GJAKU DHE LEUCEMIA
Leukozat apo leukemitë
MESONI SESI U VRA PATRIOTI ARISTIDH KOLA NE GREQI PREJ MIKROVALEVE APO LENDES RADIOAKTIVE PARA ZYRES SE TIJ DUKE I VENDOSE NJE VETURE ANONIM ME MUAJ PRANE ZYRES TIJ - KU KISHTE LENDE RADIOAKTIVE -
Aristidhi u sëmur në gusht të vitit 2000 me diagnozën leuçemi në gjak. Jam i sigurt se kundër tij janë përdorur doza vdekjeprurëse radioaktive ose goditje me mikrovalë, përballë zyrës së tij. Këtë ma kishte thënë më parë, vetë i ndjeri Aristidh, në kohën kur vuante nga e njëjta semundje, mbesa e tij. Ajo kishte dhembje koke dhe të dridhura, gjithmonë kur punonte në zyrën e Aristidhit. Më pas, familjarët e tij janë shprehur se nga kampionët e gjakut të Aristillit, dërguar jashtë Greqisë, niveli i radioaktivitetit në gjakut rezultoi nga 40 deri 50 herë mbi normalen.
- [b]PO ME LENDE RADIOAKTIVE U VRA EMIGRANTI RUSE NE LONDER PREJ RUSEVE - PREJ KGB-SE VLADIMIR PUTINIT MEQE KISHTE QENE SHEF I ZBULIMIT TE KGB-es RUSE ME ANE TE NJE PLUHURI RADIOAKTIV QE JU HODHE NE CAJ.
KUJDESNI SE MUND TE VENDOSEN EDHE TE MURI I KOMSHISE NESE E KENI ME QIRA APO ...[/b]
Leucemite(leukemite)
Perkufizimi: jane semundje te pergjithshme akute ose kronike qe prekin me pare dhe kryesisht organet haemopoitike(hemapoitike), dhe karakterizohen nga nje prodhim i tepert leukocitesh dhe qeliza nenash te tyre, te cilat shume here invadojne gjakun qarkullues.
Zhvillimi i ketyre semundjeve perfundon me vdekje per nje kohe pak a shume te shkurter.
Incidenca: vdekja nga leukemia perbejne 3,5% te te gjitha vdekjeve nga kanceri. Leukemite akute jane me te shpeshta ne moshat para 25 vjeteve, leukemia mieloide kronike shfaqet qysh[/color] nga mosha 25 deri 45 vjet dhe leukemia linfoide kronike nga 45 deri 50 vjec. Leukemia linfoide kronike eshte tre here me e shpeshte te burrat se ne grate.
[b]Etiologjija:[/b] eshte e panjohur. Mund te mendohen si shkaqe, per nje numer te paket leukemish, kontakt me rrezet X(radiologe), me lende radioaktive(rreze radioaktive, mikrovale radioaktive, laborator atomik, shperthime atomike), si me disa lende kimikezifti, benzoli).
Zhvillimi i leukemise eshte i ngjashem me ate te tumoreve malinje.
Materiali i shkurter u pregatite nga Laerti, med t.1 tetor 2009, ku u kopjua teksti.
U more te faqja 890 me titull ’’Leukemite’’ te libri ’’VADEMECUM MJEKESOR’’, botim Tirane 1970.
Leukozat apo leukemitë janë sëmundje që karakterizohen me proliferimin neoplastik të njërës nga qelizat mëmë të hematopoezës, që shkakton gufimin e pakontrolluar të qelizave të këtij brezi. Nëse nuk mjekohen, të gjitha format janë fatale, megjithëse kohëzgjatja e jetës mund të ndryshojë prej vetëm disa ditë, në disa pacientë me leukemi akute, deri në dy apo tri dekada, te disa leukemi kronike limfocitare. Për shkak të infiltritmit të palcës eshtërore me qeliza leukemike, gati rregullisht te pacientët me leukemi kemi infeksione (granulocitopenia), gjakderdhje (trombocitopenia) apo anemi të rëndë.
Leukoza kronike limfocitare (LKL) është sëmundje kryesisht e moshës së shkuar apo të mesme. Karakterizohet me grumbullimin e limfocitëve jetëgjate, në dukje të pjekura, në gjak, organe limfatike dhe palcën e ashtit. Karakteristikë tjetër është disfunksioni mesatar apo i rëndë imunologjik, si hipogamaglobulinamia, anemia hemolitike dhe shtimi i reaksioneve të vonuara të tejndjeshmërisë.
LIMFOCITI I MADH
Limfociti i madh është qelizë në diametër 12-16 μ. Citoplazma është mjaft e begatshme dhe ka ngjyrë të kaltër si qielli, me disa granula të vogla azurofile citoplazmatike. Bërthama është e rrumbullakët apo mund të jetë e dhëmbëzuar lehtë, kurse kromatina në formë grumbujsh.
LIMFOCITI I VOGEL
Limfociti i vogël është qelizë me madhësi prej 9- 12 μ (mikron) dhe, pos dallimit në madhësi dhe citoplazmës së pakët, është identik me limfocitin e madh.
BAZOFILIA
Bazofilia është term në mjekësi që tregon rritjen e numrit të granulociteve bazofile në gjak. Me termin bazofili përshkruhet gjithashtu vetia e qelizave, respektivisht organeve qelizore, gjatë ngjyrosjes në citologji ose histologji, me çka qelizat marin njgyren e ngjyrave bazike. Është po kjo veti e cila ua ka dhënë emrin Garanulociteve bazofile.
Bazofilia është rritje e numrit të granulociteve bazofile në gjakun periferik. Ndeshet te sëmundjet si: anemia hemolitike, ciroza e mëlçisë, splenektomia apo eksponimi i tepruar ndaj rrezeve X. Po ashtu mund të jetë pasojë e sëmundjeve mieloproliferative, si p.sh. leukemia kronike mieloide dhe polycytemia rubra vera.
Bazofilia shoqërohet shpesh me eozinofili.
GRANULOCITE BAZOFILE
Granulocietet bazofile janë pjesëza të gjakut që ju takon leukocitëve. Ato përmbajnë një numër të madh të granulave jo të rregullta, ndër tjerash përmbajnë Histamina si dhe Heparinin. Në pasqyrën e gjakut ato përmbëjnë vetëm (< 2 %).
Bazofilet janë granulocite që prodhohen dhe vijnë prej palcës së ashtit. Aktivizimi i qelizës imunologjike, të cilat përmbajnë receptorë IgE, mund të shpiej deri tek një reaksion i menjëhershëm alergjik, siç është Rhinitis. Një aktivizim sistematik i kësaj qelizeje (pra aktivizim në tërë trupin) mund të shpiej deri tek shok-anafilatik. Tek shumëzimi i granulociteve bazofile në gjak mund të vij deri tek sëmundjet mieloproliferative, veçanërisht leucemi mielotike kronike.

MONOCITET
Monociti është qelizë polimorfe, me madhësi prej 14-20 μ(mikron). Citoplazma e gjerë ka ngjyrë të përhimtë në të kaltërt. Në citoplazmë mund të ketë granula të njoma azurofile dhe vakuolëza. Bërthama rëndom është e rrumbullakët, apo konkave (në formë të veshkës), por mund të jetë e lobuluar, me dy apo tri lobuse.
QELIZAT DENDRINE
Qeliza dendrine janë qeliza të sistemit imunologjik. Qelizat dendrine luajnë rol të rëndësishëm në proçesimin e antigjentrupave si dhe prezentimit antigjen. Qelizat dendrine i gjejmë në çdo pjesë të trupit por parasegjithash më së shumti i gjejmë në palcën e ashtit, gjegjësisht tek Limfociti-T, tek fshikëza, timusi, tonsili (bajamet) dhe Peyer's patches.
LIMFOCIT - B
Limfociti-B ose dhe shkurt qelizat-B ju takojnë grupit të rruzave të bardha të gjakut, (Leukocitet). Janë të vetme qeliza të cilat janë në gjendje të formojnë antitrupa dhe së bashku me Limfocitet-T e formojnë sistemin imunologjik adaptiv.
LIMFOCITI - T
Limfociti-T ose dhe shkurt qelizat-T janë një prej grupeve më të rëndësishme të gjakut. Bëhet fjalë për një pjesëz e rruzave të bardha të gjakut (Leukocite). Pos limvociteve-B edhe limfocitet-T marrin pjesë në sistemin imunologjik.
GRANULOCITE NEUTROFILE
Granulocite neutrofile janë pjesëza të rruzave të bardha të gjakut (Leukocite) dhe përbëjnë diku 50%-65% të qelizave në pasqyrën diferenciale të gjakut. Varësisht nga forma e bërthamës së qelizës, ato ndahen në qeliza bërthamore të reja si dhe në ato qeliza të bërthamore të segmentuara të pjekura. Granulocitet neutrofile përmbajn një numër të madh të granuleve. Bëhet fjalë për lizozomet..
GRANULOCITE EUZINOFILE
Granulocite euzinofile apo dhe shkurt euzinofile jenë pjesë të leukocitëve. Ato përbëjnë rreth 3 - 5% të pasqyrës së gjakut dhe janë qeliza që marrin pjesë në imunitetin. Emërtimi i tyre bazohet në pigmentin e ngjyrës Eozinë, me të cilën dhe e merr ngjyrën.
GRANULOCITE BAZOFILE
Granulocietet bazofile janë pjesëza të gjakut që ju takon leukocitëve. Ato përmbajnë një numër të madh të granulave jo të rregullta, ndër tjerash përmbajnë Histamina si dhe Heparinin. Në pasqyrën e gjakut ato përmbëjnë vetëm (< 2 %). Bazofilet janë granulocite që prodhohen dhe vijnë prej palcës së ashtit. Aktivizimi i qelizës imunologjike, të cilat përmbajnë receptorë IgE, mund të shpiej deri tek një reaksion i menjëhershëm alergjik, siç është Rhinitis. Një aktivizim sistematik i kësaj qelizeje (pra aktivizim në tërë trupin) mund të shpiej deri tek shok-anafilatik. Tek shumëzimi i granulociteve bazofile në gjak mund të vij deri tek sëmundjet mieloproliferative, veçanërisht leukemi mielotike kronike.


