Ketu do gjeni ate qe njeriu krijoj me inteligjencen e tij se si te mbijetoje mbi planetin toke. Shkencat ndihme per jeten mbi toke.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Pirja e duhanit rrezik i madh per njeriun
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Pirja e duhanit rrezik i madh per njeriun, Posted 31 Maj 2009, 12:09
Imazh

TIRANE- Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Pirjes së Duhanit. Me këtë rast, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë fushatë që shtetet të nisin të vënë paralajmërime me fotografi në kutitë e cigareve, si p.sh. pamje me dhëmbë të zverdhur dhe tumore, në mënyrë që duhanpirësve t'u tregohen rreziqet nga duhani për shëndetin e tyre.
Bëhet e ditur se paralajmërimet me fotografi i kanë bindur disa njerëz që të ndërpresin pirjen e duhanit.
OBSH thotë se duhani është arsyeja më e shpeshtë që shkakton vdekjen, dhe është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 5 milionë njerëzve në vit.
Vendi ynë sipas statistikave renditet ndër vendet e para për sa i përket përqindjes së popullsisë që tymosin cigare. Sipas të dhënave, duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % që është në vendet e Bashkimit Europian. Ky fenomen është më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat, përkatësisht 60 për qind, kundrejt 18 për qind tek gratë. Në këtë ditë ndërkombëtare të luftës kundër duhanit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të prezantojnë një fushatë sensibilizuese ndaj uljes së këtij fenomeni.
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
"Cigaren e nisa 17 vjec, por ajo me ka semurur deri per vdekje"
Imazh

Pavaresisht se e di qe duhani eshte shkaktari i semundjeve te tij, Jashari vazhdon ta pije ate, ndersa ndodhet i shtruar ne nje prej dhomave te spitalit te semundjeve te brendshme ne QSUT. Pikerisht problemet ne mushkeri dhe frymemarrje e kane detyruar te kerkoje ndihmen e mjekeve, pasi jeta po i veshtiresohej nga dita ne dite. E megjithese e dinte se cila ishte pergjigja dhe keshilla e pare e mjekeve, te linte duhanin ai nuk ben dot pa te. "frymemarrja ime filloi te rendohej nga dita ne dite. Per kete vendosa te vija ne spital te vizatohesha por jo per tu shtruar. Kur mjeket me vizituan me thane qe mushkrit e mija jane shume te demtuara dhe gjeja e pare qe te bej eshte te le duhanin" tregon Jashari, pacienti i shtruar ne QSUT. Por. Pavaresisht se ka marre kete keshille ai vazhdon te tymose ndonje cigare ne ballkonin e pavijonit ku eshte shtruar. "Nuk mund te rri pa nje cigare e kam filluar qe kur isha 17 vjec dhe tani po kap te 65 vazhdoj ta pije, madje edhe me shume. Pas keshilles se mjekeve e kam rralluar disi por nuk mund ta le pernjehere" tregon Jashari. Megjithese i di pasojat negative te duhanit, duke pare edhe gjendjen ne te cilen ndodhet, i kerkon femijeve te tij, por edhe gjithe te tjereve te mos e perdorin duhanin. "Gjendja ime eshte perkeqesuar, tashme problemet po me shfaqen edhe ne zemer, ndaj do u kerkoja atyre qe nuk e pine te mos e nisin. Kurse ata qe sapo e kane filluar te largohen prej ketij vesi" thote 65 vjecari. S. Isaku



Adoleshentet qe pine duhan kane:

- Tre here me shume gjasa, se ata jo duhanpires, te perdorin alkoolin,

- Tete here me shume te pirur te perdorin mariuanen,

- Dhe 22 here me shume premtues te perdorin kokainen.

- Gjysma e femijeve te botes jetojne ne ambiente me tym duhani



Shendeti

Gjysma e duhanpiresve te rregullt do te vritet nga duhani, duke humbur mesatarisht 16 vite jete.

Duhani shkakton te pakten nje ne shtate kancer ne gjithe boten

Duhanpirja eshte shkaktari me i madh ne semundjet e zemres

Duhanpirja shkakton impotence seksuale mashkullore, burrat ne moshe 30 deri 40 vjec

dhe qe pine duhan kane 50 % ulje te ponteces seksuale.

Grate duhanpirese rrezikojne 4 here me shume ne zhvillimin e kancerit te gjirit



Duhanpirja ne Shqiperi

Afro 4 ne 10 persona jane duhanpires.

870. 000 mije duhanpires jane ne Shqiperi.

Numri mesatar i cigareve te pira ne dite eshte 19. 7 cigare

Duhanpirja ne grup moshen 13 deri 15 vjec eshte 16. 7 %

Ne studentet e fakulteteve mjekesi, stomatologji, farmaci dhe infermieri eshte me shume se 4 ne 10 studente pijne duhan

81 % e duhanpiresve fillojne te pine duhan para moshes 18 vjec.

73 % e duhanpiresve meshkuj duan te lene duhanin

3300 vdekje ndodhin si pasoje e semundjeve qe shkakton duhanpirja

56 % e meshkujve pijne duhan mbi moshen 15 vjec

20 % e femrave te po kesaj moshe pijne duhan.
E Hene, 01 Qershor 2009 - Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4140
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
39 % e shqiptarve janë duhanpirës, Posted 01 Qershor 2009, 23:38
Studimi: 39 për qind e shqiptarëve janë duhanpirës


Më shumë se 4 mijë persona humbasin jetën çdo vit për shkak të duhanpirjes pasive apo aktive, ndërkohë që 2 në çdo 10 raste kanceri janë pasojë e drejtpërdrejtë e duhanit. Këto janë rezultatet e studimit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Shoqata Amerikane e Kancerit në Shqipëri, të cilat arrijnë në përfundimin se 39 për qind e shqiptarëve janë duhanpirës të rregullt, një shifër që e rendit vendin tonë ndër vendet me më shumë duhanpirës.

"Me këto shifra vendi ynë renditet ndër vendet me përqindje të lartë të duhanpirjes, e ngjashme me vendet e Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik", - tha dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, gjatë një konference për shtyp, në Ditën Botërore pa Duhan, të mbajtur në mjediset e hotel “Tiranës”. Ajo shtoi: "Nga analizat llogarisim se nëse në Shqipëri 40% e kancereve janë të parandalueshme, gjysma e këtyre të fundit kanë si shkak kryesor duhanin".

"Kemi llogaritur gjithashtu se duhanpirja është përgjegjëse për rreth 20% të barrës së sëmundjeve në vendin tonë", - tha znj. Godo. Një studim i dy viteve më parë nga Shoqata Amerikane e Kancerit në Shqipëri dëshmon se duhanpirjes mund t’i atribuohen rreth 3800 vdekje të parakohshme në vit. Është vlerësuar gjithashtu se rreth 230 vdekje të parakohshme çdo vit mund të parandaloheshin nga rritja e çmimit të paketave, eliminimi i ekspozimit pasiv në mjedise publike dhe eliminimi i reklamave të duhanit.

Duke u ndalur në politikat shëndetësore në luftën kundër duhanit, ministrja e Shëndetësisë përmendi politikat e ndërhyrjes së planit global të duhanpirjes nga OBSH-ja, ku theksohet rëndësia e monitorimit të përdorimit të duhanit, mbrojtja e personave nga duhanpirja pasive, ofrimi i ndihmës për lënien e duhanit, lajmërimet për dëmet e duhanit, ndalimi i publicitetit apo promocionit të duhanit, si dhe, ndër më të rëndësishmet, rritja e taksave.

"Edhe politikat tona ndërsektoriale janë duke u fokusuar në këto drejtime", - theksoi ajo, duke përmendur ndërmarrjen e disa studimeve nga ISHP-ja në grupe të ndryshme të popullatës për të monitoruar duhanpirjen. Për herë të parë, sipas saj, MSH-ja në paketën bazë të shërbimeve që duhet të japë mjeku i familjes, ka përfshirë dhe këshillimin e informimin që duhet të ofrojë mjeku për popullsinë që ai mbulon.

"Çdo ditë, rreth 700 mijë shqiptarë marrin nëpërmjet paketave të duhanit që konsumojnë dhe paralajmërimet përkatëse shëndetësore, në linjë me direktivat e Parlamentit Evropian, lidhur me dëmet që mund t'i shkaktojnë vetes dhe të tjerëve me sjelljet e tyre të rrezikshme", - tha ministrja e Shëndetësisë. Sipas saj, në vendin tonë janë plotësisht të ndaluara reklamat, promocioni apo sponsorizimet e çfarëdo natyre, lidhur me prodhimet e duhanit.

Lidhur me parandalimin e ekspozimit pasiv, ligji shqiptar për duhanin nxit parandalimin në mjediset e mbyllura publike. "Megjithëse në shumicën e rasteve lokalet vetë, formalisht, janë përpjekur të respektojnë ligjin, duke vënë paralajmërimet e ndalimit të duhanit apo duke hequr tavllat nga tavolinat (dy elementë për të cilat ligji parashikon sanksione), mbetet shumë përgjegjësi tek individi duhanpirës, për të cilët ligji nuk parashikon sanksione", - theksoi më tej ministrja Godo.

Në tetor të vitit të vitit të kaluar, MSH-ja ndërmori një fushatë me nxitjen e johanpirësve, për të ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të tyre, në mënyrë që të krijohej një masë kritike qytetarësh për të ndihmuar autoritetet shëndetësore në punën e tyre dhe sensibilizuar pronarët apo organet e qeverisjes vendore për më shumë kujdes në këtë drejtim. "Gjithsesi, jemi duke përdorur të gjithë pushtetin për të ndëshkuar ata që sfidojnë hapur ligjin", - garantoi ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, punë e madhe është bërë nga Departamenti i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor në ISHP me një program kombëtar të shkollave të shëndetshme, ndërsa vitet e fundit, Ministria e Financave ka rritur në mënyrë substanciale taksat për duhanin. Kjo tendencë rritjeje do të vazhdojë dhe në të ardhmen, në koordinim me tendencat në vendet fqinje.

Dita botërore antiduhan


Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik prezantuan të dielën, në 31 maj, Ditën Botërore pa Duhan, fushatën mediatike për luftën ndaj duhanit.

Kjo fushatë synon rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve që pijnë duhan lidhur me dëmet që ata u sjellin të tjerëve dhe sidomos fëmijëve. Gjatë një konference për shtyp në hotel “Tirana International”, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, tha: "Fëmijët janë të pafajshëm, ndaj ne kemi zgjedhur pikërisht këta si protagonistë kundër duhanpirjes, për ta bërë publikun tonë më të përgjegjshëm për sjelljet e tyre të jetës”.

Mbi 3250 fëmijë vdesin çdo vit nga duhanpirja pasive, 2000 të tjerë nga sindroma e vdekjes së papritur infantile dhe 1000 nga infeksionet respiratore që shkaktohen nga ekspozimi ndaj duhanpirjes pasive. Ndërsa, gjysma e fëmijëve në botë thithin ajër të ndotur nga tymi i duhanit.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, prezantoi për të pranishmit spotet televizive, transmetimi i të cilave do të nisë së shpejti në televizionet kombëtare. Sipas tij, mjaft postera të tjerë me të njëjtën linjë, por dhe burime të tjera informuese, do të shpërndahen për informimin e popullatës lidhur me dëmet në shëndet nga duhanpirja. "Në shumë vende të botës kanë nisur të vendosin në paketa imazhe të frikshme të duhanpirjes", - theksoi Ylli, sipas të cilit, tema e zgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Ditën Botërore pa Duhan është pikërisht "Paralajmërimet shëndetësore të produkteve të duhanit".

Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rrezikun e duhanpirjes pasive, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të komunitetit, është ndër synimet e fushatës së ndërmarrë nga ISHP-ja. Qëllimi i kësaj fushate është dobësimi i pushtetit të duhanit dhe sigurimi i mbështetjes 100% të opinionit publik, në lidhje me promovimin e mjediseve pa duhan, në bashkërendim të plotë me ligjin në fuqi. Objektiva të tjerë janë sigurimi i mbështetjes së opinionit publik për politikat e ndërmarra nga shteti, duke bërë kështu duhanpirjen më pak të pranueshme në shoqëri.

Rezultatet e mira varen dhe nga sigurimi 100% i zbatimit të ligjit, në lidhje me mjediset pa duhan, i hyrë në fuqi në maj të vitit 2007. Fushata synon sensibilizimin e opinionit publik në lidhje me impaktin shëndetësor të pirjes së duhanit mbi joduhanpirësit dhe me fokus të veçantë fëmijët.

Mjetet e nevojshme për realizimin e fushatës janë spotet televizive dhe mesazhet në radio (për tre muaj), postera me mesazhe të Ditës Botërore pa Duhan, si dhe në mbështetje të fushatës mediatike, botime të ndryshme antiduhan etj.

Me këtë rast, drejtuesit e shëndetësisë përshëndetën mediat për mbështetjen, lidhur me informimin e publikut në këtë fushë, duke vlerësuar rolin e madh në informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për dëmet nga duhani.

Duhani është përgjegjës për 25 lloje sëmundjesh. Tymi i duhanit përmban 4.000 llojë kimikatesh të njohura si shkaktarë të sëmundjeve të zëmrës, të sëmundjeve respiratore dhe disa lloje tumoresh. Duhani në shtatzëni dëmton zhvillimin e fëmijës. Në botë, çdo 6 sekonda duhanpirja shkakton një vdekje.

Çdo vit në botë vdesin rreth 5.4 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit. Këto përbëjnë më shumë vdekje se HIV/AIDS, malaria dhe tuberkulozi (TBC) të marra së bashku. Gjatë shekullit të kaluar, epidemia e duhanit ka vrarë rreth 100 milionë persona në të gjithë botën dhe nëse vazhdon tendenca e rritjes së përdorimit të duhanpirjes, gjatë shekullit XXI shifra mund të arrijë në një miliard persona.

Duhani është ndër shkaktarët madhorë të sëmundshmërisë dhe ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve të evitueshme. Duhani mbetet një prej sfidave të mëdha të shëndetit publik, me të cilin vazhdon të përballet bota.

01/06/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1027
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit, Posted 22 Korrik 2009, 11:46
Gratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t’u prekur në mushkëri si pasojë e tymit të duhanit. Studimi i cili morri në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se grate janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.
Statistikat tregojnë se 100 vjet më pare, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.

Por në 100 vjetët e fundit gjërat kanë ndryshuar, miliona gra pijnë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.

Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morrën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje në Shtetet e Bashkuara, cdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.

Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat. Gjithashtu mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.

Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori; rrugët e frymëmarrjes tek grate janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone midis dy gjinive gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Nëntor 2014, 19:31
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari