Portretizimi i arteve nepermjet piktures,skultures ,qeramike,pocelan,druri,ar,argjent etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
ZEF KOL NIKA I PALAJ -KOMAN-SHLLAK-NE KUJTIMET E RIZA SPAHIS
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU NË KUJTIMET E NJË MËSUESI

Imazh
Foto u morrë nga Kodër Kamsi - Ukbibaj Shllak - Shkodër - 29.8.2010 pamja përballë fshatit Vilë nga Bep Martin Pjetri


Sapo kisha përfunduar fakultetin, në muajin korrik mora emrimin. Në kujtesë më paraqiten fjalët e shefit të kuadrit: – “Jeni emëruar mësues specialist në shkollën e mesme bujqësore të Shllakut. Aty ju duhet të shkrini të gjitha energjitë tuaja intelektuale për të arsimuar nxënës të aftë në profilin që keni, si dhe për t’i edukuar ata me normat e moralit komunist. Aty duhet të çoni vijën e partisë, kulturen tuaj, dijen, edukaten qytetare. Mos harroni kurrë porositë e partisë se arsimtarët janë ndihmësit e partisë, komisarë të kuq ! “
Në kohen e regjimit komunist të gjitha programet mësimore i pëshkonte filli i kuq marksist-leninist i partisë-shtet.
Me ato porosi në vesh arrita atë ditë në qendër të Shllakut. Kurr nuk e kisha menduar se do të vinte një ditë që unë të filloja punën në një zonë malore që nuk kisha asnjëfarë ideje as për njerëzit që e përbënin këtë zonë, as për shtrirjen gjeografike të saj.
Ngjitesha rrugës përpjetë plot kthesa duke ndierë në shpirt freskinë e pyjeve që ndaheshin në breza si me thikë, nga zona e makies deri në atë të ahut. çdo gjë më krijonte impresione : gjelbërimi pa mbarim, cicërima e zogjëve, kënga e bilbilave, blegtoria në kullosë, lulet anës rrugës, fluturat që i vizitonin këto lule. Natyra e ka frymëzimin e saj, romantiken e saj. Gjithçka harmonizohej si një poezi, si një muzikalitet.
Shkolla e mesme ishte e ndërtuar, në një rrafshnaltë. Ajo gjendej në mezin e një lëndine, që vendasit e quanin log. Ky log, mbante dy emra të përvetshem: “Logu i Burrave” dhe “Logu i Zanave”.
Emri “Logu i Burrave” kishte mbetur nga që dikur në këtë shesh mblidheshin burrat e bajrakut dhe benin kuvend për mbrojtjen e trojeve, për çeshtjet e religjionit, për shkollim urtësie, për gjaqet, shkurt për të gjitha problemet që kishte zona.
Emri “Logu i Zanave” ka origjinë mitologjike. Sipas gojëdhënave dhe interpretimeve mitoligjike, netëve me hënë e yje në orët e vona të natës, në këtë log, mblidheshin zanat, orët e malit, shtojzovallet. Ato këndonin, hidhnin valle, luanin……. Si nëpër thellësi të dheut jehonte lugina, jehonte mbinjerëzorja. Gjatë këtyre orëve njerëzit nuk duhej të kalonin nëpër Logun e Zanave sepse logu ishte i zënë nga ato dhe jeta e kalimtarëve mund të rrezikohej po të kalonin naten. Logu i Zanave i përkiste dy jetëve : diten jetës njerëzore, ndërsa naten asaj hyjnore. E kjo mrekulli artistike realizohej në boten psikologjike njerëzore.
Shpesh, kur dilnim së bashku si koleg netëve të pranverës me hënë e yje, spërkatur çdo gjë me ngjyren e argjendtë, që e dhuronte ndriçimi hënor, na krijohej një vizion i çuditshëm rënqethës, me një joshje të embël të mbarsur me trishtim dhe në çast na krijohej përshtypja se me të vërtetë ne po shetisnim në një zonë të huaj, në Logun e Zanave, dhe se kjo hapsirë nuk i përkiste njeriut por një krijese hyjnore. Duhet të më besoni se disa herë në fillim të karierës sime këtu, e ndieja veten në një gjendje mugullimi shpirtëror. Nuk e dija nëse vërtetë po shetisja në Logun e Zanave, apor një vegim po më shfaqej! Dëgjohej një këngë që dukej se vinte nga thellësitë e dheut me njëfarë jehone. Kush këndonte vallë?! Ishim ne apor orët e malit, zanat, ato që po këndonin?! Atëherë një tis i hollë trishtimi përhapej kudo. Dhe kjo gjendje shpirtërore e psikologjike nganjëherë vazhdonte gjatë.
Shkolla e mesme, në të cilen unë fillova për herë të parë karieren time të mesuesisë, ishte ne gjendje shumë të mirë konstruktive dhe e pajisur me kabinete, laboratore, mikroskopë elektrikë, epidioskopë, aparate projeksioni, mjete mësimore dhe çdo gjë që i shërbente procesit mësimor. çdo gjë ishte vendosur në vendin e vet dhe me shije estetike. Kishte një rregull dhe pasterti shembullore, gjë që na shtonte dëshirën për të punuar me dashuri e përkushtim profesional.
Mbi të gjitha shkolla kishte një personel arsimtarësh të përgatitur si nga ana shkencore ashtu edhe nga ana pedagogjike e psikologjike. Ata, gjithashtu, kishin edhe përkushtimin njerëzor, dhe këtë jo se e kishin të imponuar, por u buronte nga shpirti. Dua të përmendë këtu disa nga mësuesit që lanë përshtypje të mira tek nxënësit e tyre, gjithashtu edhe tek prindërit si Eljaz Bushaj, Faz Alija, Agim Kapisyzi, Vjollca Boksi, Injac Luani, Avni Abdia, Muhamet Kastrati, Klajd Kapinova, Bujar Hado, Pjeter Gjoka, Mirash Sokoli, Hysni Lohja, etj.
Agim Kapisyzi ishte njeri i humorit. Ai ishte shumë i dashur në kolektiv. Në shkollen e mesme jepte fizikë dhe shquhej për aftësitë e tija shkencore dhe pedagogjike. Bujar Hado vinte nga kryeqyteti, i internuar familjarisht në Vaun e Dejës. Ai jepte anglisht në shkollën e mesme. Ishte njeri me kulturë dhe i dashur në shoqëri. Pjeter Gjoka ishte rritë në jetimore. Jepte gjuhë dhe letërsi në tetëvjeçare dhe në shkollën e mesme. Ishte shumë i dashur në shoqëri dhe njeri i humorit. Gjithashtu edhe Klajd Kapinova ishte rritë në jetimore. Sot Klajdi është në Amerikë dhe shkruan shpesh në organet e shtypit shqiptar. Injac Luani ishte drejtor në shkollën e mesme. Ai shquhej në drejtimin dhe organizimin e shkollës. Ishte njeri serioz dhe krijonte marrëdhënie shumë të mira me mësuesit. Impononte rregull dhe pasterti në shkollë duke qenë vetë në krye të punëve. Sot është drejtor shkolle në shkollen tetëvjeëare Branko Kadia në Shkodër.
Respekt dhe nderim për gjithë këta mësues që punuan me devotshmëri e përkushtim për të përçuar tek nxënësit dijet dhe shkencat e kohës! Ata punuan si heronjë në këtë zonë të thellë malore, ku kishte burra fisnikë dhe bujarë, fëmijtë e të cilëve e meritonin këtë përkushtim.
Shpesh herë kur takohem me ish nxënësit e mi, diskutojmë gjatë për jetën e shkollës së mesme, për mësuesit që lanë kujtesë të mirë tek nxënësit, për aspekte nga procesi mësimor, për shaka e anekdota në kohen e lirë, etj.
Shllaku ka një terren malor tepër të thyer. Lartësitë më të ulëta realizohen në fshatrat Palaj dhe Gushtë që variojnë nga 100-200 metër mbi nivelin e detit, ndërsa lartësitë më të mëdha arrijnë 1734 metra mbi nivelin e detit ( në Majen e Meleqithit). Fusha e Liqenit është e vendosur në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit. Zona e Cukalit ka 9 maja malesh të larta, që variojnë nga 1295 metra, maja më e ulët, deri në 1734 metra maja më e lartë.
Shllaku zë një sipërfaqe prej rreth 150 kilometër katror dhe shtrihet në verilindje të qytetit të Shkodrës në gjërësinë gjeografike veriore 42gradë e 05 minuta në jugë dhe shkon 42 gradë e 10 minuta në veri, si dhe në gjatësinë gjeografike lindore 19 gradë e 37 minuta deri në 19gradë e 52 minuta .
Qendra e Shllakut nga Shkodra ka një distancë rrugore prej 39 kilometër.
Duke e gjykuar nga të dhënat e më sipërme ne e kuptojmë se kemi të bëjmë me një zonë të thellë malore, ku dimri është shumë i ashpër me reshje bore e temperatura të ulëta, ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë, me përjashtim të pjesëve më të larta ku vera është e freskët dhe e lagët.
Nga e gjithë sipërfaqja prej 150 kilometra katror, vetëm rreth 5 kilometra katror, {ose më sakt 464 hektarë} janë tokë bujqësore, e ndarë në tokë arë 270 hektarë, pemishte 152 hektarë dhe vreshta 42 hektarë. Sipërfaqja e tokës bujqësore zë 0,03% e sipërfaqes së përgjithshme. Nga këto të dhëna kuptohet se zona e Shllakut është zonë blegtorale.
Rreth viteve 1990 zona e Shllakut, duke përfshirë edhe atë të Temal- Dushmanit, kishte mbi 800 familje dhe një popullësi prej rreth 5000 vetash. Kishte 6 shkolla tetëvjeçare dhe një shkollë të mesme, ku frekuentonin rreth 1500 nxënës gjithsej.
Me përmbysjen e regjimit komunist, mbas viteve 1990 në zonën e Shllakut, si në të gjitha zonat e tjera malore, pati një lëvizje demografike të madhe. Kushtet shumë të vështira ekonomike dhe jetësore të kësaj zone si dhe lënja e lirë e lëvizjes së popullsisë në këtë periudhë, beri që të përgjysmohet numri i popullsisë në këtë zonë. Qindra familje nga Shllaku e Temal- Dushmani u shpërngulen, duke u vendosur në qytetin e Shkodrës ose në periferi të tij. Të rinjtë dhe të rejat morën rrugën e emigracionit në Greqi, Itali, Gjermani e deri në kontinentin Amerikan.
Shllaku, është një zonë arsimdashëse. Shkolla e mesme i dha një mundësi të madhe kësaj zone për të arsimuar bijtë e bijat e tyre në arsimin e mesëm dhe atë të lartë. Malsorët e duan shkollën, arsimin, dijen. Kujtoj që përveç nxënësve konviktorë që vinin nga zonat e thella të Temal- Dushmanit, të Komanit dhe të Barcollës, kishte mjaftë nxënës që bënin çdo ditë dy orë këmbë për të frekuentuar shkollën e mesme. Ishte një sakrificë e jashtëzakonshme të udhëtoje dy orë këmbë për të arritur te shkolla me kohë të mirë e të keqe, me shi, borë, erë, në të ftohtë e në të nxehtë. Dhe nuk mjaftonte që vinin nga larg, por përpiqeshin edhe të mësonin mësimet mirë.
Unë, në këtë shkrim dua të kujtoj disa nxënës që më lanë kujtime të pashlyera në shpirtin tim, të cilët sa herë i kujtoj ndiej një dashuri e respekt njerëzor. Dua ta filloj me nxënësin Miruk Shkambi, matura e nëntë, i cili nuk jeton më. Pastë drite shpirti i tij në jetën e amshueme. Ishte një nxënës që rradhë mund t’i shkojë një shkolle një djalë i tillë. I urtë, i dashur, i respektueshëm, i sjellshëm me mësues e nxënës,i ekuilibruar dhe i qetë. Kohët e fundit të jetës së tij mori një pamje për t’u admiruar. Thua se mbi kurmin e tij kishte shkrepë një nur. E doja shumë, me shpirt. Kur mora vesh për vdekjen e tij aksidentale ndieva një dhimbje të thellë. Diçka humbi edhe në shpirtin tim.
Muç Marku, maturë e dytë, i cili vazhdoi studimet e larta në universitetin e Shkodrës, ciklin e ulët.Ai ishte një djalë shumë i urtë, i dashur dhe i respektuar. E kujtoj gjithmonë me respekt e dashuri.

Sokol Preçi nga Vukajt, maturë e dytë. Sokoli ishte nxënës me përparim shumë të mirë, por nuk e kishte për gjë të zihej me nxënësit. Shpesh herë u bë objekt diskutimi në këshiillin pedagogjik. Unë e kisha në kujdestari dhe e doja shumë. Gjithashtu edhe ai më donte e më respektonte. Ishte në maturë atëherë kur ai pati dy fatkeqësi në familje : i vdiq i ati dhe i vrau vetëtima vëllain që e kishte më të madh se veten. Për mbas nënës së tij Sokoli ishte më i madhi në familje. Për arsye ekonomike dhe për arsye vetmie, e ema nuk donte ta linte Sokolin për të vazhduar studimet e larta. Unë shkova në shtëpinë e Sokolit disa herë deri sa arrita ta bind nënën e tij që ta linte për të vazhduar shkollën. Sokolit i doli bursa për mjekësi në Universitetin e Tiranës. Sot Sokol Preçi është mjek dhe banon në Tiranë.

Zef Nika, maturë e tretë, i cili vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Shkodrës, ciklin e ulët. Zef Nika kishte një babë të përsosur, gjithashtu edhe nënën. Ai ishte djalë i urtë, i dashur, i respektuar, i qetë dhe i vullnetshëm për të mësuar. Sot Zef Nika punon tek OXFAM-i dhe gjithashtu mbulon kronikat e religjionit tek televizioni Rozafa. Me Zefin takohemi shpesh. Kohët e fundit kemi përgatitur një libër për bimët mjekësore të qarkut të Shkodrës, ku si bashkautorë jemi unë, Ahmet Osja dhe Zef Nika.

Mira Lazri, matura e tetë, ka vazhduar studimet e larta në universitetin e Kamzës. Vajzë e një prindi shëmbullor, Tush Lazrit nga Nasiqi. Mira Lazri ishte një nxënëse shumë inteligjente, e urtë, por jo dele. Ishte shumë e sjellshme dhe serioze. Ajo i respektonte mësuesit në atë shkallë që e meritonin. Ishte e etur për dije dhe vajzë shumë e pastër. Siç jam informuar ajo sot punon ekonomiste në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Luljetë Progni, matura e dhjetë, ka përfunduar Universitetin e Tiranës, dega gazetari. Sot mbulon faqen politike në gazetën Panorama. Luljetë Progni ishte nxënëse shumë inteligjente, e dashur me shokët dhe shoqet, si dhe e respektuar me mësuesit. Ajo ishte vajzë seroize, por i duronte shumë shakatë në shoqëri. Unë Luljeten e kam dashur shumë, sikur ta kisha të gjakut tim. Me Luljeten diskutonim jo si mësuesi me nxënësen,por si dy koleg. Ajo ishte shumë e pjekur dhe e matur në biseda që bënim. Ruaj shumë kujtime të bukura për te pasi e kisha dhe në kujdestari. Ajo shpesh imitonte mësuesit, për ndonjë gabim që bënin në procesin mësimor.
Do të dëshiroja të kujtoja shumë nxënës e nxënëse të tjerë por në pamundësi që t’i pasqyroj në këtë shkrim, do t’u uroja me shpirt suksese në jetë të gjithë nxënësve që unë u dhashë mësim në karieren time të mësuesisë.
Për trembëdhjetë vjet rresht u ulen në bangot e shkollës së mesme 317 nxënës e nxënëse, nga të cilët rreth 40 nxënës, djemë e vajza, vazhduan studimet e larta në universitetet tona.
Imazh

Nxënësit më të mirë gjatë viteve në shkollën e mesme ishin : në maturën e parë Nikollë Bala e Paulin Darcaj, në mëturen e dytë Hilë Molla e Sokol Preçi, në maturen e tretë Mark Kurti e Zef Nika, në maturen e katert Ndue Guri e Mark Zhuri, në maturen e pestë Gjon Podja e Kolë Kumbulla, në maturen e gjashtë Martin Nika e Nikë Hebaj, në maturen e shtatë Palokë Vruçaj e Gjovalin Preçi, në maturen e tetë Mira Lazri e Gjelinë Nika, në maturen e nëntë Prekë Podja e Leze Kodra, në maturen e dhjetë Luljetë Progni e Linë Bashota, në maturen e njëmbëdhjetë Linë Zhuri e Vitore Podja, në maturen e dymbëdhjetë Drita Ndreka e Zina Prenushi.
A nuk e meritojnë këta nxënës dhe shumë të tjerë, që ne nuk mundëm t’i përmendim në këtë shkrim, për t’i falnderuar për vullnetin që kanë patur në shtimin e njohurive e të dijes, për sakrificat e mëdha në studimin e shkencave, në kërkim të progresit, në kërkim të së vërtetës.
Nga ky log, ku alternohen mrekullisht hyjnorja me njerëzoren, lindi drita e dijes nga errësira dhe padija, lindi kureshtja për të njohur këtë botë që na rrethon, lindi dëshira, vullneti e pasioni për të shtuar njohuritë në të fshehtat e universit. Vërtetë, nxënësit nuk kishin një bazë kulture dhe dijeje nga etërit e tyre por diku në thellësi të bazës gjenetike të trashëgimisë, ata posedonin gene recizive, të fjetura, që në një çast të dhënë determinuan duke manifestuar një dituri që ruhet diku në thellësi të unit tonë.
çdo njeri është i pajisur nga Zoti i Gjithësisë me një informacion njohurishë që ruhen thellë në bazen gjenetike të ADN-së, në qelizat nervore të trurit njerëzor. Në këtë dije është akumuluar informacioni dhe përvoja e brezave njerëzor që nga krijimi. Këto njohuri ne i pasurojmë me informacion dhe dije bashkëkohore. Pasuria më e madhe që i dhuroi Zoti njeriut është truri njerëzor, logjika, arsyeja. Brenda kësaj logjike gjendet çdo gjë që përmban universi. Aty janë kombinuar harmonishëm hyjnorja me njerëzoren, padija me dijen, errësira si ndërtim anatomik me driten si ndertrim funksional logjik. Brenda këtij sistemi logjik gjendet çdo gjë që ekziston, brenda dhe jashtë tij. Aty gjendet materia dhe ndergjegja, lënda dhe antilënda, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shemtuara, mjerimi dhe lumturia…….
Momentalisht më lindi dëshira për t’i përfytyruar nxënësit e mi. Fillova të kujtoj emrat e mbiemrat e secilit dhe rradhazi mbas çdo emri e mbiemri më paraqitej në ekranin e fantazisë sime fytyra aq e dashur e çdo njerit prej tyre. Pothuajse nuk më mbeti asnjë nxënës e nxënëse pa i përfytyruar. Pastaj në imagjinatë kalova në kabinetet e shkollës ku kam dhënë mësim, në vendet ku kam shetitur me nxënësit në formën e eskursioneve mësimore, në praktika, në piknike, në mbledhje herbariumesh me nxënësit deri në Fushen e Liqenit në Cukal dhe në majat më të larta. Të gjitha këto pamje ishin regjistruar brenda trurit tim. Duke medituar në qetësinë e orëve të vona të natës unë pashë brenda trurit tim një galeri të tërë informacionesh, dijesh, njerëzish, vendesh, ngjarjesh, të cilat i kisha kaluar gjatë jetës sime. U habita me veten time si ka mundësi që të gjitha këto pamje dhe të dhëna, të ruhen në kujtesen time dhe të mos e fshijnë njera-tjetrën. Reflektova thellë në unin tim dhe në fund thashë me vete se kjo është një mrekulli që Zoti i gjithësisë ka përsosur trurin njerëzor duke përfshir brenda tij gjithë universin njerëzor.
Më duket sikur e jetoj në këto momente një ngjarje që ndodhi para shumë vitesh në kabinetin tim. Vajzat më të mira të klasës, emrat e të cilave nuk po i përmendi, ishin zënë me njera-tjetrën, për një çeshtje që nuk po e përshkruaj këtu. I thirra në kabinet dhe i qortova për gabimin që kishin bërë duke i qëndruar ftohtë njera-tjetrës.
Ju jeni nxënëset më të mira, jo vetëm në klasën tonë por në të gjithë shkollen. Nuk u falet në asnjë mënyrë një qëndrim i tillë. Nxënësit dhe në përgjithësi shkolla do të ngrijnë një opinjon tjetër për ju. Ju sot jeni maturante. Po kaloni vitet më të bukura të jetës suaj. Mbas një viti ju do të ndaheni nepër vendet tuaja. Dikush prej jush do të vazhdojë studimet e larta. Do t’u marrë malli shumë për njera-tjetrën. Sa do ta dëshironit vetëm një takim të pakten dhe të përqafoheshit si motra! “ Por ku t’i gjejë shoqet me të cilat u zura atë vit, ku t’i gjejë vallë dhe t’i përqafoj me gjithë shpirt?! “ do të thoni, por ato nuk do t’i keni më në bangot e shkollës. Zënien do ta gjykonit si një njollë turpi, ndaj dhe them që sa nuk është vonë të pajtoheni që tani.
Mbas një diskutimi shumë të gjatë unë arrita që t’i pajtoj vajzat, por pjesa më e bukur është momenti i përqafimit. Dy nga këto filluan të qanin duke e ndierë peshen e fajit, ndërsa e treta po qeshte.

- Po ti pse nuk qanë ? – i drejtohem asaj që po qeshte.

- He pra more mësues, nuk më qahet, çka të bëj, a të vdes a ….- dhe beri një gjest.

Nga mënyra si e ndertoi fjalinë, unë qesha, pastaj qeshen edhe dy vajzat që deri atëherë po qanin.
E kujtova këtë episod që mbeti i freskët në kujtesen time edhe sot pas shumë vitesh.
Sot,tek shkruaj këto rreshta, kujtoj plot nostalgji vitet që kalova në Shllak, jeten në shkollen e mesme, nxënësit dhe nxënëset aq të mrekullueshëm, për të cilët më merr malli shumë, dhe shoh metamorfozen që ka ndodhur që nga ajo kohë në jetën e tyre. Nuk e fsheh, ndiej kënaqësi në shpirt, dhe besoj se në këtë metamorfozë ndryshimesh e dijesh në boten e nxënësve është edhe një pjesë nga jeta e mësuesit të tyre, i cili punoi me përkushtim e profesionalizëm për të përçuar tek nxënësit shkencen dhe progresin njerëzor.

Nga Riza Spahija
Shtator 9, 2009

postribe.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Zef Kol Nika - Gazetar
Prej Palajve të Shllakut, ku prej 2010 ashtë në Itali me banim

Imazh

Kurbin: Dhunohen të drejtat njerëzore

Një ndër policët shqiptar është Arjan Lik Lika, i datëlindjes 10.10.1971, lindur dhe banues në qytetin e Laçit të rrethit të Kurbinit, i cili ka kaluar një kalvar vuajtjesh për të qenë i drejtë para ligjit. Pas shërbimit ushtarak të detyrueshëm, është organizuar në PD, dt. 15.7.1992 deri më 20.10.1994 dhe në nëntor të ’94 ka filluar si punonjës i policisë së rrethit Kurbin. Detyra e tij ishte komandant i forcave të ndërhyrjes së shpejtë në bashkëpunim me policinë e antikrimit ku ka marrë pjesë në arrestimin e shumë personave të cilët ishin kriminelë, banda grabitëse dhe trafikantë. Ka marrë pjesë për uljen e kryengritjes në Vlorë, e cila ishte një kryengritje mbarëpopullore e armatosur.

Gjithmonë duke pasur parasysh se ka qenë një zbatues urdhërash dhe ligjesh, mbas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, ndaj tij filluan një sërë akuzash të pabazuara nga asnjë lloj fakti sepse siç e theksova më sipër ka qenë vetëm një zbatues ligji, pa pranuar t’i shkelë, që i çmon si gjënë më të shtrenjtë. Shihej mirë arsyeja e pushtetarëve komunistë. Ata donin ta lironin nga puna dhe shumë kolegë të tij derisa ia arritën qëllimit, bënë reformën në polici, të cilët kishi plan të parë në program, mbasi e liruan nga detyra si punonjës policie më 13.2.1998, e nxorën në mes të rrugës pa asnjë lloj mbrojtjeje nga shteti përballë shumë kriminelëve ish të burgosur të cilët kishin thyer burgjet dhe ishin të lirë dhe të armatosur. Jeta e tij dhe e familjes rrezikoheshin dita-ditës. Në maj të 1998 është kthyer përsëri tek PD, si anëtar dhe më vonë si kryetar i forumit rinor të seksionit Gjorm. Në verën e vitit 1999 është arrestuar nga policia ku e kanë mbajtur për tre javë, arsyeja ishte gjoja se ai ishte organizator i një tubimi anti-ligjor, akuzë e cila ishte komplet fallso, sepse u faktua që ai nuk kish dorë në atë punë. Dhe kur ai bëri denoncimin që ishte i pafajshëm i është bërë presion deri në kërcënimin e jetës për të tërhequr denoncimin të cilin u detyrua ta tërheqë me ndërhyrjen e prindërve, familjes dhe njerëzve të tjerë që kishte përreth, të cilët e shikonin gjendjen jashtë e u detyrua të heqë dorë nga aktiviteti politik. Kjo gjë nuk i solli ndonjë ndryshim sepse vazhdonte hakmarrja ndaj tij.

Në shtator të vitit 1999 i hodhën restorantin në erë, të cilën e kishte në pronësi të të vëllait, Pajtim Lika, por që punonin të dy bashkë. Kjo gjë i solli shumë pasoja në problemet familjare. Bëri denoncimin në polici por nuk gjeti asnjë lloj përkrahjeje të cilën këtë gjë e dinte por ishin gjëra që duheshin bërë. U detyrua më vonë të lërë qytetin e tij të lindjes dhe të shkojë në një qytet tjetër, i cili ishte Durrësi. Në këtë qytet mori një shtëpi me qera dhe jetonte me gruan dhe djalin e tij, por trazirat nga policia vazhduan, rrahjet në mes të qytetit, kontrollet e njëpasnjëshme në mes të natës.

Çdo gjë që i ndodhte në drejtim të policisë ishte tashmë e ditur se e kishte shoqëruar biografia nga pas si në kohën e sistemit gjysëmshekullor të komunizmit. Pati edhe dy tentativa për vrasje, njëra përfundoi në plagosjen e shokut të tij që po drejtonte një autoveturë Benz, e cila ishte e tija. Në atë rast ai mori 4 plumba. Erdhi policia, e dërguan në spital dhe këtë e morën në pyetje se kush ishin ata, dhe ky u përgjigj se ata ishin me maska. Dhe tentativa tjetër për vrasje ishte kur ai ndodhej në shtëpinë e tij, atë natë i kishte ardhur djali i xhaxhait për qejf. Qëlluan nga dritarja e shtëpisë dhe plagosën djalin e xhaxhait.

Mbas të gjitha problemeve që rrezikuan jetën e tij dhe të familjes, u detyrua të kthehet pranë prindërve të tij dhe më vonë të merrte rrugën larg vendit të tij për në një shtet tjetër ku jetën e tij dhe të familjes e ka më të sigurtë.

Zef Nika
-------------------------------------------------------------------------------------
Energjia elektrike shkakton mjaft aksidente në njerëz në Shqipëri
Imazh

Ndër aksidentet e shumtë me raste vdekjeje, në Shqipëri janë edhe ato që lidhen me energjinë elektrike. Aksidentet në punime në rrjet, mosnjohja e kushteve teknike, si dhe ndërhyrjet nga njerëz që nuk janë kompetentë, duke vjedhur energjinë. Ndërsa objekti i shkrimit ka të bëjë me konfliktet mes qytetarëve e policisë elektrike. Një ndër ngjarjet më të rënda ka qenë ajo e datës 10.04.2002 në Shkodër, kur polici elektrik Gjon Shkambi ka shkuar për të marrë lekët e faturës qytetarit Pjetër Guri, ku ky i fundit e ka rrahur dhe fyer. Në përplasje e sipër, polici elektrik e ka vrarë, ku tashmë vuan dënimin në burg. Por ende konflikti mbetet i hapur, ku fëmijët e Pjetër Gurit kërkojnë të vrasin Gjovalin Shkambin. Që në moshën 18 vjeç, djali mbetet i ngujuar duke u fshehur nga kërcënimi i djemve të viktimës. Të tilla përplasje ndodhin çdo ditë në qytetin tonë, u ende nuk janë vënë matësit elektrikë.

Zef Nika
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"OXFAM" financat Shoqata gjashtë projekte në komunën Shkoder - Shoqata ku punoi Zef Kol Nika
Kol Zef Nika prej Palajve të Shllak

SHKODER, 9 gusht 1999(ATA)
- By M. Malja: Shoqata zvicerane humanitare "OXFAM" ka financuar gjashtë projekte, të cilat janë duke u zbatuar në zona të largëta të rrethit Shkodër.

Zef Kol Nika, prej Palajve të Shllakutpunonjës i kësaj shoqate, tha se projektet e ATA, i perqendruar kryesisht ne rruge dhe rehabilitimi i ujësjellësit në disa fshatra të komunave të POSTRIBE, Shllaku dhe Pulti, kanë filluar tre muaj më parë dhe pritet të jetë mbi brenda këtij viti.

"OXFAM" shoqatë humanitare, e cila operon në qytetin e Shkodrës që nga viti 1992, ka investuar për objekte të ndryshme në komunat e mësipërme mentiond. Katër shkolla fillore në zonën Shllak, dy në zonën e Dukagjinit janë ndërtuar me fondet e kësaj shoqate. / lh / A.A /

D'Arc Avenue 23, Tiranë, Albania E-Mail:
Albanian Telegraphic Agency
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
UNIONI I GAZETARVE TE VERIUT - QENDER SHKODER - 2005
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mark Ferra and dictatorship

Imazh

MARK FERRA

Mark Ferra is one of those who spent a lot for a free Albania, without dictatorship and discrimination toward people. The communist dictatorship fights people like Mark. It is just Mark Ferra, born in Serma, in the municipality of Shosh, on June 8, 1978, who was educated since very young with strong feelings for his nation and a great hatred against the communist system. He remembers many times during his childhood, when the communists surveyed his father, during religious festivals, either he had lighted the candle or if he prayed. In many religious festivals, one of the members of the family had to look if anyone was coming for inspection. The next day, the teachers used provocation, asking if they had eaten meat the last night, or if the father had lighted the candle. Mark grew up in this life of sufferings. Since February 10, 1998 he joined the DP as a member, being active in all the elections as a commissioner and representative of the ADP. He was menaced that his firm attitude in commissions would cost him the life. The communists and agents of security chased him in every step he made. As the DP won for 12 years the elections in the municipality of Shosh, since January 1, 2001 until June 1, 2003, he worked at the service office. While the local elections were drawing near, he had death threats by unknown people, and he had to leave Shosh and any other village or voting centre. The socialist leaders and the gangs of the socialist deputies forced him to leave the country in order to save his life. There isn’t yet any information about his address, but he hopes in the changes the elections of 12 October would bring, until then he is morally down, as it is impossible to him to help defend the free vote and the ideal with which he was educated with the hope of a secure life. His return in Albania means death for him, as he is still on the target, as a zealous democrat that allows no submission. His presence might bring problems even for his parents, for he is well known as the defender of the democratic ideals in all the area.

NE SHQIPE
Mark Ferra dhe diktatura


Mark Ferra është një nga ata që dhanë shumë për një Shqipëri të lirë, pa diktaturë dhe diskriminim ndaj popullit. Lufton diktaturën komuniste njerëz si Mark. Ky është vetëm Mark Ferra, lindur në Serma, në komunën e Shoshit, më 8 qershor, 1978, i cili ishte shkolluar si shumë të rinj me ndjenja të fuqishme për popullin e tij dhe një urrejtje të madhe kundër sistemit komunist. Ai e kujton shumë herë gjatë fëmijërisë së tij, kur komunistët e hetuan babain e tij, gjatë ushtrimeve te besimit fetare, ose ai ishte ndezur qiri ose në qoftë se ai u lut. Në shumë festivale fetare, një nga anëtarët e familjes është dashur të shikojmë nëse dikush po vinte për inspektim. Ditën tjetër, mësuesit përdorur provokim, duke i kërkuar në qoftë se ata kishin ngrënë mish natën e fundit, ose në qoftë se i ati kishte ndezur qiri. Marku u rrit deri në këtë jetë të vuajtjeve. Që nga 10 shkurt 1998 ai u bashkua me PD si një anëtar, duke u aktiv në të gjitha zgjedhjet si një komisioner dhe përfaqësues i PDSH. Ai ishte menaced se qëndrimi i tij të fortë në komisione do të kushtonte atij jetën. Komunistët dhe agjentët e sigurisë ndjekur atë në çdo hap që ai bëri. Si PD fitoi për 12 vjet zgjedhjet në komunën e shosh, që nga 1 janar 2001 deri më 1 qershor 2003, ai punoi në zyrën e shërbimit. Ndërkohë që zgjedhjet lokale ishin afruar, ai kishte kërcënime me vdekje nga njerëz të panjohur, dhe ai u detyrua ta lë shosh dhe çdo fshat apo qendër të tjera të votimit. Udhëheqësit socialiste dhe bandat e deputetëve socialiste e detyroi atë të largohen nga vendi në mënyrë për të shpëtuar jetën e tij. Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me fjalimin e tij, por ai shpreson në ndryshimet e zgjedhjeve të 12 tetorit do të sjellë, derisa ai është moralisht poshtë, sepse është e pamundur të tij për të ndihmuar në mbrojtjen e votës së lirë dhe ideale me të cilat ai ishte edukuar me shpresë për një jetë të sigurt. Kthimin e tij në Shqipëri do të thotë vdekje për atë, pasi ai është ende në shënjestër, si demokrat i zellshëm që lejon asnjë nënshtrim. Prania e tij mund të sjellë probleme edhe për prindërit e tij, sepse ai është i njohur edhe si mbrojtëse e idealeve demokratike në të gjithë zonën.
shqiperia-etnike.com
Zef Nika
E pregatiti ne shqipe Bep Pjetri
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ditët e qëndrimit në Warszawa, Poloni
Nga kujtimet e gazetarit Zef Kol Nika

Të vizitosh Poloninë është vërtetë kënaqësi.

Isha i ftuar nga Qendra Evropiane e Komunikimit dhe Kulturës (ECCC) në kryeqytetin e Polonisë, Warszawa nga data 17 maj - 2 qershor (Viti????????? ndoshta 2006)në një kurs trajnimi për gazetar. Është pikërisht Warszawa e cila kalova 18 ditë ku ishim të pranishëm. Unë përfaqësoja televizionin “Rozafa” si dhe përfaqësues nga Media Centra Malta, Studio Telepaqe, Republika Çeke, Media-Blagovest e ATB (Atvorskoye Televideniye) Rusi, TV-Radio Compani “Lux” e HTA (Independent TV Agency) Ukrahinë, Ki So - TV c/o Germany si dhe “Shoghogat” Television Company. Ajo që më bën të them në këtë reportazh timin ishte pritja e ngrohtë që na u bë përfaqësuesve të mediave. Dua të falenderoj Ambasadën Polake e cila me një korrektësi na pajisi me viza pa paguar asnjë taksë për vizë. Është Qendra Evropiane e Komunikimit dhe Kulturës (ECCC) e cila kishte përgatitur kushte tepër të mira për trajnim. Është kjo qendër e pajisur me hotel, salla multimedia, restorant e sallone për shkëmbim vizitash. Është një komunikim për të gjithë mediat e Evropës Lindore. Dua të theksoj se drejtori i kursit ishte Fr. Artur Kdodziejczyks, si dhe koordinatorët e kursit Julita Swiercz e Rafal Wieczynski. Ajo që pashë në këtë trajnim ishin përfaqësuesit më të mëdhenj të medias vizive si prof. Micka Boguslowski, Drejtor i Institutit të Gazetarisë si dhe tema “Influenca politike dhe kapitali i meidave”. Dhanë shpjegime Krystyna Mokrosinsk, Julia Pitera, Jaroslow Sellin, vizita në TV Polak si dhe njohja me TV Kanal + e TV Polsat. Ajo që të bie në sy është teknollogjia e lartë digjitale e mediave si dhe praktikimi e realizimi i filmimeve në fushat e ndryshme, etika, metodat e informimit si mbledhja e lajmeve dhe përcjellja për shikuesin. Isha me fat që në fundjavë vizituam qendrat e ndryshme të kulturës muzeale, siç është vizita në Katedralen e Shën Maries, që është rreth 1500 vjeçare e kompanjeli është 400 metër i lartë në qendrat turistike në Gdansk, Sopot. Ajo që shikon në këtë shtet është rregulli e kultura e lartë qytetare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ruajtja e muzeve me epoka, e arkitekturës së vjetër, si dhe kujdesi që tregohet në ruajtjen e ambientit siç është parku kombëtar në Warshavë me një shtrirje 100 ha, ku ngjenden të gjitha llojet e bimësisë. Në këtë park gjendet statuja e muzikantit të njohur Frederik Shopen e cila pata fatin të jem në shtëpinë muze, ku gjindet i gjithë komoditeti i kohës. Muzika e interpretuar nga Shopen bën që çdo ditë të vizitohet nga qindra turistë. Nuk mungojnë krijimet më të mira të tij si portreti, kazetat video e CD. Polonia ka një popullsi prej 66 milionësh e cila është e besimit katolik. Sundon kultura kristiane dhe është vendi ku u rrit e vazhdoi hierarkinë e tij Papa Gjon Pali II. Qyteti shëndrit nga pastërtia, ku kudo sundon gjelbërimi me shumëllojshmërinë e pyjeve. Mund të udhëtosh me autobus, tramvaje, tren e taksi, ku në çdo stacion është vendosur harta orientuese për vendin. Çdo shtëpi ka një uniformë ku ka një infrastrukturë ideale. Ku sipërfaqet e mëdha të të cilave në oborre e shtëpi e institucione shpalos ndienjat e të bukurës me bukurinë fizike të njerëzve.

Vizitat e mia në Televizia Polska me një staf 3000 vetësh e në Radio Marien do të jetë një përvojë e madhe për mua e gazetarët nga Evropa. Çdo njeri që viziton këtë shtet do të shikojë mendjen e trurin e njerëzve që punojnë për t’u radhitur me vendet më të zhvilluara të botës duke ruajtur në kujtesën e tyre sistemin komunist, por duke hedhur hapa të shpejtë në zhvillimin në tërësi. Ruajtja e vlerave historike arkeologjike e propagandimi i tyre bën që çdo ditë këtë vend e vizitojnë mijra turistë nga gjithë bota. Ne shqiptarët kemi çfarë të mendojmë duke mos shkatërruar qytetet e vjetra e bukuritë natyrore për të treguar se jemi një popull i lashtë e me tradita të shkëlqyera, të ruajm e të trashëgojmë atë çfarë të parët na lanë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HISTORIKU I KRIJIMIT TE SHOQATES Dukagjini - Shllaku
Imazh

Shoqata “Adhetare-Dukagjini”, me moton: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfara unë bëra për Dukagjinin”, u themelua me 6 prill 2003 dhe u miratua në gjykatën e shkallës së pare -Tiranë, me vendim Nr. 666, date 13 maj 2003.

Misioni
Duke u mbështetur në historikun e së kalurës dhe të sotmës, duke respektuar ndjenjat dhe sakrificat e të parëve për liri e pavarësi, Dukagjjini të zërë më mire vendin që meriton në Botën e qytetëruar e moderne.

OBJEKTIVAT
* Të përfaqësojë, të mbrojë dhe të paraqesë vlerat e trashëgimisë kulturore, historike, si dhe në të gjitha fushat e kësaj treve.
* Sigurimin dhe përmirësimin e vazhdueshem të resurseve ekologjike dhe turistike të Dukagjinit.
* Të punojë për të siguruar një pjesmarrje sa më dinjitoze në tërë jetën shoqërore, në proçeset vendimarrëse në mbrojtje të paqës dhe të demokracisë.
* Të punojë për njohjen dhe paraqitjen e të gjithë personaliteteve të njohur në fusha të ndryshme të shkencës, kulturës, sportit, artit, e tjerë.

GRUPI NISMËTAR
Ndue Sanaj, Luigj Shyti, Prelë Shytani, Martin Ara, Mri Kroni, Fran Preçi, Fran Kapaj, Pal Lera dhe Prelë Milani.

KRYESIA SHOQATËS
Në Konferencën e Parë të shoqatës, date 06 prill 2003, u zgjodh kryesia e shoqatës, e përbërë:
1-Kryetar, Ndue Sanaj, ish oficer, me detyrë shef shtabi divizioni, me grade Kolonel, sot pensionist.
2- Sekretar, Luigj Shyti, drejtor i shkollës së mesme, në Gur të Zi
3- Kryeredaktori i gazetës “Dukagjini”, Prelë Milani, historian, krijues dhe inspektor policie.
4- Anëtarë: Ndue Vata, Prelë Shytani, Zef Nika, Mri Kroni, Pal Lera, Lazer Kodra, Fran Kapaj, Syka Çarku, Nikë Pali, Fran Molla, Mirash Ftoni.

Në konferencën e dytë të shoqatës, date 8 prill 2006, u zgjodh kryesia e re e shoqatës, e përbërë:

1. Kryetar, Ndue Sanaj,
2. N/kryetar, Gjergj Liqejza, i Shllakut, Konsull Nderi i Republikes se Austrise, ne Shkoder.
3. Sekretar, Luigj Shyti,
4. Kryetar i seksionit të ekonomisë, Pal Gjolaj
5. Kryetar i seksionit të mardhanieve publike dhe me jashtë, Zef Nika,
6. Kryetar i seksionit të veprimtarive të shoqatës, Prelë Milani,
7. Kryeredaktor i gazetës “Duakgjini”, Lazer Kodra.
8. Anëtar, Eduard Çurçija, Mri Kroni e Ndoc Logu.

Shoqata, ka 158 anëtarë, të organizuar në 5 degë.
Dega në shkodër me 78 anëtarë dhe kryetar Ndue Vata.
Dege në Tiranë, me 33 anëtarë dhe kryetar Ndue Shurlaj.
Dega në Krubin, me 22 anëtarë dhe kryetar Fran Molla.
Dega në Lezhë, me 13 anëtarë dhe kryetar Mirash Ftoni.
Dega në M. Madhe, me 12 anëtarë dhe kryetare Syka Çarku.

Në muajin nëntor 2005, në Miçigan të SHBA, u krijua Shoqata “Dukagjini”, me kryetar, Ndrek Guri dhe sekretar, Pëllumb Kulla.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 22 Gusht 2014, 23:35
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari