEmbi Mbi 11 ËSHTË E NEVOJSHME TË QËNDRONI JASHTË ME RROBA, ME KAPELE DHE TË LYER ME KREM DIELLOR – FAKTORI 25-30 25-30
SI NJË DOMOSDOSHMËRI ABSOLUTE. KUJDES! GJYSLYKË DIELLOR

ÇFARË ËSHTË RREZJA ULTRAVJOLETË UV?


Rrezet UV eshte shkurtimi i fjalës ultarvjolete janë rreze që vijnë prej diellit. Aty janë 5 tipe rreze në diell që shifen dhe nuk shifen.
- Rreze valore
- Rreze inra të kuqe(rreth 47% prej energjise prej diellit)
- Rreze e dukshme(rreth 46% prej energjise prej diellit)
- rreze ultraviloetë (Rreze - UV)
- Rreze Rongen

Rrezet ultra violete - UV prej diellit përbëhen prej rrezeve:


1. UV - A Rrezja UV –A Rrezja UV-A depërton thellë në lëkurë, i jepë ngjyrë dhe zmadhon pigmentin. UV-A mplake shpejte lekuren duke shfaqe rrudhosje te
saj si dhe shkakton kancer ne lekure. Kur marrin ilace njerezit kunder rrezeve duhen eleminuar ekspozimi ne diell, ndryshe jepe reaksione
fotosensibilizuese(foto – fotone – pjeseza ose grimca qe leshojne drite) duke sjelle demtime ne lekure.

2. UV - B Rrezja UV- B jepe rrezik per nje kancer ne lekure. Njëkohësishte e demton me ekzeme. Rrezet UV-B janë me të përqendruar ne Ekuator dielli qe
qendron vertikal.

3. UV - C - Rrezet me te rrezikshme thirren UV-C. Por UV-C absorbohet prej shtreses se ozonit ne atmosferë kur nuk mbërrin ne sipërfaqen e tokës.


Të tre tipat e rrezeve kanë gjatësi valore të ndryshme.

Zona e hapur e Ozonit(pjesa e dëmtuar e siperfaqes e nje pjese të qiellit) hedhë në sipërfaqen e tokës rrezet më të rrezikshmen UVC.
Efektet e veprimeve në trupin e njeriut prej llojeve të rrezeve ultraviolete(infra të kuqe).:
Cilat jane pasojat ne lekure?
Rrezet UVB, reagojne ne epiderme: duke stimuluar melaninen, nje pigment i erret e cila i jep ngjyre lekures dhe e mbron ate nga rrezet e diellit. Rrezet UVA, penetrojneme ne thellesi te dermes dhe jane pergjegjes per plakjen e lekures, pasi demtojne fibrat e elstines dhe te kolagjeneve. Rrezet IR penetrojne ne thellesi te shtresave te epidermes. Nuk te nxijne shume, por provokojne dilatatil te venave gjakore, e cila mund te behet shkak per probleme te qarkullimit.

1. Rrezja UVB shkakton djegie diellore dhe është goditse. UVB-Pro: te domosdoshem per sintezen e vitamines D, e vila fikson kalciumin ne kocka qe ka nje rol te rendesishem per strukturen e epidermes, por dhe ndihmon ne nxirje.
2. Rrezja UVA shkatërron DNA e lëkurës dhe shkakton mplakjen e lëkurës. UVA-Pro: kane funksion nxirres te menjehershem, por te perkoheshem.

IR-Pro: japin nje ndjesi te kendeshme nxehtesie.
Kundra: dehidratojne dhe thajne lekuren.

Dëmtimet e lëkurës prej rrezeve të egra diellore UV:


1. Kancerin
2. Rrudhat – pamvarsishtë moshën sjell rrudha
3. Njolla në lëkurë – plagë, dëmtime dhe shenja të përhershme
4. Ekzema diellore në lëkurë

aparati matës:

Imazh

ELSEC Environmental monitor& datalogger, Type 764


ELSEC ENVIRONMENTAL MONITOR & DATA LOGGER, Type 764, LITTLEMORE SCIENTIFIC ENGINEERING, Railway Lane, Littlemore, Oxford OX4 4PZ
tel: +44 1865 747437 fax: +44 1865 747780
http://www.elsec.co.uk

- Temperaturen
- Lageshtiren
- Driten
- Llojet e rrezeve
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4178
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjatësia e rrezeve ultraviolet UV, Posted 31 Maj 2009, 23:12
Imazh

Gjatësia e rrezeve ultraviolet UV


Dhe per ta sqaruar paksa me mire perkufizimin shqisor te qenies njeri, po e marrim si shembull vetem spektrin rrezatues elektromagnetik. Ne ate spekter, pjesa e drites qe ne arrijme ta kapim permes shqise se te pamurit, quhet drita e dukshme. Dhe kjo drite e dukshme, ne ate spekter, eshte vetem nje prerje teper e holle ne krahasim me spektrin e pergjithshem ekzistues qe i eshte e njohur shkences, se paku, deri me sot. Ajo ka nje gjatesi valore prej vetem 380-750 nanometrash nga gjatesia e pergjithshme elektromagnetike, qe eshte 103 metra tek radiovalet dhe arrin ne10-15 metra tek rrezet kozmike. Edhe pse prerje shumee voge, ne, permes shqise se te pamurit, arrijme tei perjetojme ne menyre te vetedijshme ato ngacmime dhe ta shohim e shijojme koloritin e mrekullueshme te botes qe na rrethon, te ngerthyer ne miliarda nuanca nga me te lloj-llojshmet.

Por, rrezet e tjera si ato: ultraviolet, rentgen, infra te kuqe, mikrovalet, radiovalet etj., per fat te keq, shqisa e te pamurit nuk arrin tei regjistroj! Por kjo nuk do te thote se ato nuk ekzistojne. Ato ne fakt jane, veprojne, por kufizimi i shqisave tona nuk na mundeson qasje ne to. Dhe tek me vone, kur permes ndihmes se instrumenteve spektrometrike u be i mundur regjistrimi i asaj drite te padukshme per syrin tone, u deshmua njikohesisht, se ajo qe ne fakt eshte e pakapshme per shqisat tona, nuk do te thote se eshte rregullim psikik e as fiksion i marre.
Shfrytezimin e ketyre valeve sot e hasim ne shume sfera te jetes, duke filluar nga mjekesia (rrezet rentgen); radiovale qe na mundesojne komunikim medial (radioja, TV-ja etj.), e deri tek mikrovaloret, me te cilet eshte e pajisur pothuajse secila shtepi.
Por me heret, kur keto rreze nuk ishin te njohura, vetem ideja per ekzistimin e tyre do e sillte njeriu ne pozite te palakmueshme (injoruese, perqeshese etj.) para te tjereve. Dhe ate thjesht, vetem per faktin qe shqisat tona nuk jane te afta tei regjistroj ato. E njejta gje vlen edhe per fenomenet paranormale, pjese e se ciles eshte edhe Deva-ju. Merreni me mend se si do i shihnim mrekullite e natyres, sikur shqisa jone e te pamurit te kishte mundesin tei perceptoj, po e zeme, edhe rrezet ultraviolet ose rrezet infra te kuqe! Po sikurse edhe shqisat tjera te kishin aftesi me medha perceptuese. Po sikur njeriu te posedoj edhe shqisen gjashte... Natyrisht qe shume, shume me ndryshe sesa nga kendveshtrimi qe i shohim ne sot.
Sic u tha edhe me larte, realiteti objektiv nuk qenka asgje tjeter vetem levizje e vazhdueshme e lloje te ndryshme te energjise. Anadaj edhe shtrohet pyetja: a i njohim ne te gjitha llojet e energjise? Natyrisht, qe pergjigja do te jete JO. Atehere si mund tei gjykojme gjerat qe ne realitet fare nuk i njohim. Si marrim guxim tei quajme pseudodituri keto fenomene? Me cfare te drejte i ofendojme te tjeret vetem pse nuk pajtohen me ligjet ekzistuese te shkences empirike? Pse valle nuk mund te pajtohemi me kete realitet dhe nuk e pranojme faktin se keto dukuri jane jasht� forces se te kuptuarit te shqisave njerezore?... Ne jemi shume te vegjel ne skemen e pergjithshme kozmike, jo vetem si qenie njerezor, por si planet ne pergjithesi. Jemi vetem si nje kokerr rere ne nje shkretetire te pafund.
Luksmeter - mates i drites, i tipeve te rrezeve UV

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4178
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rrezet ultraviolet UV, Posted 01 Qershor 2009, 00:17
Rrezatimi ultravioletë apo rrezatimi UV është një brez i rrezatimit në spektrin elektromagnetik që gjendet në mes të rrezatimit të dritës së dukshme dhe valëve rëntgen. Ky rrezatim për syrin e njeriut është i padukshëm. Ky brez i spektrit së bashku me dritën e dukshme dhe rrezatimin e valëve infra të kuqe hynë në grupin e "rrezatimeve optike". Rrezet ultraviolet kanë sikurse rrezet e dritës pikën e thyerjes dhe absorbohen. Gjatësia valore e këtyre rrezeve është nga 789 tera herc (380nm) deri në 300 PHz (1nm). energjia e një kuanti të një rrezeje është diku 3.3 eV (380nm) deri në 1000ev (1nm). rrezatimi ultraviolet është gjetur më 1802 nga J.W.Riter.
Imazh
GRAFIKU - SPEKTRI ELEKTROMANJETIK
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Prill 2014, 06:24
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari