Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Kongresi i Berlinit-13.6. - 13.7. 1878 Treaty of Berlin of
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KONGRESI I BERLINIT - Treaty of Berlin of 1878

MOMENTI NË KONGRESIN E BERLINIT - Tabllo e pikturuar 3,60 X 6.15 m nga gjermani Anton von Vërner më 1881.
Në rrjeshtin e parë djathtas: Bismark (Gjermania), prej Gyula Andrássy (Austrisë) dhe Pëtr Andreevič Shuvalov (Rusia) në shtrëngim duarsh.
Në rrjeshtin majtas: me cizme në këmbë - Alajos Károlyi (Austria); ndenjur në poltronë është Aleksandër Mihajllovič Gorčakov (Rusia) me dorën majtas mbi krahë të Benjamin Disraeli (Anglia).
Djathtas: në tavolinë, ndenjur Bernard Ernst von Bülow (Germania); aty në tavolinë prej delegatëve turk, duket Robert di Salisbury (Anglia);
Të gjithë nga e majta:pranë tavolinës duken Alèksandros Karatheodorìs (Turqi).
Imazh
Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor - 13 korrik të 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.

Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.

Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale. Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.

Megjithëse kjo platformë e autonomisë ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive të Mëdha edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Kështu, në memorandumin, që një grup atdhetarësh shkodranë i dërguan më 13 qershor 1878 lordit Beaconsfield, kryetar i delegacionit anglez në Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollësisht për rrezikun që i kanosej tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja më e përshtatshme për çështjen shqiptare, në kushtet në të cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i një shteti shqiptar të pavarur. Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do të krijonte në Ballkan një mburojë kundër pansllavizmit rus dhe do të shërbente si një element ekuilibri në lindje.

Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.

Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Të mbledhura për të rishikuar Traktatin e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Në Kongres Fuqitë e Mëdha nuk u udhëhoqën nga parimi i lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçantë, të cilët ishin në kontradiktë të thellë ndërmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte për të sanksionuar kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinë përpiqeshin të pakësonin sa më shumë përfitimet e Rusisë dhe t’i përforconin pozitat e tyre në Evropën Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej të kënaqte Austro-Hungarinë për të mos e lënë që të bashkohej me Francën dhe ta neutralizonte kundërshtimin e Rusisë, duke provokuar keqësimin e marrëdhënieve të saj me Perandorinë Britanike. Synimi kryesor i Francës ishte izolimi politik i Gjermanisë, kurse Italia, nga ana e saj, kërkonte zgjidhje të tilla që do të çonin në dobësimin e pozitave të Austro-Hungarisë në Gadishullin Ballkanik.

Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit.

Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi, por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve Ballkan do të formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë, së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë, të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm për t’i dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për t’i shkëputur asaj provincën e Besarabisë në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme. Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës, të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore, duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës, Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.

Përfitime tokësore në kurriz të Perandorisë Osmane patën sidomos dy fuqi të mëdha, të cilat nuk kishin marrë pjesë fare në luftën ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar ushtarakisht, gjoja për t’i administruar, Bosnjën dhe Hercegovinën, përveç limanit Spic, në brigjet jugore të Dalmacisë, të cilën e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi të drejtën për të mbajtur garnizone ushtarake në sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit në Kongres si mbrojtësja më e flaktë e Perandorisë Osmane, i shkëputi kësaj ishullin e Qipros.

Me përkrahjen e Anglisë e të Francës, Kongresi i Berlinit mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke. Athina pretendonte të aneksonte Thesalinë, Maqedoninë, Kretën dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinës). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrë parasysh kundërshtimin që bëri Anglia për Kretën dhe Rusia për Maqedoninë, nuk pranoi që këto t’i jepeshin Greqisë, ndërsa për pretendimet greke në Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do të ishte i rrezikshëm për të dyja palët, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisë, ashtu dhe Turqisë. Më në fund u vendos që kufiri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek. Megjithatë, Kongresi rekomandonte si vijë kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. Në rast se Greqia e Turqia nuk do të merreshin dot vesh ndërmjet tyre, thuhej në nenin 24, atëherë do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha.

Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.

Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.

Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindëse, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom. Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të veçantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve. Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23 Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë çështje, u dha atyre mundësinë, siç shkruante pak më vonë Abdyl Frashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë lufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.

Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse çështjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veçantë vetëm si çështjen e një krahine të saj, siç ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, veçse të ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane (kultusprotektoratin), që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe ta kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror.

Marrë nga http://sq.wikipedia.org/wiki/Kongresi_i_Berlinit
shenim: Shenimet e tablose se Kongresit te Berlinit u ba nga Bep Martin Pjetri me dt.6 maj 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush ishte Bismarku?, Posted 06 Maj 2009, 20:42
Kujtoj në shkollë nje nga theniet e shemtuara për Shqipërinë e pellazgëve dhe të Gjergj Kastriotit - Skënderbe të kancelarit Oto von Bismarku: ''Shqipërinë nuk ekziston në hartë, por Shqiperia është një shprehje gjeografike.''
Otto von Bismarck
Imazh

Otto Eduard Leopold von Bismarck, Konti i Bizmark-Schönhausen, Duka i Lauenburg, Princi Bizmarkut (shqip: Oto von Bizmark), (1 Prill, 1815 - 30 korrik, 1898), ishte një burrështetas i Prusisë dhe Gjermanisë. Si Kryeministri i Prusisë në vitet 1862–90, ai kishte për qëllim Bashkimin e Gjermanisë. Prej vitit 1867, ai ishte Kancelar i konfederatës Gjermane Veriore. Kur u formua Perandoria Gjermane për herë të dytë më 1871, ai shërbeu si Kancelari i saj i parë dhe ushtroi "politika reale" që i dha ati pseudonimin "Kancelari i Hekurt". Si Kancelar, Bizmarku pati rol të rëndësishëm në qeverinë Gjermane dhe pati ndikim të madh në politikën e jashtme Gjermane jo vetëm gjatë kohës si Kancelar, por edhe pasi i skadoi mandati. Ai ishte anëtar i rendit masonike.

U shqipërue nga Bep Martin Pjetri
Më 6 maj 2009


Bismarku: "Pse nuk baheni ju katolikët shqiptar muslimanë?"


Erdhi një moment që Don Nikollit(Mazreku), sa njeni sa tjetri, filluen me i pré fjalën... Ishte fjala per letren që i ka shkrue Kordinjanos me pseudonimin Nik Barcolla, kur ai kishte fye Popullin Shqiptar, por nuk ishte mjaftue me kaq, por edhe kishte shkrue kunder një figure tjeter, Bismarkut të Gjermanisë, kur i pat thanë një delegacionit nga Shkodra: “Ju Katolikët Shqiptarë, sa rrini e vueni nen sunduesit otoman, që keni mbi krye në Shqipni, pse nuk ktheheni edhe ju Muslimanë e me shpetue nga persekutimi i tyne?”... Don Nikolli kishte ba një studim të plotë, ku jo vetem tallej me idenë e Bismarkut, po në perputhje me idenë e tij, tashti Don Nikolli vinte pikpamjet e “Revolucionit kultural”, që po na detyron “ose me u ba Musliman, mbasi me ta ju nuk po keni probleme, se nuk keni as arrestue dhe as demaskue asnjë Hoxhë, por tue na dhunue kësisoji si po veproni me né Katolikët, na nuk kemi rrugë tjeter, vetem me ikë dhe me ua lëshue Shqipninë ju!”

Marrë nga shkrimi Nga Fritz RADOVANI: “ARRATISJA” E MBETUN “TENTATIVË”…
Melbourne 2.9.2012
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Drejtues

Poste: 81
Antarësuar: 28 Prill 2009, 20:34
Re: KONGRESI I BERLINIT, Posted 06 Maj 2009, 23:57
Elvis Kelmendi i shqetsuar për Serbinë


Un jam i shqetsum prej ngarkimit me faj te sllaveve per coptimin e shqipnis.

Para traktatit te sh'stefanit sllavt nuk jan urry prej shqiptarve. Si miq e anmiq jan rrespektu reciprocikisht en sofer e mejdan...

Sllavt tash mendojn qe ito shprehje urrejtjeje jan t'pajustifikushme e ndjejn t'perjashtum padrejtsisht prej historis t'perbashkt...

Un mendoj qe nuk asht nevoja me ndermarr ito hapa armiqsor.

Un gjithmon kam shpreh qe kto jan koh ku na kena nevoj me bashkpunu , me punu ngusht me njanitjetrin,
me tregu solidaritet e mos me ngarku masa qe tentojn me izolua.
Ito masa krijojn konfuzion e disavantazh edhe per shqiptart neper bot qe kan mardhanje jetsore me sllavt.
Ftoj qeverin e popullin shqiptar me i rivizitua ito vendime...
Un besoj qe ikjo mas urrejtje speciale per sllavt nuk asht e e pershtatshme me zgjill apo me parandalu konfliktet......, se ashtu sikur ndoll zakonisht nacionalizmi agresiv (jo ai liberal) e urrejtja, mund te ken efekte t'padashtuna qe na shqiptart 'perpiqna me i menjanu'.... ose i kena frik.
Urrejtja asht e pandershme sepse sllavt e shumica e popullit shqiptar en kohna jan ken miq e anmiq-anmiq e miq transaprent me njanitjetrin...por fatkeqsisht nji pjes e popullit shqiptar asht tu marr masa diskriminuse ndaj fqinjve tyne prej 'njorances e disinformimit. Ka gjithmon shqiptar qe perdoin ket pretekst me sulmu sllavt..kjoft edhe verbalisht.
Perdorimi i ksaj mase urrejtje e diskriminimi qe ngushton lirin e vllaznis mes dy kombeve tu i cu en izolim t'detyrum prej njanitjetrit, nuk asht kompakt me normat e tradits shqiptare.
Shpresoj qe lexusit do ta adresojn problemin en mnyr objektive e t'qet.

Elvis Kelmendi
Ku kan BJESHKT t'plot hijeshin, ku bajn KULLAT bujarin, Ku vallzojn ShQIPET e malit...

http://www.youtube.com/watch?v=RrZigmvC ... re=related
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
REZULTATE E KONGRESIT TË BERLINIT, Posted 07 Maj 2009, 01:10
REZULTATET E Kongresit të Berlinit - Treaty of Berlin of 1878
13.7.1878 - Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një pjesë të Epirit.

Pjesmarrja

Imazh


Kongresi i Berlinit ishte një mbledhje prej datës 13 qershor deri më 13 korrik 1878, ku u mbajtë në Berlin nën drejtimin e shteteve më të fuqishëm të Europës si: Italia, Austro-Hungaria, Gjermania, Franca, Anglia dhe Rusia si dhe të përfaqsuesve të Perandorisë Osmane.

Qëllimi


Rregullimin e marrëdhënieve në Europën Lindore për të qënë më të kënaqshëm kryesishtë Anglia dhe Austro-Hungaria, meqë dolën të pakënaqura sesa Rusia dhe Turqia prej Traktatit të Shën Stefanit. Nëse u preknin interesat e fuqive të mëdha të lartëpërmëndura i merrnin në shqyrtim menjëherë. Aty folën Greqia, Rumania, Serbia, Mali Zi, Armenia dhe Persia.

Rezultatet e kongresit u paraqitën në 64 nene nën emrin ’’Paqja e Berlinit’’:

1. Bullgarisë ju hoqë një pjesë të tokës që i kishte dhënë më shumë Traktati i Shën Stefanit dhe një provincë të Rumelisë Lindore nën hyqmin e perandorisë osmane
2. Ju hoqën qytete perandorisë osmane në favor të Rusisë si; Kars, Ardahan dhe Batum si dhe qyteti Kotur në interesë të Persisë.
3. U vendosë gjithashtu të detyroheshin të miratonin ato reforma në ato vende ku banonin armenët duke i marrë në mbrojtje kundër kaukazëve dhe kurdëve.
4. Austro-Hungaria sipas propozimit të përfaqësuesit anglez duhej të pushtonte dhe ta administroji provincën e Bosnje-Hercegovinës.
5. Rumania, Serbia dhe Mali Zi ishin të paprekshëm nga Turqia. Më vonë zgjeruan territoret e tyre me tokat e fqinjve(tokat shqiptare).
6. Pjesa jugore e Besarabisë(Moldavia e sotëm) ju dha rusëvë përsëri dhe Dobrogea të kaloji nën territorin e Rumanisë.


Më 13.VII. 1878 vendosi Kongresi i Berlinit t'i jepte Malit Zi, qytetin shqiptar, bregdetar Ulqinin


HARTA E BALLKANIT TË CAKTUAR NË KONGRESIN E BERLINIT 1878

Imazh

SHENIM:
Landa u pregatitë në shqip nga Bep Martin Pjetri - Më Dt.7.V.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Njihni historinë e gjitonve - fqinjve!, Posted 07 Maj 2009, 10:30
:yes:
Perpara se të arrihet në një konKluzion duhet me cdo kusht të marri i interesuari anualet historike shekullore te cdo vendi ne bote dhe te shohe kapitullin me te zi qe vazhdon te ekzistoji: Marrëdhëniet fqinjesore te shteteve ne bote.
Aty në ato faqe spikatë një emnues i perbashkët: shtetet nuk kanë miqësi shpirtërore, të mira duke mos perjashtuar qe kanë marredhenie ekonomike-politike........me to për arsyen e vërtetë se Historia e luftrave midis tyre qe quhen ne histori luftrash per zgjerim territoresh dhe natyrisht, kur ka përfundua lufta lokale, kontinentale apo interkontinentale i ka zgjidhë me anë Traktatesh Paqe që kanë zgjidhë konfliktet e fqinjve sipas interesave, paragjykimeve të fuqive me te medha, ku akoma e vuajne padrejtesine historike.
Kete e vuan cdo shtete ne bote pamvaresisht i madh si dhe me shume vendet e vogla. Mos te koncentrohen ne rajon njeriu, por te shohe anembane sikurse ceshtja e Gjeorgjise, ku Rusia fute hundet ne punet e nje shteti duke shfrytezuar ceshtjet territoriale dhe etnike te dy minishteteve ''brenda'' Gjeorgjisë duke shkaktuar pushtim me gjakderdhje, bombardime te tmerrshme saqe bota njerezore tronditet dhe nuk mund ta harroji sesi ne kete milenium te trete te ndodhi kjo soj politike ekspansioniste.
Ka shembuj anemabane sikurse Fenomeni Qipro.......apo ceshtje te pazgjidhura midis Kroacise dhe Sllovenise, apo Rumanise me Rusine per Moldavine(dikur Barabia) e mjafte ilustrime qendrojne te ndezura nen toke. Kemi rastin e pushtimit te ishullit kinez Cen Po Ta nga ish Bashkimi Sovjetik ne vitin 1968, apo konflikte aktuale midis Kines dhe Japonise per ceshtje ishullit, apo si në rastin e zvogëlimit te territorit te Bullgarise nga Greqia dhe Serbia......Padiskutim te gjitha shtetet ne bote jane ne ''armiqesi'', por perpiqen te shtiren sikur nuk kane probleme te vjetra sepse ndryshe do të kishte nje tjetër peisazh...
Ai qe i luan me karta te tilla duhet kujdes sepse hape fronte lufte, gje qe bota duhet ti rikthehet sikurse ceshtja e Kosoves.........
Larg njeriu nga emocionet dhe simpatite nacionale nga e Historia si shkence e ftohte kronologjike, qe i rrefen Njeriut ne shekuj ngjarjet dhe realitetin historik te cdo shteti.
Me genjeshtra nuk ka askush te lumturohet sepse eshte nje Mjerim, Mjerim psiqik. Rifreskimi i kronologjise historike nuk duhet interpretuar me amatorizem sepse me historine nuk ka manipulim, nuk eshte historia -shkence nxitese per urrejtje ndernacionale. Mendjet e mykura nga ideologjite ballkanse percarese nuk mund te eliminojne rolin e Historise se kombeve.
Mashtrimi ne histori eshte nje ideologji e rrezikshme, qe kerkush nuk e pranon nga asnje nacionalitet ne bote. Paraqitja e Historise eshte nje nga detyrat e cdo subjekti nacional. Kete mund te shihet ne sitet e kombeve ne bote.
Nuk mund ti hiqet kujtesa nji kombit, sikurse ndodhi me Shqiperine, kur hyri fiset barbare otomane ne Shqiperi nisen separi rrenimin, djegien, grabitjen e Veprave te artit me synimin e vetem ta shbente sfondin e ndergjegjes e kultures etnologjike te kombit tonë me synim te afert e te larget per ta perjetsuar dhe shndrruar ne nje rajon me themel shpirteror turk.....
Ishte fat i madh historik qe sipas mendimit tim ishin dy faktore baze e ruajten vazhdimesine e berthames se ekzistences se races shqiptare:
- Gjergj Kastrioti
- U trashegua, konservua me fanatizem e dashuri kultura etnografike e popullit ne shekuj.

Frika nga e verteta DHE LUFTA PER TA SHKATERRUAR KETE TE VERTETE ESHTE LOJE E RREZIKSHME DHE E PAPRANUESHME JO VETEM NGA SHQIPTARET, POR AS NGA BALLKANI QE KA PRODHUAR GJAK DHE DESTABILITET SI DHE AS NGA VETE EUROPA, OKB-JA ME USA-IN NE KRYE.
FUTJA E SHQIPERISE NE NATO VARROSI PERFUNDIMISHTE ENDRRAT E VJETRA EKSPANSIONISTE TE CDO KUJT NDAJ SHQIPERISE. SHQIPERIA ESHTE FAKTOR STABILITETIT DHE KJO I GARANTOHET EDHE NGA NATO SI DHE USA.
MENDJET E EKUILIBRUARA TI GJYKOJNE DREJTE INTERPRETIMIN HISTORIK SIMBAS LIBRAVE QE ISHIN FSHEHUR NGA REGJIMI I KOMUNIZMIT PER SYNIME DJALLEZORE DHE ANTISHQIPTARE.
kOHE TE REJA ME MENDIME TE REJA. DESHTIM ESHTE TE HYPI NJERIU NE KARROCEN E VJETER...........! REFLEKTIM NE VETVETE DHE NE AMBIENT NGA SENSI I KOHES ESHTE SHERBIMI ME I MIRE QE I BEHET VETEDIJES.
POPULLI NUK I DIN, GEZOHET PER ''HISTORINE QE VONO, POR NUK HARRON'' - THOSHTE NOLI.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Historia vecse ndihmon per mire..., Posted 07 Maj 2009, 11:09
Si mund te dihet e kaluara historike e nje vendi sikurse eshte fjala per Shqiperine pa shfletuar libra historike te pacensuruara?
Natyrisht cdo liber historik ne bote ka tabllo te mira, por edhe tragjike, ndryshe nuk do te shkruanin kronikanet kaq male me libra.
Po te shikoj njeriu me kujdes epoken pellazge ne marredheniet me helenet kane qene te lavdishme, ku pellazget ishin pjese e historise se lavdishme te helenve. Kane jetuar si miqe te afert, ne fusha ushtarake, kulturore,tregtare etj........, po ashtu edhe me romaket, po ashtu me epoken e bizante saqe mori Shqiperia atehere nje Ndritje te papare ne te gjitha pikpamjet ne ato principata, marredhenie fisnore etj....
Me ardhjen e barbarve te shpellave aziatike gjithshka u shndrrua si ne reliev ashtu dhe ne sfondin kulturor qe demtoji ne njefare mase te vogel edhe vetedijen e kombit qe ende i vuan.
Por historia eshte nje ilac i shendetshem sepse i pasqyron Ndritjen shume shekullore shqiptare. Ndersa afro 50 vjecari otoman eshte shume pak ne teresine e ekzistences shqiptare. Historia me durim i sheron plagët sikurse shembuj po i jepe sikurse te fjalimi i Sali berishes qe permendi ne krye te diplomatve dhe kryegjeneralve te NATO-s Heroin kombtar shqiptar Gjergj Kastriotin si gur baze i berthames se races shqiptare. E garantoji se gjaku i kastriotve rrjedhe ne trupin shqiptar. Kjo nuk ishte pak, nuk e beri se kishte qejf, por me kete peisazh konceptual konkurohet ne Familjen europiane.
Perseri porten ja hapi Skenderbeu Shqiperise ne Familjen europiane, qe e ruajti me trimeri, zgjuarsi,...................................bashkejetesen ne familjen europinae.
Historia duan apo nuk duan njerezit punon sipas ligjesive te saj, gje qe nuk i kane ne dore njerzit, por vete zinxhiri i zhvillimit te marredhenieve te reja qe afrohen perparimeve.
Me vendet kufitare marredheniet jane me te shkelqyera se asnjehere, ku mbi gjysem milion shqiptare punojne ne Greqi, mbi 100 mije shqiptare banojne ne Beograde, ................me Maqedoni e me Mal te Zi dyert jane hape nemes shqiptarve dhe natyrisht me boten e ketyre shteteve. Qindra studente studjojne ne Moske, ne Beograde, ne Sofje, ne Bukurehte, ne Athine, ne te gjitha kryeqytetet e botes. Eshte nje arritje e madhe qe ne shpresojme prej ketij brezit te perparojne vendin dhe jo te masakrojne vendin.
Natyrisht ne tablone totale ka edhe kontradikta, urrejtje, ...qe historia po i sheron ngadale. Mos te pergjithesohet kjo shprehje lokale perballe atij malit qe historia po e bleron me peme shume duke ja hequr ndryshkun e urrejtjes ndernacioanle popujve.
Shqiptaret sic deshmon koha eshte drejt progresit te formimit kohor ne ndergjegjen e saj per te mire.
Ndritje po njeh historia e sotme.
Keto arritje shihen pa gjyslyke te zinje dhe pamendje te infektuara.
Mos të rrijë njeriu i izoluar prej murit te paragjykimeve mesjetare, por te shfletoji shkencen dhe jo te endet ne pelhuren e zeze te mesjetes!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4134
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KONGRESI I BERLINIT SIPAS BULLGAREVE, Posted 17 Gusht 2009, 17:56
Kongresi i Berlinit dhe Ballkani
Imazh

Pikërisht para 131 vjetësh, nga 1 deri më 30 qershor 1878, në Berlin zhvillohet kongresi ndërkombëtar. Politikanët më të njohur evropianë mblidhen në kryeqytetin gjerman, për të formuar rezultatet e luftës së dhjetë ruso-turke dhe për të marrë vendime, që kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e Ballkanit. Mbledhjet drejtohen nga kancelari Oto fon Bismark dhe në të to përfaqësuesit e Fuqive të mëdha shprehin vullnetin e tyre, i formuar përfundimisht në dokumentin përmbyllës – Marrëveshja e Berlinit. Një parim i tillë për zgjidhjen e krizave ndërkombëtare dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme është vendosur në kontinent në fillim të shekullit të XIX, as Kongresit të Vjenës gjatë vitit 1815.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX, pas humbjes në luftën e Krimesë, Rusia humb pozita në jetën ndërkombëtare, i vendosen një radhë kufizimesh ushtarake dhe ajo ka mundësi të zvogëluara për të vepruar në një nga drejtimet kryesore në politikën e saj të jashtme – në Ballkan. Që nga koha e Petërit I dhe Ekaterinës II qeveritë në Peterburg janë drejtuar drejt jugut, drejt sundimit të Stambollit dhe kontrollit mbi Ngushticat e rëndësishme strategjike. Kuptohet, kjo bie në kundërshtim me interesat e fuqive perëndimore, të cilat kishin investime serioze dhe ndikim politik në Perandorinë Osmane. Lufta për Ballkanin dhe për trashëgiminë turke është padyshim një nga problemet kryesore të jetës së atëhershme ndërkombëtare, nga zgjidhja e të cilit interesohen si Rusia, ashtu dhe Austria (nga 1867 – Austro-Hungari), Franca, Anglia. E thënë ndryshe, në këtë rajon përplasen dy koncepte të politikës së jashtme. Njëra është për shkatërrimin e Perandorisë Osmane dhe shtyrjen e saj maksimale nga Juglindja evropiane, kurse tjetra – për ruajtjen e status-quo-së ose të paktën për ngadalësimin e proceseve centrifugale në shtetin e turqve osmanë.

Padyshim që koncepti i parë, i ndjekur në mënyrë aktive nga politika ruse, duket shumë më i favorshëm për vetë popujt ballkanikë dhe përputhet me interesat e tyre. Kuptohet, nuk duhet të krijohen iluzione dhe vlerësime të gabuara. Sjellja e Rusisë vjen nga interesat dhe qëllimet e saj perandorake, e jo nga kujdesi për fatin e popujve ballkanikë. Mirëpo është fakt i pakundërshtueshëm, se ka përputhje interesash – kështu Greqia rikrijon shtetin e saj pas luftës së suksesshme për Rusinë kundër Turqisë gjatë viteve 1828-1829, por mund të jepen dhe shembuj të tjerë. Dhe e kundërta – humbja e Rusisë në luftën e Krimesë (1853-1856) nuk sjell asnjë plus për popujt ballkanikë.

Gjatë viteve 70 të shekullit të XIX situata është shumë e komplikuar. Nga njëra anë, Perandoria Osmane është akoma e fuqishme, sidomos si potencial ushtarak, dhe nuk mund të mundet lehtë, megjithëse ka shumë probleme serioze ekonomike dhe është nën presionin e lëvizjeve çlirimtare, si dhe të opozitës së brendshme, e cila ka si qëllim modernizimin e vendit. Greqia ka shtetin e saj të pavarur, megjithëse e mbyllur në jug, në kufij, që nuk e kënaqin. Serbia dhe Mali i Zi janë subjekte shtetërore-politike autonome, që synojnë pavarësinë, kurse Rumania vazhdon të jetë formalisht e varur, por synon vetëvendosje të plotë. Në Bosnje periodikisht zhvillohen kryengritje, lëvizja çlirimtare bullgare gjithashtu po merr shpejtësi, në mjediset e shqiptarëve gjithmonë e më shumë po kristalizohet ideja kombëtare. Është krejtësisht e qartë, që po fillon kriza lindore e radhës, e cila do të vërë në provë si rajonin, ashtu dhe të gjithë sistemin ekzistues të marrëdhënieve ndërkombëtare – aq më tepër, që Rusia duket qartë se nuk dëshiron të pajtohet me rezultatin negativ të luftës së Krimesë dy dekada më parë. Kryengritjet në Bosnje dhe Bullgari dhe veprimtari ushtarake që shpërthyen mes Serbisë dhe Turqisë gjatë qershorit të vitit 1876 shkaktuan ndërhyrjen e Fuqive të mëdha. Zhvillohet e ashtuquajtura Konferencë e Stambollit, ku ambasadorët propozojnë plan për t’i dhënë autonominë tokave bullgare dhe për reforma në perandori, por vendimet e konferencës hidhen poshtë nga qeveria e sulltanit.

Lufta e dhjetë e radhës me perandorive Ruse dhe Osmane shpallet me manifestim të perandorit Aleksandër II në prill të vitit 1877, kurse veprimtaritë ushtarake fillojnë gjatë qershorit. Këtu nuk kemi si qëllim të futemi në hollësira rreth luftës – ajo kalon me shumë situata kritike dhe kthesa, por në fund të fundit përfundon me fitoren e Rusisë. Në veprimtaritë ushtarake marrin pjesë dhe forca rumune, në muajt e fundit ndërhyn dhe Serbia. Në planin diplomatik qeveria në Peterburg arrin të sigurojë paraprakisht neutralitetin e Austro-Hungarisë.

Më 19 shkurt 1878 (3 mars në kalendarin e ri) në qytetin e vogël San Stefan pranë kryeqytetit turk nënshkruhet një marrëveshje paqeje, që parashikon krijimin e një shteti të madh bullgar në kufijtë e tij etnikë. Mirëpo të gjithë e kanë të qartë, se kështu Rusia vetëm kërkon të fitojë pozita – vendimi përfundimtar do të merret në një forum ndërkombëtar të Fuqive të mëdha. Ai fillon më 1 qershor në Berlin dhe përfundon me 30 qershor (13 korrik sipas kalendarit të ri) me nënshkrimin e marrëveshjes.

Padyshim problemi kryesor është nevoja e krijimit të shtetit autonom bullgar. Fuqitë perëndimore nuk dëshirojnë, që ai të jetë i madh, sepse kanë frikë, se Rusia mund të ketë ndikim të fortë tek ai dhe të kthejë nga ana e saj balancën e rajonit. Kështu Principata bullgare me territor 63 750 km² përfshin vetëm pjesët e sotme veriore të vendit; në jug formohet rajoni autonom Rumelia Lindore, që i nënshtrohet sulltanit, kurse Maqedonia mbetet krejtësisht brenda kufijve të perandorisë.

Dëshpërimi mes bullgarëve është shumë i madh, sepse sipas tyre është bërë një copëtim i padrejtë i territoreve dhe miliona bashkëkombës mbetën nën sundimin e huaj. Të dëshpëruar janë dhe rilindësit shqiptarë, sepse në Kongresin e Berlinit çështja për fatin e kombit të tyre nuk diskutohet aspak.

Mirëpo kjo nuk do të thotë, se ne duhet t’i japin një vlerësim negativ Kongresit të Berlinit dhe vendimeve të tij. Me anë të tyre reglamentohet tërheqja e re osmane nga juglindja evropiane, megjithëse jo në shkallën e dëshiruar. Territoreve të ndryshme u hiqen pengesat për ndërtimin e sistemit borgjez shoqëror-politik dhe funksionimit të lirë të mekanizmave të tij. Është rivendosur tradita shtetërore bullgare, megjithëse me kufij të prerë dhe me statut autonom. Tre shtete ballkanike: Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, marrin pavarësinë e tyre dhe disa territore shtesë – për fat të keq, një pjesë prej tyre përsëri janë territore bullgare.

Të pakëndshme janë pasojat e Kongresit të Berlinit në planin ndërkombëtar. Klauzolat e tij nuk zgjidhin kundërshtimet në gadishull, kurse në disa drejtime i thellojnë ato. Padyshim synimet rilindëse të popujve ballkanikë, që çdo komb të ndërtojë shtetin e tij mbi territorin etnik janë të paarritshme, por nuk bëhen as mundime elementare në këtë drejtim. Praktikisht në gadishull është vendosur një bombë, që patjetër do shpërthejë më vonë – dhe krijimi i Lidhjes së Prizrenit, dhe Bashkimi i Bullgarisë Veriore dhe Jugore dhe lufta e ardhshme me Serbinë janë sinjale në këtë drejtim. Kurse zgjidhja e rëndë dhe e përgjakshme vjen pas disa dekadash, në kohën e luftërave të viteve 1912-1918.

Autor: Dr. Bobi Bobev
Përgatiti në shqip: Eris Karagjozi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 25 Tetor 2014, 20:55
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari