Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
SHQIPËRIA ETNIKE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPËRIA ETNIKE, Posted 31 Janar 2009, 00:43
Shqipëria Etnike

Imazh

Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.

Vendbanimet e shqiptarëve etnikë
Shqipëria Etnike (angl.: Ethnic Albania) është një hapësirë e caktuar gjeografike e territorit e cila është vendlindje e shqiptarëve me shumicë. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndyshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqipëtarëve në historinë e afërt dhe 90% e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri Etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë se prapë nuk kanë kuptim të njejtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shume se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqipëtare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve , nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.

Tabela e përmbajtjeve
• 1 Historia para pavarësisë
• 2 Pavarësia dhe ndarja e territoreve
• 3 Pasojat e ndarjes së shqipëtarëve
o 3.1 Lufta në Kosovë
o 3.2 Lufta në Maqedoni
o 3.3 Lufta në Luginën e Preshevës
• 4 Rrymat për bashkim etnik
o 4.1 Balli kombëtar
o 4.2 Lobi shqiptar
o 4.3 Ushtria Çlirimtare Kombëtare
o 4.4 Shqiptarët në Çamëri
o 4.5 Shqiptarët në Mal të Zi
o 4.6 Shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri
o 4.7 Ideologjitë e bashkimit kulturorë
o 4.8 Ideologjitë e bashkimit politikë
o 4.9 Ideologjitë e bashkimit etnikë
• 5 Rinia dhe Bashkimi Kombëtar
• 6 Shih edhe
• 7 Lidhje të jashtme
• 8 Burimi i të dhënave

Historia para pavarësisë
Para pavaresise Shqiperia ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane.Ajo ishte e ndare ne disa sanxhake:Kosova'Shkodra,Janina dhe Manastiri.Pas Traktati i Shen Stefanit,Traktatit te Shen Stefanit,disa territore shqiptare iu dhane Bullgaria,Bullgarise,Mali i Zi,Malit te Zi,Greqia,Greqise dhe Serbia,Serbise.Lidhja e Prizrenit u ngrit kunder ketij traktati dhe luftoi me arme ne dore.Edhe pse Lidhja deshtoi territoret shqiptare nuk u copetuan te gjitha por mbeten pjese e Portes se Larte.
Pavarësia dhe ndarja e territoreve
Pas pavaresise kufijte e Shqiperise u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive te Medha.Megjithe kerkesen e Qeverise se Vlores per kufij etnik te Shqiperise,Fuqite e Medha nuk e moren parasysh kerkesen e saj.Kosova,Manastiri dhe Lugina e Presheves iu dhane Serbise,Ulqini dhe viset perreth saj iu dhane Malit te Zi kurse Cameria iu dha Greqise.Edhe pse moren me shume se 2/3 e territorit te Shqiperise vendet e Ballkanit vazhduan te kerkonin te tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.
Pasojat e ndarjes së shqipëtarëve
Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja te renda si per Shqiperine e cunguar ashtu edhe per banoret e viseve jashte saj.Shteti shqiptar u perball me probleme shume te medha ngaqe forca me e madhe punetore ndodhej jashte territorit te saj.Gjithashtu burimet me te medha minerare ndodheshin ne Kosove e cila ishte pjese e Serbise.Serbia,Mali i Zi dhe Greqia ushtruan nje dhune te jashtezakonshme mbi shqiptret e viseve qe pushtuan.Ata u masakruan u detyruan te ndryshonin fe dhe emra ose te largoheshin nga vendi i tyre.Kjo solli ndryshime ne perberjen e popullsise se ketyre territoreve.

Lufta në Kosovë
Kosova qendroi si pjese e Serbise nga viti 1913 deri ne vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosoves.Kjo lufte erdhi si pasoje e trajtimit te pabarabarte te shqiptareve me popujt e tjere te Jugosllavise dhe debimit te shume prej tyre nga Kosova.Lufta u nis qe ne vitin 1913 kur filluan disa kryengritje.Gjate regjimit te Titos per shqiptaret e Kosoves pati disa te drejta te cilat u mohuan totalisht gjate regjimit te Milloshevicit.Lufta perfundoi me nerhyrjen e NATO-s ne Kosove e cila u clirua nga pushtimi policor serb.Me 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosoves shpalli aktin e pavaresise nga Serbia

Lufta në Maqedoni
Lufta ne Maqedoni u zhvillua ne vitin 2001 nga shqiptaret te cilet kerkonin te drejtat qe u takonin ne shtetin maqedonas.Edhe pse nderhyri fuqishem ushtria maqedonase nuk arriti te ndalte valen e revoltave kunder sistemit te padrejte.Marreveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftes.Shqiptaret moren te drejtat qe u takonin dhe lufta aq e padeshirueshme per te dyja palet perfundoi.
Lufta në Luginën e Preshevës

Rrymat për bashkim etnik
Rrymat per bashkim etnik ndahen ne dy grupe:Ekstremiste dhe Liberale.Ekstremistet perfaqesohen nga organizatat e ndryshme te mergimit,organizatat ilegale ne Maqedoni,Mal te Zi dhe Serbi.Ato kerkojne bashkimin etnik me ane te dhunes,prandaj ato jane quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE.Liberalet kerkojne nje bashkim etnik gradual te bazuar mbi diplomacine dhe fitimin e te drejtave te shqiptareve kudo ne Ballkan.Liberalet perfaqesohen nga LDK,PDK,AAK ne Kosove.PDSH,BDI ne Maqedoni.PD,PBK,PBKD,PLL,PDI dhe LZHK ne Shqiperi.Partite shqiptare te Malit te Zi dhe Lugines se Presheves bejne pjese ne kete grup.
Balli kombëtar, Lobi shqiptar, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Shqiptarët në Çamëri, Shqiptarët në Mal të Zi, Shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri
Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është Tregu i Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna: Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Ky rajon ngusht i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me poziten e sajë është ngusht e lidhur me Darndaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm,me atë që hasim në Kosovë.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kan qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka"; mandej të mbeturat nga ari dhe qehlibari të gjetura para shum viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e sëcilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajn kujtimrt për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë,lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë - vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithe vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kan mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , qka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37,775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27,980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjate sundimeve Otomane) dhe të 19,795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).[1]
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntorë 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dugagjinit.
Ideologjitë e bashkimit kulturorë
Ideologjitë e bashkimit politikë
Ideologjitë e bashkimit etnikë
Rinia dhe Bashkimi Kombëtar
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPERIA, Posted 20 Shkurt 2009, 18:46
SHQIPERIA
Imazh
Shqipëria (geg. Shqipnia, int. Albania) është një vend mesdhetar i cili shtrihet në juglindje të Evropës, në perëndim të Gadishullit Ballkanik, me koordinatat gjeografike: 41°19'39" gjerësi veriore dhe 19°49'8" gjatësi lindore. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km².

Republika e Shqipërisë
FLAMURI
Imazh

STEMA
Imazh
SHQIPERIA

Moto Kombëtare: Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqipëtar
Feja e shqiptarit është Shqiptaria

Stampa:Shtete Festa kombëtare
Gjuhë
Gjuha Shqipe

Kryeqyteti
Tirana

Sistemi Republikë Parlamentare
President Bamir Topi

Kryeministër Sali Berisha

Sipërfaqja
- ujore 28,748 km² - ( 139 -ta )
4.7 % - ( -ta )

Popullsia
Dendësia
3,800,523 (Korrik 2007) - (126 -ta)
123.3 b. / km² - ( -ta)

BPV (nominal)
- për banorë 15.7 Miliard -(112 -ta)
4,400 -(93 -ta)

Valuta
Lek;
/100 Qindarka

Zona kohore
UTC + 01:00 (verë + 02:00)
Pavarësia
nga P.Osmane
28 Nëntor 1912 - (shpallur)
Në OKB nga
14 Dhjetor 1955

Himni kombëtar
Himni i Flamurit

Kodi i internetit TLD
.al

Prefiksi telefonik
+355

Historia e Shqipërisë

Imazh
Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi shqipëri...

AHMET ZOGU - MBRETI I SHQIPNISE
Imazh

DIKTATORI ENVER HOXHA
Imazh
Lashtësia
Mendohet që rrjedha prehistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptarët pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.

Pellazgët

Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
Në mesin e mijëvjecarit të tretë dhe në fillim të mijëvjecarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori.Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.
Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptaret pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë. Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronxit në truallin e Shqipërisë. Përsa i përket krahinave jugore të vëndit tonë, ka të ngjarë që në këtë kohë, në këto vise. ashtu si në Greqi dhe në pellgun e Egjeut, të kenë banuar fise të afërta, midis tyre, të cilat te autorët e vjetër njihen me emrat: pellazgë, lelegë, kaukanë, karianë etj. Sipas tyre këto ishin fise të vjetra vendese, të cilat më vonë u mbuluan nga helenët e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndër ta pellazgët konsideroheshin si fiset më të rëndësishme, prandaj edhe njoftimet e autorëve per ta janë pak a shumë të hollësishme.

Ilirët
Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të medhaja shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, ShBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët...
Shqipëria nën sundimin osman
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".

Rilindja Kombëtare
Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim....

Politika
Sistemi shtetëror në Shqipëri
Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeqeveritarit (sistemet "demokratike" shtetërore perëndimore).
Njësitë territoriale
Njësitë territoriale - (Shqipëri) dhe Njësitë territoriale
Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku pastaj rrethi, bashkia dhe komuna.
Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qarqe", të cilat ndahen më tej në 36 "rrethe". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. Qarqet administrative në Shqipëri janë si me poshtë:

Ekonomia
Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e popullit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fundi i viteve 80-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban te gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.
Demografia

Demografia e Shqipërisë
DEMOGRAFIA E POPULLSISE PER VITIN 2005
Imazh
Shqipëria ka 4.249.942 banorë. Shqiptarë jetojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Kosovë 2.1 milionë, mbi 100,000 arvanitas jetojnë prej shekujsh në Greqi si dhe rreth 600,000 emigrantë ekonomik, 500,000 në Maqedoni dhe gati 35,000 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Komuna nën administrimin e Sërbisë).Shqiptarë me identitet te cënuar e shpesh te padeklaruar jeteojne edhe sot e kesaj dite ne Çamëria. Në Italinë e mesme e të jugut janë rreth 250,000 arbëreshë, si dhe me 500,000 emigrante ekonomike, ne kontinentin e Amerikes se Veriut kemi 550,000 emigrante ekonomike ku janë të përbërë me gjithë diasporën shqiptare në SHBA, prej komuniteteve të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, Arvanitasit e Greqisë, etj. Gjithashtu kemi një komunitet prej 5,000,000 shqiptarësh të diasporës me tradita shekullore në Turqi(ndonjehere te quajtur dhe arnaut) e në Egjypt, etj. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllehët (10.000), sllavët (3.000 serb, boshnjak, goran dhe maqedonas, rom 9.000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërise dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qëndrat e mëdhaja si Durrësi, Tirana.

Gjeografia

Vendndodhja e Shqipërisë

Pamje satelitore e Shqipërisë (Qershor 2000).

Mali i Korabit
Gjeografia e Shqipërisë
Pozita gjeografike
Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Maqedonia në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.
Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.
Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.
Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.
Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi
Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.
Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, Krahina malore qendrore, Krahina malore jugore, Ultësira bregdetare.
Lagunat kryesore janë: Laguna e Lunrës (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakës, e Karavastasë, e Nartës dhe e Pashalimanit.
Plazhet kryesore janë: Plazhi i Velipojës, i Shëngjinit, i Talës, i Durrësit, i Divjakës, i Semanit, i Vlorës, i Dhërmiut, i Himarës dhe ai i Sarandës.
Kepat kryesore janë: Kepi i Rodonit, i Bishtit të Pallës dhe ai i Gjuhezës.

Klima
Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.
Ndriçimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.
Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.
Portet

Marina ne Durrës
Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durrës (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.
Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Kultura
Kultura e Shqipërisë
Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teater, art figurativ etj.
Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqrin shqiptare edhe shpërndarja e mirnjoheve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirnjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndrrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirnjohjeve e bënë Presidenti i republikës së Shqipërisë. Mirnjohjet që presidenti i bënë shqiptarve dhe shtetasve tjerë janë shenjë e mirnjohjes për kontributin e indivitëve për sfera të ndryshme të kulturës Shqiptare.

Arti në Shqipëri

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.
Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.

Burimi i të dhënave
Projekti Commons ka materiale multimediale rreth artikullit:
Category:Albania
• Kosova
• Lista e qyteteve të Shqipërisë
Lidhje të jashtme
• Presidenca e Shqipërisë - Faqja zyrtare
• Parlamenti Shqiptar - Faqja zyrtare
• Këshilli i Ministrave - Faqja zyrtare
• Instituti Shqiptar i Statistikave - Faqja zyrtare
• Ministria e Arsimit dhe Shkencës- Faqja zyrtare
• Ministria e Mbrojtjes- Faqja zyrtare
• Ministria e Financave- Faqja zyrtare
• Ministria e Punëve Publike- Faqja zyrtare
• Ministria e Punëve të Jashtme- Faqja zyrtare
• Ministria e Shëndetësisë- Faqja zyrtare
Ilirët në Mesdhe
s • d • r
[fshih]
Greqia e Lashtë

Paria Ylli
Dardani •
Fise : Pellazgët • Ilirët • Thrakët •

Shtrirja Qytete : Krahina : Thrakia • Epiri • Maqedonia • Iliria

Iliria

Paria Bardhyli • Bardhyli II • Genci • Taulanti • Agroni • Teuta •
Fise : Taulantët • Arbët • Adrianët • Enkelejtë • Dasaretët • Dardanët • Dalmatët • Dorsejtë • Penestët • Molosët • Kaonët • Thesprorët • Arbëreshët • Pirustët • Parathinët • Japodët • Paionët • Eordejtë • Japigët • Labeatët • Mesapët • Atintanët • Albanët •

Shtrirja Qytete : • Ulpiana
Krahina : Moesia • Dardania • Epiri • Panonia • Dalmacia • Liburnia •

Greqia e Antike

Paria Pirro • Akili •
Fise : Pellazgët • Epirotët •

Shtrirja Qytete : Krahina : Thrakia • Epiri • Maqedonia •

Perandoria Romake

Paria Klaudi • Klaudi II • Aureliani • Probi • Diokliciani • Konstandini • Fise : Kelmendi •

Shtrirja Qytete : Krahina :
Perandoria Bizantine

Paria Justiniani • Skenderbeu •
Fise : Kuvendi i Arbërit •

Shtrirja Qytete : Justiniana Prima • Krahina :
Perandoria Osmane

Paria Ali Egjipti • Ali Janina •
Fise: Mërgata

Shtrirja Qytete : Janina • Selaniku • Prishtina • Shkodra • Stambolli • Kairo • Manastiri •
Krahina : Rumelia • V. Janinë • V. Shkodër • V. Manastirë • V. Kosovë • Shqipëria • Sanxh. Nishit • Pash. Beogradit • Sanxh. Tregu i Ri • Toplica •

Evropa

Paria I. Qemaili • Frashëri • Leka • E. Hoxha • F. Hoxha • A. Jashari •
Fise : Mërgata
Lidhja e Prizrenit • ASHSH • AKSHK •

Shtrirja Qytete Tiranë • Prishtinë • Shkup • Podgoricë • Preshevë • Stamboll • Bukuresht • Nju Jork • Londër •
Krahina : Shqipëri • Kosovë • Çamëri • Maqedoni • Mali i Zi • Serbi • Greqi • Itali • Turqi • Mërgata
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPËRIA ETNIKE, Posted 01 Prill 2009, 10:54
Cdo shqiptar duhet te dije per trojet e veta sepaku aktuale.
E mira eshte me dite periudhen e pare te shqiptarve ne trojet e veta. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHQIPËRIA ETNIKE, Posted 07 Shtator 2009, 01:34
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Shtator 2014, 23:51
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari