Fansat e very important people do kene gjithcka rreth jetes dhe aktiviteteve te tyre
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Xhon F. Kenedi dhe vizioni i tij për SHBA-n dhe vrasja
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4139
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Xhon F. Kenedi dhe vizioni i tij për Amerikën
Imazh

Më 22 Nentor, 1963, kur kur kish mbushur 1000 ditët si president, u vra në Dallas, Teksas,
Xhon Kenedi, presidenti i 35-te i SHBA
.
---------------------------------
Albana Melyshi Lifschin

"Në më pak se 3 vjet si president, Xhon Kenedi i dha botës portretin e një Amerike të re, të një kombi me një vizion të gjerë, të gatshëm për të ndihmuar për zgjidhjen e problemeve edhe ruajtjen e paqes kudo. "
Lindon Xhonson, Gusht 1964
Imazh

Xhon F. Kenedi (John F. Kennedy) lindi në një familje që do të dominonte shekullin e XX në jetën e Amerikës. Ai ishte i biri Xhozef Kenedit, një nga 16 njerëzit më të pasur të Amerikës të asaj kohe, përkrahës i fuqishëm i presidentit Frenklin Ruzvelt gjatë programit ekonomik të viteve 30-të, Xhon F. Kenedi lindi në një familje strikte ku prej secilit pritej të ishte i suksesshëm, ku që në fëmijëri mësoi të mos tërhiqej para vështirësive, ku të humburit që nuk kishin bërë maksimumin për të fituar nuk gëzonin simpati.
Familja Kenedi kishte nëntë fëmijë. Më i madhi i fëmijëve ishte Xho Kenedi, tek i cili i ati mbështeti shpresat fillimisht. Xhozef Kenedi nxiste garën midis fëmijëve dhe Xho ishte fitimtari. Të gjithë fëmijët shikonin nga Xho si nga një lider. Xhon Kenedi ishte fëmija i dytë dhe u rrit duke adhuruar vëllanë e tij më të madh. Ai përpiqej ta imitonte atë, të ecte në gjurmët e tij. Kudo ku shkonte Xho aty ishte edhe Xhoni. Atij i pëlqente të vraponte, të notonte, të luante bejsboll, futboll, të voziste e çdo gjë tjetër që bënte i vëllai i tij më i madh. Herë pas here prindërit inkurajonin diskutime për ngjarjet e kohës. Fëmijët e familjes Kenedi u rritën me pasionin për sportin dhe politikën.
Në 1937, presidenti Ruzvelt e emëroi Xhozef Kenedin ambasador të Shteteve të Bashkuara në Londër. Xhozef Kenedi ishte mik me kryeministrin anglez Çemberlein dhe me shumë të tjerë në kabinetin anglez. Ai i hapi djemve të tij derën e karrieres politike. Dy më të medhenjtë Xho dhe Xhonin i dërgoi nëpër Evropë për t'u njohur e për t'i raportuar atij në lidhje me situatën në prag të luftës. Xhon Kenedi shkoi me shërbim në Francë, Rusi, Gjermani, shtetet e Ballkanit, Palestinë dhe Itali. Ai pati rast të shihte nga afër artin e qeverisjes. Mësoi shumë nga ato që pa e që më pas influencuan në formimin e tij të ardhshëm. Xhon Kenedi i ri iu dha përfundimisht politikës.
Lufta e dytë botërore plasi në 1 Shtator 1939. Një ditë më pas ambasador Kenedi dërgoi djalin e tij 22 vjeçar në Glasgow, Skotland, të interesohej për amerikanët që kishin shpëtuar nga mbytja e anijes Athenia. Gjermanët kishin torpiduar pa asnjë lajmërim anijen angleze në të cilën ndodheshin mbi 1400 pasagjerë.
Kur Xhon Kenedi u kthye në Harvard shokët e tij studentë e shihnin me admirim. Ai kishte marrë pjesë në prologun e luftës botërore dhe qe ndodhur në qëndrën e ekplozionit botëror. Fokusi i Xhon Kenedit tani ishin shkencat politike. Ai vendosi të mbronte temën e dizertacionit me fokus mbi gabimet në politiken e jashtëme të Anglisë dhe të Shteteve të Evropës në prag të luftës botërore. Tema u konsiderua nga më të mirat e dorëzuara në universitetin e Harvardit. I ati krenar për punën e të birit, gjatë kësaj kohë mbante kontakte të vazhdueshme me të. Ai i dha atij idenë që ta botonte dizertacionin në formën e një libri. Xhoni pas një punë kërkimore shkencore doli me një botim në New York Times: "Pse fjeti Anglia?." Xhon Kenedi në studimin e tij shtronte pyetjen nëse do të ishte e mundur për demokracitë të fitonin luftën pa u shëndruar në shtete totalitare. Libri i tij i vogël u bë shumë shpejt libri më i shitur në shkallë kombëtare.
Lufta në Evropë vazhdonte. Ushtria gjermane po përparonte në mënyrë të pandalshme. Franca ra. Anglia mezi mundi të shpëtojë mbeturinat e ushtrisë së saj në Dunkirk dhe ndodhej nën bombardimin ajror gjerman. Lufta në Evropë vazhdonte e hidhur dhe dukej se Amerika do të tërhiqej në konflikt nga momenti në moment. Ndërkohë, i vëllai, Xho Kenedi, la universitetin e Harvardit dhe u rregjistrua në aviacionin naval.
Xhon Kenedi që kishte qënë shëndetlig gjithë kohën, nuk mundi ta kalonte dot ekzaminimin fizik dhe nuk u pranua në ushtri. Ai nuk u tërhoq por provoi përsëri duke shpresuar ta merrnin në marinën detare. Përsëri u refuzua për shkaqe shëndetsore. Refuzimi i dytë e bëri Xhon Kenedin edhe më të vendosur. Ai filloi ushtrimet fizike për tu fuqizuar dhe kjo e ndihmoi të fitonte. Xhon Kenedi kërkoi menjëherë t'i jepej detyrë luftarake. Në fillim të vitit 1943 ai u dërgua në ishujt Solomon në Pacifikun e jugut në komanden e PT 109.
Imazh
Presidenti - Xhon Kenedi(John F. Kennedy) dhe Zhaklina Kenedi (Jacqueline Kennedy). 22.XI.1963. Në Dallas të shtetit të Teksasit(Texas).


PT 109 ndërmorri me sukses reth 30 sulme kundër anijeve japoneze deri në mëngjesin e 2 gushtit të vitit 1943 kur gjatë patrullimit u godit nga një destrojer japonez dhe shpërtheu në flake. Dy vetë nga personeli i anijes u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjerë u plagosën e po luftonin për jetën. PT 109 e shkatërruar u mbyt. Xhon Kenedi mundi t'i shpëtojë shokët duke i nxjerrë në një ishull të braktisur duke notuar në një largësi prej tre mile e gjysëm. Për heroizmin e tij Xhon Kenedi u nderua me medalje. Dikush e pyeti se si u bë hero. Ai u përgjigj: "Shumë thjesht, anija jone u godit nga japonëzet." Heroizmi i tij për shpëtimin e shokëve të tij të luftës u bë frymëzim për filmin artistik me titull "PT 109".
Për cilindo detyrimi ushtarak mbyllej aty, por me Xhon Kenedin ndodhi e kundërta. Lufta nuk kishte mbaruar dhe ai kërkoi të kthehej sërish në detyrën luftarake edhe pse në kushte shëndetsore të pafavorshme. U kthye përsëri në detyrë në Pacifik. Në pranverën e vitit 1944 u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni në shtyllen kurrizore. Atë fundjave që po linte spitalin, në Gusht 44, i erdhi lajmi që vëllai i tij i madh, Xho, ishte vrarë duke fluturuar mbi Belgjikë në një mision luftarak. Avioni i ngarkuar me eksplozion kishte shpërthyer para se të arrinte objektivin dhe trupi i Xho Kenedit dhe ndihmësit të tij nuk u gjetën kurrë. Xhon Kenedi u mpi. Xho kishte luftuar e fituar beteje pas beteje. Xho-ishte ideali i tij. Ishte ai në gjurmët e të cilit Xhon Kenedi kishte ecur që në fëmijëri. Xho ishte lider, ishte ai tek i cili familja kishte mbështetur shumë shpresa.
Pas vdekjes se Xho-s ai vënd u hap për Xhon Kenedin.
Xhon Kenedi ishte vetëm 29 vjeç kur zuri vëndin e tij në kongresin amerikan. Ende me portretin e studentit të Harvardit, Xhon Kenedi ishte tashmë veteran i luftës se dytë botërore, i nderuar për heroizëm. Si gjithë përfaqësuesit më të rinj në qeverinë amerikane, ai provoi anën emocionuese të detyrës se tij dhe nga ana tjetër edhe përgjegjsinë e madhe të votës. Xhon Kenedi ruajti mendimin e tij të pavarur edhe atëherë kur ai binte ndesh me atë të përfaqësuesve më të vjetër. Në një fjalim të tij ai do të shprehej që "Kushtetuta na ka bërë partnerë për progresin e jo rivalë për pushtet."
Xhon Kenedi besonte thellësisht në rëndësinë e aktivizimit në jetën politike i pëlqente shumë edhe thënia e Edmund Burkes: "E vetmja gjë që i hap udhë triumfit të së keqes është pasiviteti i njerëzve të mirë".
Vetbesimi se ai mund të bënte më shumë, se mund të merrte përgjegjësi edhe më të mëdha, qe rritur. Ai kishte përvojën, gjallërinë, vendosmërinë dhe një shpirt të ri. Në 1952 Xhon Kenedi vuri kandidaturën për senator.
Si senator ai u bë një nga figurat më prominente të partisë demokratike. I pjekur si politikan Kenedi ishte gati për testime të reja më të vështira dhe ai moment erdhi.
Në 20 Janar 1961 në një ditë të ftohtë me një erë të akullt, veshur vetëm me kostum, Xhon Kenedi presidenti më i ri në historinë e SHBA, mbante fjalën e inagurimit. Ishte një fjalim i bukur, elokuent, por mbi të gjitha ishte një fjalim që mbeti i paharruar për vizionin e ri që shpaloste. Ishte një betim për paqen në botë dhe premtim passionant për progresin amerikan. Ai shpalli përpara Amerikës dhe të gjithë botës se tashmë pishtari kishte kaluar në duart e një gjenerate të re, lindur në këtë shekull, të kalitur në luftë, krenare për trashegiminë e hershme dhe e vendosur për të mbrojtur të drejtat njerëzore në vënd dhe kudo në botë.
Duke u fokusuar në marrdhëniet ndërkombëtare ai i bëri thirrje popullit amerikan për të mbajtur barrën e luftës kundër armiqve të përbashkët të njerëzimit: tiranisë, varfërisë, sëmundjeve dhe vetë luftës"
Në fjalimin e tij të inagurimit ai hodhi këshillën e tij historike:
" Mos pyet çfarë mund të bëjë vëndi yt për ty, por pyet ç'mund të bësh ti për vëndin tënd" duke frymëzuar veçanërisht brezin e ri amerikan. Presidenti më i ri në moshë i zgjedhur deri atëherë, Xhon Kenedi i solli Amerikës idealizmin dhe eksitimin. Ai thoshte se gjithnjë e kishte frymëzuar shembulli i Xhon Uinthrop, themeluesit të Masaçusets që kërkonte të ngrinte "qytetin mbi kodër" ku sytë e të gjithëve do të ishin drejtuar tek ai, me një formë qeverisje të re që do të sillte "kohën e artë " dhe do ishte model për të gjithë të tjerët.
Imazh

E shoqja Zhaklinë Kenedi, gjithashtu e re, e bukur, inteligjente, folëse e disa gjuhëve të huaja, fitoi shumë admironjës kudo në botë. Ajo e njihte mirë Uashingtonin që përpara se të martohej me Kenedin dhe qe mësuar me shoqërinë e lartë. Presidentit Kenedi e admironte të shoqen veçanërisht për kontributin që ajo dha në restaurimin e Shtëpisë se Bardhë. Restaurimi për të nuk do të thoshte zëvëndsim i objekteve të vjetra me të reja. Sipas Zhaklinës ky do të ishte një sakrilegj: "Çdo objekt ka një arësye që ndodhet aty, thoshte ajo. Në shkurt të vitit 1962, presidenti Kenedi, ashtu sikurse i gjithë vëndi, ndoqi me kënaqësi vizitën e kameras televizive në Shtëpinë e Bardhë të udhëhequr nga e shoqja, Zhaklina. Pas asaj ekspozeje televizive numri i vizitorëve në Shtëpinë e Bardhë, u shtua shumë. Dikur, kur kishte folur për projektin e Shtëpisë së Bardhë, Xhorxh Uashingtoni pati thënë që do të dëshironte që "Shtëpia e Bardhë të ishte një vënd me simptomat e pallatit, konfortin e një shtëpie dhe simbol i harmonisë së vëndit." Presidenti Kenedi dhe e shoqja realizuan më se miri këtë ide. Gjatë viteve të presidencës se tyre, Shtëpia e Bardhë u bë më afërt dhe më e hapur për popullin amerikan.
Imazh

- Zhaklina KenediJacqeline Kennedy


Ai dhe e shoqja, Zhaklina, kishin lidhje të ngushta me figurat e shquara të artit e te kulturës amerikane të kohës dhe s'linin rast pa shprehur admirimin e tyre për ta. Presidenti besonte që roli i artit dhe kulturës kishte shumë rëndësi në zhvillimin e një shoqerie vitale. Shtëpia e Bardhë që e hapur për artistët e mëndjet e ndritura krijuese të çdo fushe. Presidenti emëroi si ndihmësa të tij intelektualë të shquar e të rinj në moshë. Në krye të Departamentit të Drejtësise ai vuri vëllain e tij, 34 vjeçarin Robert Kenedi, përfaqësues i guximshëm i gjeneratës së re i cili e provoi veten si një mbrojtës i vendosur i të drejtave civile.
Amerika e së ardhmes ishte ideali i presidentit Kenedi. Ai kishte qënë në luftë për vëndin e tij, tani po e udhëhiqte atë nga pozita e udhëheqësit botëror.
Mirëqënia e Amerikës brënda kufijëve të saj si edhe mirëqënia e komunitetit ndërkombëtar ishte nën përgjegjësinë e tij.
Lindon Xhonsoni ka thënë:
"Në më pak se 3 vjet si president, Xhon Kenedi i prezantoi botës portretin e një Amerike të re, të një kombi me një vizion të gjërë, të gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve në botë edhe ruajtjen e paqes"
Problemet e brëndëshme të vëndit ishin në pikat e para të programit të tij. Lëvizja për të drejta civile në vitet 60-të shënoi një nivel të ri në SHBA duke u shëndruar në një lëvizje masive. Lufta civile (1861-65) i kishte çliruar afrikano-amerikanët nga skllavëria, por ende edhe pas një shekulli ata konsideroheshin qytetarë të dorës të dytë, jetonin e punonin të veçuar nga të bardhët, nuk kishin të drejtën e votës, nuk gëzonin të drejtën e arsimimit, etj.
Nën drejtimin e vëllait të presidentit, Robert Kenedit, Departamenti i Drejtësise i mori në konsideratë ankesat e afrikano-amerikanëve për trajtim të drejtë e të barabartë. Në përgjigje të kërkesave më imediate presidenti mori masa kurajoze në mbrojtje të të drejtave të popullsisë me ngjyrë duke kërkuar një legjislacion të ri. Në fjalimin e tij lidhur me këtë vendim midis të tjerash ai tha se "kishin kaluar 100 vjet që kurse Abraham Linkolni u dha lirinë skllevërve e ende trashëgimtaret e tyre nuk janë plotësisht të lirë. Ka ardhur koha për këtë komb të plotësojë premtimin e dhënë".
Ai i përcolli kongresit ligjin për t'i dhënë fund kështu diskriminimit racial. Shumë familje afrikano-amerikane e mbanin varur portretin e presidentit Kenedi në mur krahas me portretin e Dr. Martin Luter Kingut. Tek presidenti i ri, Xhon Kenedi, ata shikonin njeriun që mbronte të drejtat e tyre. Ai nuk lëshonte pe në ato parime që kishte besuar që kur ishte student edhe pse e dinte që bindjet e tij mund t'i kushtonin presidencën. Ai luftonte për të fituar. Xhon Kenedi u zhvillua, u rrit në çdo fazë të karrierës së tij politike. "Demokracia është një mënyrë të qeverisuri jo e lehtë. Kërkon cilësi të larta, vetëdisiplinë, vullnet për të sakrifikuar për interesin e përgjithshëm dhe gjithashtu kërkon, njohje, dituri"-tha ai në një fjalim të mbajtur në Irlandë.
Presidenti ishte i interesuar për imazhin e Amerikës brënda dhe jashtë vëndit. Në një mesazh të veçantë drejtuar kongresit, në mars 1962, ai propozonte krijimin e 9 parqeve të mëdha kombëtare.
Është idea dhe merita e tij për krijimin e "Peace Corps" në përbërje të cilave qytetaret amerikanë, mësues, mjekë, inxhinerë e nga profesione të tjera, vullnetarisht shkonin kudo nëpër botë për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të vëndeve në zhvillim. Ishte një obligim i tij moral që ai e mbante në ndërgjegjen e vet. Ishte një ide që ai madje e pat hedhur në shtetin e tij Massachussets, ende pa u bërë president.
Me "Aleancen për Progress" dhe vullnetarët e paqes ai solli idealizmin Amerikan në ndihmë të vëndeve në zhvillim.
Ai dëshëronte që Amerika të rimerrte misionin e saj si kombi i parë i botës e dedikuar në revolucionin për të drejtat njerëzore e progres shoqëror.
Aleanca për progres gjeti vështirësi në zbatimin e saj dhe përfundimisht nuk pati jetë të gjatë.
Padyshim vështirësia më e madhe që kaloi presidenca e Kenedit, ishte kriza me Kubën, në tetor 1962. Në vitin 1962, ai kapërceu me zgjuarsi dhe durim një konflikt nuklear të mundshëm me Bashkim Sovjetik që kishte vendosur raketat në ishullin e Kubës, vetëm 90 mile larg Amerikës. Ishte një gjëndje e tensionuar nga e cila SHBA nën udhëheqjen e Xhon Kenedit doli triumfuese.
Kenedi besonte në mundësitë e mëdha që kishte Amerika për të marrë përsipër detyra të rëndësishme. Në vizionin e tij populli amerikan ishte një komb me një mision të madh.
Me besimin, me fjalët, veprat e prezencën e tij ai i jepte jetë idealizmit të vet. Në 25 Maj 1961, Kenedi i kërkonte Kongresit Amerikan ta mbështeste në qëllimet e tij: "Unë besoj që ky vënd duhet t'i verë vetes si qëllim zbritjen e njeriut në Hënë pa u mbyllur kjo dekadë." Endrra e tij u bë realitet në 20 korrik 1969, pikërisht brënda asaj dekade me “Apollo 11”.
Në politikën e jashtëme Kenedi mendonte që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vepronin në bashkëpunim me një Evropë të fortë perëndimore. "Ne nuk mund të vendosim drejtësinë në të gjithë botën duke vepruar vetëm", theksonte ai në 4 korrik 1962, por të bashkuar me vënde të tjera të lira ne mund të ndihmojmë kombet në zhvillim për të hedhur tutje zgjedhën e varfërisë."

Franca dhe Sharl De Gol ishte kundër bashkëpunimit të SHBA me Europën
Imazh

Planet e Xhon Kenedit për një Evropë të fortë e të bashkuar në bashkëpunim të vazhdueshëm me SHBA u penguan shpesh nga presidenti francez Sharl de Gol.
Në 22 Nentor, 1963, kur kishte mbushur 1000 ditët si president Xhon Kenedi u vra në Dallas, Teksas, tek po përshëndeste nga makina e hapur popullin që kishte mbushur dy anët e rrugës për ta pritur.
Disa muaj para atentatit, në inagurimin e USIA, në Karolinën e Veriut, sikur të kish parashikuar fundin e afërt, ai kishte thënë:" Njeriu vdes, kombet ngrihen e bien por idetë jetojnë. Idetë janë të pavdekshme."

Nga Libri i autores " Udhetim ne Historine Amerikane",bot. ne Tirane ne 2003, ribotuar ne 2006 dhe keto dite me miratimin e Ministrise se Kultures se Kosoves. u ribotua edhe ne Prishtine
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4139
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Xhon F. Kenedi dhe vizioni i tij për Amerikën, Posted 23 Nëntor 2010, 18:53
Vrasja e Xhon Kenedit


Imazh

Vol MMX, No 326---November 22, 1963 Friday Evening

Presidenti Kenedi vritet në Dallas

Guvernatori Conally u plagosë

Imazh
DALLAS,në veturë Kenedi i vramë, e premte, 22 nantor 1963


Më 22 nandor të vitit 1963, Lee Harvey Oswald në Dallas, qëlloi mbi një makinë që mbante presidentin Xon Kenedin, guvernatorin John Connally si dhe gratë e tyre. Connally mbijetoi, por Kenedi u deklarue më pas i vdekur në parkun Hospial. Të shtënat u panë të vinin nga një ndërtesë pranë autokolonës së Presidentit. Policia e Dallas-it kanë arrestue një të dyshuem, të quejtun Lee Oswald, dhe po mbajnë atë nën siguri të madhe. Lindon Xhonson bani betimin presidencial në bordin e Air Force One para se të shoqëronte gruan e tij, Zhaklina Kenedi me trupin e presidentit John Kennedy.

U pregatitë në shqip nga gazeta ''Monumentet e trashëgimisë në Teksas'' Bep Martin Pjetri

Më 23 nantor 2010


-----------------------------------------------------------------------------------
President Kennedy Killed in Dallas


Gov Connally Injured
DALLAS See Kennedy(1963)See Kennedy On this date in 1963, Lee Harvey Oswald of Dallas, fired upon a car carrying President John Kennedy and Governor John Connally and their wives. Connally survives, but Kennedy is pronounced dead at Parkland Hospial shortly afterward. Gunshots were seen coming from a building just above the President motorcade. Dallas Police have caputured a suspect, Lee Oswald, and are holding him under tight security. Lyndon Johnson took the Presidential oath on board Air Force One before taking off with his wife, Jacqueline Kennedy, and the body of President John Kennedy.

U morrë nga ; http://howdyyall.com/Texas/TodaysNews/i ... etItem=271
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4139
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Xhon F. Kenedi dhe vizioni i tij për Amerikën, Posted 23 Nëntor 2010, 19:57
Vrasësi i Xhon Kenedit, Lee Harvey Oswald u vra pas dy ditësh në burg
Imazh
Ftyra e vrasësit Osval


Lee Harvey Oswald lindi në New Orleans, të Luizianës më 18 tetor të 1939 dhe vdiq i vramë në Dallas të Teksasit më 24 nëntor të 1963 i dyshuem për vrasjen e Xhon Kenedit.

Ai ashtë akuzua për vrasje presidentin John F. Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kennedy 1963 në Dallas, Texas. Pasi dyshohet se ka kryer krimin, Osvaldi u arrestua më 22 Nëntor të orës 03, por u vra para gjykatës. Lee Harvey Oswald ka lindur në New Orleans, Louisiana, dy muaj pas vdekjes së babait të tij. Si një fëmijë, Oswald ishte problematik sipas një psikiatri sepse kishte shqetësime emocionale. Osvald u përjashtua nga shkolla në moshën 17 vjeç dhe u bashkua Trupave të Marinës së Shteteve të Bashkuara. Ai pastaj shkoi në BRSS, ku ai kërkoi shtetësi, por nuk u pranua.
Imazh

Osvald-i me gruen, rusen Marina në Minsk - kryeqyteti i Bjellorusisë

Në vitin 1962 u kthye nga Bashkimi Sovjetik me vajzën dhe gruan Marina, sovjetike në SHBAsepse nuk i dhanë qendrim rezidencial.
Imazh

Osvaldi në foto me një shok në ish Bashkimin Sovjetik

Në qershor të vitit 1962 Oswaldi u transferua në Fort Worth, Texas. Në tetor të atij viti, Oswald mori një punë në Shkollën e Teksasit në Dallas. Mbi 22 Nëntor 1963 u vra në orën 12:30 sipas orës lokale presidenti Kenedi nga një person i armatosur nga kati i gjashtë i kësaj ndërtese qëlloi tri të shtëna në karvanin e makinave, në të cilën presidenti amerikan Kenedi u vra për vdekje dhe guvernatori i Teksasit John B. Connally u plagosë.

Vrasja e presidentit Kenedi

Një orë më vonë, Osvald u arrestua në një kinema duke pa film. Osvald u akuzua edhe për vrasjen e policit JD Tippit, i cili u qëllua menjëherë pas vrasjes së presidentit. Mbi 24 Nëntor, kur ai nën shoqërimin e trupave policore nga qyteti për në burgun e qarkut, para kamerave televizive e një mori gazetarësh u qëllua për vdekje nga Jack Ruby. Rubin, pronari i një klubi nate Dallas, deklaroi se ishte i shqetësuar mbi vrasjen e presidentit. Fatkeqsisht nuk shkoi Osvald në gjykatë për hetim.
Imazh
Momenti ku pronari i Jack Ruby asht duke gjuejt me pistoletë në mesin e policëve Osvaldin


Komisioni i hetimit

U caktua një komision që të hetojë vrasjen e Kenedit të kryesuar nga Shefi i Drejtësisë Earl Warren. Pavarësisht nga teoritë e shumta të konspiracionit, Komisioni konkludoi në 1964 se Oswald veproi i vetëm. Në vitin 1979, Komisioni i Kongresit amerikan pranoi mundësinë e një komploti dhe tha se ka edhe një mundësi që vrasja të jetë ba edhe nga një person tjetër. Në lidhje me këtë vrasje janë shkrue shumë libra, artikuj gazetash, dhe u realizuen dokumentarë të shumta me seri.

http://hr.wikipedia.org/wiki/Lee_Harvey_Oswald

U pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri
E mart, më dt. 23 nantor 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4139
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dezertim Oswaldit në BRSS - Agjent i KGB-ës
Imazh

Rrethanat e tradhtisë të Oswaldit në BRSS, dhe kohën e tij në Moskë janë të mbuluara në detaje, dhe me burime të reja interesante, në "Lee Harvey Oswald në Rusi" në web sititn e drejtuar nga Peter Vronski.

Sipas RAPORTit të KOMISIONIT të Hetimit, Shtojca XIII: Biografia e Lee Harvey Oswald, Udhëtim i Oswald-it nga SHBA për Bashkimin Sovjetik shkoi si më poshtë nëpër Helsinki të Finlandës:

Pasaporta me foto të vitit 1959 e Oswald-it "Më 4 shtator, [1959] dita në të cilën ai u transferua nga Macs-9 [Skuadroni Detare i Kontrollit Ajror] në përgatitje për transferimin e tij, Oswaldi kishte aplikuar një pasaportë për në Gjykatën e Lartë të Santa Ana, Calif. Kërkesa e tij e deklaruem ishte se kishte në plan të largohet nga Shtetet e Bashkuara më 21 shtator për të marrë pjesë në Schweitzer Albert College dhe Universitetin e Turku në Finlandë, dhe për të udhëtuar në Kubë, në Republikën Domenikane, në Angli, në Francë, Gjermani dhe në Rusi. Pasaporta ishte lëshuar në mënyrë rutinore 6 ditë më vonë.

"Osvald shkoi direkt në shtëpi pas transferimit të tij, dhe arriti në Fort Worth me 14 shtator ....

"Më 17 shtator, Oswald foli me një përfaqësues të Travel Consultants, Inc, një zyrë New Orleans të udhëtimit. Atij i duhej të plotësonte si një" pasagjerë i Emigracionit një pyetësori, "në të cilin ai dha profesionin e tij si" agjent i anijeve të eksportit "dhe tha se ai do të të jetë jashtë vendit për 2 muaj në një udhëtim kreativ. Atij ju lejue kalimi nga Nju Orleans në Le Havre, Francë, në një anije mallrash, Marion SS Lykes, të planifikuar për të lundrue më 18 shtator, për të cilin ai paguhet 220,75 $. Në mbrëmjen e 17 shtator , ai u regjistrua në Hotel ‘’Liberty’’. Anija ‘’Lykes Marion’’ nuk lundroi deri në mëngjesin e hershëm të 20 Shtator .

"Lykes Marion'' mori vetëm katër pasagjerë. Oswaldi qendron në kabina e tij me lordin Billy Joe, një njeri i ri i cili ishte diplomuar vetëm nga shkolla e mesme dhe ishte duke shkuar në Francë për të vazhduar shkollimin e tij të matejshëm. Lordi dëshmoi se ai dhe Osvald nuk kanë diskutuar mbi politikën, por kanë diskutue rreth disa argumentave fetare miqësore, në të cilat Oswaldi mbrojti ateizmin .... Askush në bord nuk dyshoi se ai synon të udhtoi për në Rusi.


"Osvaldi zbarkoi në Le Havre më 8 tetor. Ai u largua për në Angli në të njëjtën ditë, dhe arriti më 9 tetor. Ai u tha zyrtarëve anglezë të doganave në Southampton se ai kishte 700 $ dhe ka planifikuar të qëndroji në Angli për 1 javë para se të vazhdonte të rregjistrohej në një shkollë në Zvicër, por në të njëjtën ditë, ai u nis në Helsinki të Finlandës, ku ai i regjistruar në Hotel Torni dhe një ditë më pas, ai shkoi në Hotel “Klaus Kurki”.

Osvaldi mbrriti në Moskë më 16 tetor të 1959

"Osvald ndoshta ka aplikuar një vizë në konsullatë ruse më 12 tetor, ditën e parë të tij si biznemen në Helsinki. Viza i është lëshuar më 14 tetor. Kjo ishte e vlefshme deri më 20 tetor dhe lejohej që ai të marrë një udhëtim prej jo më shumë se 6 ditë në Bashkimin Sovjetik. Ai gjithashtu kishte blerë 10 "bona turistike" sovjetike, e cila kushton 30 $ një copë. Ai u largua nga Helsinki me tren në ditën në vijim, kaloi kufirin Finlandë –BRSS drejt në Vainikkala, dhe arriti në Moskë më 16 tetor. "


Misteri i Fluturimi të Osvald-it nga Londra për në Helsinki.

Çfarë është misterioze?

Arsyeja e vetme është: Pse CIA nuk ka identifikuar dhe as mbledhë listat e pasagjerëve për këto fluturime, si nga Kopenhagen dhe Stokholmi për në Finlandë(të tri vende pro ruse tradicionale e antiamerikane), gja e cila duhej të kishte qenë në dispozicion në vitin 1964, të Komisionit të Hetimit mbi Vrasjen e Xhon Kenedit. (Pse këto lista nuk ju dorëzuen Komisionit të Hetimit?) A ka pasur një shoqërues me emër të ndjeshme në të njëjtin fluturim me Osvaldin?

U morrë prej sitit; http://www.russianbooks.org/oswald/journey.htm
-----------------------------------------------------------------------------------


Pjesa e IV-të e Osvaldit në ish BRSS - Moskë


Imazh

Dhoma ku qendroi Osvaldi pranë pallatit të KGB-ës


http://www.russianbooks.org/oswald/moscow4.htm

U pregatitë në shqip prej Bep Martin Pjetri
Më dt. 24. XI.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4139
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pavel Golovashevi dyshon se Osvaldi asht agjent i KGB-ës
Imazh

Foto; Lee Harvey Osvald me Pavel Golovashevin - informator i afërt i KGB-ës. Marrë në Sheshin ''Fitorja'' pranë banesës së Osvald.


Pavel Golovashev mori këtë fotografi diku në fillim të verës të 1961, dy ose tre muaj pas Osvaldi dhe Marina ishin të martuar.

Ai e shumëfishoi foton e tyne në kopje sëbashku me negativin e filmit, kur Osvaldi u kthye përsëri në SHBA në vitin 1962. Ai bëri disa kopje të cilat Oswaldi i mori me vete së bashku me negative kur u kthye në SHBA . Pas vrasjes, FBI sekuestroi fotografi. Përfundimisht, ai u përfshi në dokumentacionin si një ekspozitë të Komisionin e Hetimit ku shpesh asht keqinterpretue. Në BRSS pas vrasjes, fotografitë, letrat dhe sende të tjera të Osvald-it që ishin ende në duart e Golovashev-it ndodheshin të gjitha në karantinë nga KGB-ja. Golovashevi ishte paralajmëruar nga KGB-ja të mos diskutonte marrëdhëniet e tij me Oswaldin. Disa vite më vonë Golovashev u tronditë se nëse e zbulonin se ende kishte një fotografi në posedimin e tij, edhe një personalisht të nënshkruar nga dora e Osvaldit. Nga frika e ndëshkimit nga ana e KGB-ës për mos dorëzimin e saj, Golovashevi bëri një kopje fotografik nëi foto dhe mbishkrimin në anën e pasme, dhe e dëmtoji nga origjinali. Ai fshehu me kujdes negativin dhe e mbajti atë të fshehur deri në vitin 1991. Madje edhe atëherë, u trondit dukshëm Golovashevi nga fotoja e Lee Harvey Oswald në Minsk, qe ruante si e ndaluar riprodhimi në të ardhmen.
Golovashevi paralajmëroi se Osvald ishte një i KGB-ës dhe se të tjerët në rrethin e tij mund të raportonin në KGB. (Golovashevi ishte periodikisht dhe sistematikisht intervistuar nga KGB-ja për Oswaldin, të cilin ai u takua në fabrikën e radios në Minsk menjëherë pas Lee filloi të punojë atje në janar të vitit 1960.
Imazh
Lee Harvey Osvald me Aleksandër Romanoviç Ziger(Alexander Romanovich Ziger (person në qendër është quajtur Anatoli)

Dorëshkrimi është pothuajse një cilësi mjeko-ligjor - jo vetëm dokumentimi i dorëshkrimit të Osvald-it.

KGB-ja në Minsk - janar të vitit 1960

Pak para se Osvaldi të largohej nga Moska për në Minsk të Bjellorusisë në janar të 1960, shefi i KGB-ës së kundërzbulimit në Minsk ka marrë një dosje të vogël të Osvald nga Moska Qendrore. Dosja përmbante më së shumti raportet nga informatorët Turizmit dhe zyrtarët, një përmbledhje të kërkesës për azil të Osvaldit dhe në një raport mbi të shkruhej se ishte "përpjekë për vetëvrasje." Nuk ka detaje, por janë të përmbledhuna historia ushtarake e Osvaldit, familja, jeta e kaluar në SHBA, etj. Osvaldi, në foto ka shprehë një pakënaqësi si marianar dhe demostronte se ishte një marksist duke kërkuar shtetsinë sovjetike.

Shefi i kundërzbulimit të KGB-ës në Minsk – viti 1960: kolonel GOLUBTSOV

Oswaldi kishte thanë diku: Një amerikan misterioz i quejtun Norman Mailer i intervistuar deklaronte se oficeri i KGB-ës së Minsk-ut, i njohun me pseudonimin e "Igor Ivanoviç Guzmin." besonte se emri i tij i vërtetë ishte GOLUBTSOV. Sipas Mailer, ai ka lindur në vitin 1922 dhe u caktua nga Moska Qendrore në Minsk në Drejtorinë e inteligjencës së kundërzbulimit të KGB-ës në vitin 1946. Ai ka dalë në pension në vitin 1977 si kryetar i kundërzbulimit në Republikën e Bjellorusisë. Detyra e tij parësore gjatë viteve 1946-1953 ishte për të kapur ish kolaboracionistët që bashkëpunuen me forcat e pushtimit nazist, edhe pse aplikohej fushata e spastrimit që urdhëronte Stalini me synim të spastronte në epokën e pasluftës. Golubtsov gjithashtu ishte i shqetësuar me kapjen e agjentëve të infiltruar nga parashuta të hedhur në tokën e zonës së Minskut nga SHBA-ja dhe shërbimet e fshehta britanike: katër agjentët të tilla të SHBA u kapën në 1951. (Këta do të ishin qytetarët e ish-Bashkimit Sovjetik që punojnë për interesat e zbulimit amerikan.) Osvaldi ishte identifikuar si një kërcënim potencial për BRSS dhe jo si një burim i mundshëm për interesat pro zbulimit sovjetik. Ka pasur urdhëra se Osvald nuk do të ishte zyrtarisht dekonspirues . Rasti Osvald ishte vetëm një nga të shumtë amerikan që hynin në BRSS, për të cilat Golobutsov ishte përgjegjës në Minsk. Sipas Golubtsovit, KGB-ja ishte duke marrë parasysh faktorët e mëposhtëm dhe skenare në analizat e tyre të mundshme për kërcënim të sigurisë kombtare të prezencës së Osvaldit:

Osvaldi në thjerëzën optike të kolonel Golubsovit

Pikat ku dyshonin;

- Shërbimi i dikurshëm i Osvaldit në marinsat amerikane ishte alarmante për KGB-ën pasi perceptohej se ushtria amerikane ishte një pistë si fushë rekrutimi të shpeshta të zbulimit të agjentëve të SHBA;

- Paraqitja e Osvaldit për të qenë një marksistë ishte e dyshimtë në saj të aftësisë së tij shumë të vobekët në teorinë Marksiste-Leniniste;

- Osvald, dyshohej se e fliste mirë rusishten;

- Osvaldi ishte në një detyrë të inteligjencës për të kontrolluar se si autoritetet sovjetike trajtojnë të larguarit nga SHBA;
- Osvaldi ishte një emigrant i vërtetë në BRSS;

- Osvald ishte i çekuilibruar mendërisht.

Deduksioni i Golubtsov mbi objektin nën hetim amerikanin Osvald;

Golubtsov ka kuptuar misionin e tij duke u siguruar që Lee Osvald nuk përbante një kërcënim për BRSS, pa Oswald ka një kohë të keqe, vetëm në rast se ai me të vërtetë ishte një e vërtetë emigrant në BRSS dhe një fakt potencial e vlefshëm propagande para popullit sovjetik për Amerikën.

OSVALDI në MINSK të KGB-ës
Rasti i ushtarakut; Kapiteni Aleksandër Fedoroviç Kostikov

Dy ditë para mbërritjes së Lee Harvey Osvald-it në Minsk, Kolonel Golubtsov zgjodhi një oficer me të cilin do të koordinonte rrjetin e informatorëve dhe ditë-për-ditë mbi survejimin rreth Lee Osvaldit. Dërguesi i jep këtij oficerit pseudonimin e "Stepan Vasilyeviç Gregorieff." Emri i tij i vërtetë ishte Aleksandër Fedoroviç Kostikov. (Nuk ka lidhje me të njohurin për Valery Vladimirovich Kostikov, si oficer i KGB-ës, rezident në Ambasadën e BRSS në Meksiko. Ky oficer thuhet se u takua me Osvaldin në vitin 1963 të vrasjes së Kenedeit. Një tjetër shembull i kjart¨të në misterit të vrasjes së Kenedit JFK:. Cilat janë shanset që dy oficerë e KGB-së me të njëjtin emër do të lidheshin me Lee Harvey Osvald?)

Aleksandër Fedoroviç Kostikov do të mbetet si oficer që e shoqëroi deri në rikthimin e Osvaldit në SHBA, ku u përfshi më tej në veprimet e KGB-së në Minsk pas vrasjes. Aleksandër Fedoroviç Kostikov aktivizoi rrjetin e informatorëve sovjetik në afërsi të Lee Harvey Osvaldit.

Aleksandër Fedoroviç Kostikov punonte në një lokal në zonën e Mogilovit të Bjellorusisë i ndërlidhur me Dërguesin. Gjatë Luftës së Dytë Botnore, Kostikov ishte marrë me mbikqyrjen në pyetje të të burgosurve gjermane. Pas luftës ai u ba një talent në njohjen e spiunëve në mesin e qytetarëve të ish-Bashkimit Sovjetik që u kthye në BRSS nga Perëndimi. Edhe pse ai nuk e fliste rrjedhshëm, e kuptonte anglishten pak. Ai ishte një oficer i kalitur i cili banonte me familjen e tij, ashtu siç ishte zakon, në blloqet e apartamenteve të rehatshme të rezervuara për komandën e oficerëve të KGB-së. Komandanti i tij ishte një njeri i afërm i tij në të njëjtën ndërtesë. Objekti - Osvald ishte për Aleksandër Fedoroviç Kostikov në tre drejtori të informimit në KGB-ën e Moskës.

Lee Harvey Osvald mbërrin në Minsk

E premte, më 8 janar të vitit 1960:
Dita e parë në Minsk.


Imazh
Qendra e Shërbimit Sekret - KGB në Minsk




U morrë nga ky link; http://www.russianbooks.org/oswald/minsk2.htm
U pregatitë në shqip Bep Martin Pjetri
Më 23.XI.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 5 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Nëntor 2014, 12:02
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari