Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 11 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Ahmet Zogu
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu, Posted 05 Maj 2009, 00:50
Ahmet Zogu

Imazh

Emri: Ahmet
Mbiemri: Zogu
Emri alternativ: Mbreti Zog I
Profesioni: diplomat
Ditëlindja: 8 Tetor 1895
Vendlindja: Burgajet
Ditëvdekja: 9 Prill 1961
Vendvdekja: Suresnes, Francë
Nënshtetësia: Shqiptar
Ishte mbret i Shqipëtareve
Ahmet Lekë Zogolli - President i Shqipërisë -1925 - 1928
Ministër i Punëve të Brendëshme -1920 - 1920

Ahmet Bej Zogu[1], mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920, kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga viti 1928 deri në vitin 1939.

Jeta
Ahmet Bej Zogu (Zogolli) lindi në Burgajet, Shqipëri. Prindërit e tij ishin Xhemal Pasha Zogu dhe Sadije Toptani.Shqipëria u bë Mbretëri së bashku me Zogun I mbret.

Mbreti Zog kishte marredhenie shume te mira me Jugosllavine deri sa rimori pushtetin ne dhjetor 1924. Pastaj ai largohet nga Jugosllavia dhe i drejtohet Italise, qe ne kete kohe ishte me nje qeveri me mbizoterim fashist. Ndermjetesi i ketyre marredhenieve ishte Konti Ciano, qe ishte gjithashtu dhendri i Bennito Musolinit. Ai filloi te vinte shpesh ne Shqiperi dhe filloi ta dashuronte ate. Keshtu fillon qe t'i kerkoje Musolinit pushtimin e ketij vendi(pas vitit 1925).

Qe ne kete moment fillon te plotesohet marrja e ketij vendi juridikisht. Ne 1925 nenshkruhen 2 pakte per krijimin e nje banke me kapital kryesisht italian. Po kete vit ai i jep Shen Naumin Jugosllavise ne shenje falenderimi per ndihmen per ta risjelle ne pushtet. Ne 27 nentor 1926 nenshkruhet pakti i pare i Tiranes dhe nje vit me vone, ne 22 nentor 1927 nenshkruhet edhe pakti i dyte. Fale ketyre pakteve Italia rriste shume ndikimin e saj ne Shqiperi. Mund te hynte me forca te armatosura per zgjidhjen e konflikteve brenda vendit. Me 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Ne dhjetor te po ketij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkise, e cila e shpallte Shqiperine:"Monarki parlamentare, demokratike dhe te trashegueshme."

Ekonomia Shqiptare 1929-1935
Kriza botërore ekonomike e viteve 1929-1933 ndikoi shpejt edhe në Shqipëri. Ashtu si në vendet e tjera edhe ne Shqipëri u pakësua prodhimi industrial, u rrit papunësia, u ulen çmimet dhe tregtia e jashtme pati një rënie te madhe. Fabrikat e pakësuan prodhimin ose u mbyllën përkohësisht. Kriza u shoqërua edhe me zinë e bukës, e cila mori përpjesëtime të mëdha në vitin 1935. Ajo u përhap në shumë krahina, sidomos në viset malore. Në shumë krahina fshataret refuzonin te paguanin taksat. Në viset fushore të Shkodrës, të Myzeqesë e ne krahina te tjera pati dhe konflikte ndërmjet pronareve dhe komunave me fshatarët.
Në mesazhin qe ia drejtoi deputeteve në dhjetor te vitit 1928 me rastin e hapjes së parlamentit, mbreti Zogu I shtroi nevojën e një reforme agrare në Shqipëri. Problemi i reformës agrare ishte shtruar edhe në shtypin e kohës në opinionin publik.

Për te lehtësuar sadopak gjendjen ekonomike te fshatarësisë dhe për ta qetësuar atë, mbreti Zogu I e qeveria e tij, me 30 maj 1930 shpallen ligjin e Reformës Agrare. Sipas këtij ligji, pronarëve te tokave u liheshin 40 ha tokë për nevojat familjare. Nga pjesa tjetër e tokës vetë 1/3 i nënshtrohej Reformës Agrare, kurse 2/3 i mbeteshin pronarit të tokës për ta shfrytëzuar. Familjet fshatare, pa tokë ose me pak tokë, pavarësisht nga numri i pjesëtarëve, do të përfitonin deri ne 5 ha tokë kundrejt pagesës.
Edhe në infrastrukturë u bënë përparime të dukshme. U lidhën me rruge automobilistike prefekturat, nënprefekturat dhe komunat. Në vitet 1921-1928 llogariteshin 255 km rruge automobilistike, kurse ne vitet 1928-1937 kishte 465 km rrugë automobilistike që lidhnin qytetet kryesore. U organizuan lidhjet postë-telegrafike dhe u ngritën zyra te PTT-ve ne 53 qendra te mëdha e të vogla. U përmirësua shërbimi postar tokësor, ajror e detar, i brendshëm dhe i jashtëm. U ndërtua edhe limani i Durrësit, i cili u be porti kryesor për lidhjet detare me vendet e tjera. ka qene shok me Dinin
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu, Posted 05 Maj 2009, 01:03
Nje album me foto nga jeta dhe veprimtarija patriotike e Ahmet Zogu .
Imazh
Ahmet Zogu lindi ne Burgajet te rrethit te Matit me 8 tetor 1895, ne nje familje fisnike, te permendur qe ne shekullin XV. İshte i nipi i Xhelal Pashe Zogut, i cili udhehoqi nje kryengritje kunder Perandorise Osmane, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX. İshte i biri i Xhemal Pashe Zogut dhe Sadije Toptanit.
Ne vitin 1903 shkon te studioje ne liceun e Galata-Sarajit ne Stamboll, ku mesonin femijet e dyerve te medha, dhe me pas ne Akademine Ushtarake.
Ne vitin 1908 i vdes i ati. Drejtimin e familjes e merr e ema, e cila do te kishte nje ndikim te madh tek Mbreti i ardhshem.
Ne vitin 1911 kthehet ne Atdhe per te udhehequr nje revolte te krahines se Matit kunder xhonturqve.
Ne vitin 1912 lufton me ushtrine malazeze ne malet e Kakarriqit, por detyrohet te kthehet per mbrojtjen e Matit, i cili nderkohe ishte rrethuar nga trupat serbe.
Me 28 nentor 1912 merr pjese ne shpalljen e pavarsise ne Vlore si delegat i krahines se tij.
Lufton perseri me ushtrine serbe, e cila detyrohet te terhiqet nga trojet shqiptare, pas ultimatumit te Austrise me 18 tetor 1913.
Ne vitin 1914, ne emer te qeverise merr ne zoterim Krujen, nga ku mund te kontrollonte Tiranen, qe kishte rene ne duart e rebeleve.
Ne muajt shkurt, mars 1916 ben perpjekje per organizimin e nje Kongresi Kombetar ne Elbasan.
Nga nentori i vitit 1916 deri ne nentorin e vitit 1918 qendron ne Vjene. Qendrimi i detyruar ne Austri ndikon ne formimin perendor te tij.
Merr pjese ne Kongeresin e Lushnjes(21-31 janar 1920), dhe emertohet Minister i Mbrenshem(30.01.1920 – 14.09.1920).
Nen drejtimin e tij, forcat qeveritare kalojne ne Kavaje dhe Shijak, per te mberritur ne Tirane. Me 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, autoritetet e dala nga Kongeresi i Lushnjes e shpallin Tiranen kryeqytet te perkohshem te Shqiperise.
Si Minister i Brendshem shtriu autoritetin e qeverise ne vend: Mori ne zoterim Shkodren, bashkoi trupat qeveritare me kryengritesit e Vlores per te larguar italianet, shmangu rrezikun jugosllav nepermjet, luftes dhe diplomacise.
Deputet ne Parlamentin e dale nga zgjedhjet e para te lira ne Shqiperi, ne prill 1921. Anetar i Asamblese Kushtetuese te dale nga zgjedhjet e zhvilluara ne dhjetor 1923.
Komandant i pergjithshem i Ushtrise Kombetare ne periudhen tetor – dhjetor 1921; lufton me sukses me forcat separatiste te mxitura nga jugosllavet.
Minister i Brendshem ne periudhen 24 dhjetor 1921 – 2 dhjetor 1922; ndermerr çarmatosjen e pergjithshme te popullsise. Ne mars 1922, nepermjet nje qendrese te rralle dhe diplomacise beri te deshtoje nje kryengritje e armatosur kunder qeverise, gje qe ia arriti shume prestigjin personal.
Kryeminister dhe Minister i Brendshem nga 2 dhjetori 1922 deri me 25 shkurt 1924. Per here te pare, qe prej 500 vjetesh, qeveria qendrore ushtron autoritetine saj ne te gjith vendin. Eviton gjakderdhjen pas atentatit qe u be ne Parlament( 23 shkurt 1924) dhe, jep doreheqjen pas 2 ditesh.
Pas kryengritjes se armatosur te 10 qeshorit 1924, largohet ne Jugosllavi. Me miratimin e fuqive te medha perendimore, ne dhjetor 1924 kthehet ne Shqiperi dhe, me 24 dhjetor hyn triumfalisht ne Tirane. Eshte perseri Kryeminister dhe Minister i Brendshem ne periudhen 6 janar 1925 – 31 janar 1925.
Me 31 janar 1925, Tirana shpallet kryeqyteti i perhershem i Shqiperise dhe, Ahmet Zogu zgjidhet President i Republikes se Shqiperise. kete post do ta mbaje deri me 1 shtator 1928, duke kryesuar edhe Keshilline Ministrave.
Me 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Mbreteri demokratike, parlamentare te trashegueshme dhe, Zogu 1 Mbret i Shqipetareve.
Kontributi i tij ne sherbim te Atdheut eshte i nje rendesie te dores se pare dhe, pushteti per te nuk qe nje qellim ne vetvete. Ai e beri Shqiperine me monedhen e saje kombetare (1925), ne vend te 15 monedhave qe qarkullonin deri atehere, pajisi vendin me nje legjistacion bashkekohor qe zbatohej, me administrate, xhandarmeri dhe pushtet gjyqesor te efektshem. Reformator i shquar, Mbreti Zog I i dha vendit rend, paqe , qetesi, stabilitet, orientim perendimor. Ai gjithashtu garantoi per shqiptaret lirine ne nje kuptim mjaft te gjere, te drejten e prones, barazine para ligjit, arsimin fillor falas, levizjen e lire brenda dhe jashte vendit etj., dhe u perpoq te krijoje tek ta nje ndergjegje te forte kombetare, i vetedijshem per rendesine e saj ne procesin e modernizimit dhe mbrojtes se interesave te Shqiperise.
Me 20 shkurt 1931, ndersa ndodhej ne Vjene per t’u mjekuar, shpeton nga nje tjeter antentat.
Me 25 nentor 1934 vdes Nena Mbretereshe Sadija.
Me 12 janar 1936, Princesha Senije martohet me Prinsin Abid.
Me 27 prill 1938, Zogu I Mbreti Shqipetareve martohet me konteshen hungareze Geraldina Apponyi, e cila fitoi shpejt simpatine dhe dashurine e popullit shqipetar.
Me 5 prill 1939 lindi Princi Leka.
Pas disa tentativash te pasuksesshme per eleminimin fizik te çiftit mbreteror, me 7 prill 1939, trupat italiane pushtojne Shqiperine.
Me 9 prill Zogu I largohet ne Greqi. Me 2 maj 1939 shkon ne Turqi. Pas nje udhetimi te gjate, ne gusht 1939 arrin ne Paris. Largohet nga qyteti francez, vetem 8 ore perpara se trupat gjermane te hynin aty.
Me 27 qeshor 1940 niset nga Bordoja drejt Anglise. Vendoset ne Londer dhe, perpiqet per organizimin e nje kryengritje kunder pushtuesve ne Shqiperi.
Ne shkurt 1946 niset per ne Egjipt. Ben perpjekje per rrezimin e regjimit komunist. Pas nje udhetimi te shkurter ne Sh.B.A.(1951), rikthehet ne Kajro; qe ketej, ne korrik 1955, largohet i semure per ne france, dhe vendoset ne Kane.
Me 9 prill vdes ne Paris.
Me 15 prill 1961, leka I ben betimin si Mbret i Shqipetareve. Me 7 tetor 1975, ne Biaritz te Frances martohet me zonjushen Suzan Cullen Ward dhe, me 10 tetor 1975 behet dasma ne Madrid.
Me 26 mars 1982, ne Johanesburg lindi Princi Leka.
Me 29 qeshor 1997 u zhvillua referendumi per formen e regjimit. Rezultati pro Republikes do te kontestohej nga monarkistet.
Me 28 qeshor 2002, mes entuziamit popullor, familja mbreterore kthehet ne Atdhe.
Me 22 tetor 2002 vdes Nena Mbretereshe Geraldina.

Un mendoj se duke vleresuar Mbreti Zog I, ne nderojme Shqiperine dhe historine e saj. Ky album eshte nje perpjekje modeste ne kehtte drejtim.

Po e fillojme kete album historik , me ata qe e sollen ne jete dhe qe u takon rrespekti i pare , Prinderit e Ahmet Zogut.

Xhemal Pashe Zogu
Imazh
Sadije ( Toptani ) Zogu Nena MbreTERESHEImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu, Posted 05 Maj 2009, 01:21
Ahmet Zogu , kolonel i ushtrise Shqipetare , pjese e ushrtrise Austro-Hungareze
Imazh

Parlamenti i Shqipetare , dale nga zgjadhjet e lira ne prille 1921
Imazh
Ahmet Zogu Kryeminister , dhe minister i brendeshem, me disa ministra te kabinetit

Ahmet Zogu President
Imazh

Ahmet Zogu Mbret i Shqipetareve
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAMILJA E Ahmet Zogut, Posted 05 Maj 2009, 01:33
Ahmet Zogu me Geraldinën dhe të birin - Leka
Imazh

Ahmet Zogu me dy motrat
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1018
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
"Ahmet Zogu, themeluesi i Shqiperise moderne", Posted 18 Korrik 2009, 13:07
"Ahmet Zogu, themeluesi i Shqiperise moderne"


Mbreti Zogu i Pare eshte themeluesi i shtetit modern te shqiptareve. Ky ishte vleresimi qe shfaqi per mbretin, kryeministri Berisha dje, gjate ceremonise se organizuar per vendosjen e shtatores se tij, ne sheshin kryesor te qytetit te Burrelit. Kryeministri, vleresoi se shteti modern shqiptar nisi krijimin e tij nga Mati, vendlindja e Ahmet Zogut. "Vendosja e shtatores se mbretit Zogu i Pare ne kete shesh, eshte nje nder i madh qe ne i bejme mbare kombit shqiptar. Pavaresia u shpalle ne Vlore, shteti modern shqiptar nisi ketu ne Mat, me burrin e madh te kombit, Ahmet Zogun", vleresoi Berisha, i cili zbuloi shtatoren e vendosur per nder te mbretit. Sipas Berishes, mbreti Zogu i Pare e ka fituar kete status per shkak te inteligjences dhe kurajes me te cilen konsolidoi pavaresine e brishte te Shqiperise. "Ai me nje mencuri te jashtezakonshme, me nje kuraje dhe trimeri legjendare, me nje vizion te pashoq, ia doli qe ne trojet shqiptare te copetuara, ne nje komb qe sapo kishte dale nga sundimi shumeshekullore otoman, te ndertonte shtetin e ri shqiptar, te standardeve monarkiste te avancuara evropiane", deklaroi Berisha ne Burrel. Kryeministri vleresoi se u deshen aftesite e Ahmet Zogut, qe te merrnin fund tentativat per ndarjen e metejshme te territorit shqiptar. "Si Mbreti i te gjithe shqiptareve, se bashku me flamurin, ai u be simboli me pamposhtur i idese se bashkimit kombetar, i shpreses se shqiptareve, kudo qe ndodheshin, per liri dhe dinjitet kombetar", theksoi kryeministri. Po keshtu Berisha, e cilesoi mbretin edhe si njeriun e pare i cili kishte arritur te zbatonte parimet e kapitalizmit ne vend dhe i vleresoi me nota teper pozitive, reformat qe u ndermoren gjate sundimit te tij ne Shqiperi. "Mbreti vendosi ne kete vend, ligjet dhe institucionet me te perparuara te kohes, vuri Shqiperine, qe vinte nga nje feudalizem i thelle, ne "binaret" e zhvillimit kapitalist", deklaroi Berisha. Por sipas tij, ndonese Ahmet Zogu kishte kontribuar shume ne luften kunder nazisteve ne vend, komunistet e drejtuar nga Enver Hoxha, nuk e lejuan te kthehej ne vendin e tij. Kryeministri theksoi se ish-diktatori Hoxha, kishte ne plan bashkimin e Shqiperise me ish-Jugosllavin dhe nje patriot si mbreti, nuk mund t'i lejonte keto skenare. "Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise", theksoi Berisha. Por sipas Berishes, mbreti Zogu i Pare ka meriten e madhe, sepse ndonese larg Shqiperise vazhdoi perpjekjet e pashterueshme per rrezimin e regjimit diktatorial komunist ne Shqiperi.



Historia

Kryeministri Berisha, uroi dje qe historia e shqiptareve te arrinte te ridimensiononte figuren e madhe te mbretit te pare te Shqiperise. Sipas Berishes, shqiptaret duhet te kuptonin kontributin e cmuar qe dha Ahmet Zogu, ne konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.



Pjese nga fjala e kryeministrit Berisha:

"Mbreti Zogu i Pare, do te hynte dhe kryesonte skenen politike shqiptare, ne koherat me te veshtira per vendin dhe kombin, ne koherat kur ishte vene ne pikepyetje - edhe pas shpalljes se pavaresise - vete ekzistenca e Shqiperise se pavarur, dhe beheshin perpjekjet me te perbindshme nga ata qe copetuan shqiptaret dhe Shqiperine, per te shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me nje mencuri te jashtezakonshme, me kurajo dhe trimeri legjendare, me nje vizion te pashoq, ia doli qe ne trojet shqiptare te copetuara, ne nje komb qe numeronte vetem pak vite nga themelimi i alfabetit te tij dhe qe sapo kishte dale nga sundimi shumeshekullore otoman, te ndertonte shtetin e ri shqiptar, te standardeve monarkike te avancuara evropiane. Mbreti Zog, me perpjekje te medha konsolidoi pavaresine e Shqiperise dhe beri qe te marrin fund, perpjekjet per ndarjen e metejshme te saj. Si mbreti i te gjithe shqiptareve, se bashku me flamurin, ai u be simboli me pamposhtur i idese se bashkimit kombetar, i shpreses se shqiptareve, kudo qe ndodheshin, per liri dhe dinjitet kombetar".
E Premte, 17 Korrik 2009
Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 14
Antarësuar: 16 Korrik 2009, 15:44
Re: Ahmet Zogu, Posted 18 Korrik 2009, 18:04
Thesari i vjedhur nga Ahmet Zogu
http://www.youtube.com/watch?v=2CaS94Pf ... re=related

DHe kjo tjetra shikojeni mire hahahaaha :yes:




Ahmet Zogu pjesa.2

http://www.youtube.com/watch?v=DHVnQ8CufVY
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu, Posted 18 Korrik 2009, 20:31
Te verteta jane ato qe shkruan Vasil.
Por Zogu duhet njohur sipas historise se vertete dhe jo sipas historise se fallsifikuar nga frikacaket akademike te periudhes komuniste. E pafalshme eshte kjo kohe qe i dha popullit me breza histori te politizuar sipas shijeve te diktatorit Hoxha. Hoxha ishte fallsifikatori me i madhe i Historise Shqiptare. A. Zogu duhet mesuar ashtu sic ishte me te zezat dhe te mirat e tij.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 14
Antarësuar: 16 Korrik 2009, 15:44
Re: Ahmet Zogu, Posted 20 Korrik 2009, 11:11
Lufta për liri është detyrë dhe nder për çdo shqiptar të ndershëm. Por, populli ynë siç ka ditur në të kaluarën, do të dijë edhe tash të bëjë dallimin mes atyre që vërtet luftojnë për interesat e tij dhe atyre që orvaten ta keqpërdorin e ta shfrytëzojnë luftën e tij të drejtë për qëllimet e tyre të errëta. Populli nuk ka asgjë të përbashkët me ato forca reaksionare zogiste e balliste që mundohen të përzihen në luftën e popull*it tonë dhe hiqen sikur edhe ato po luftoj*në për çlirimin e Kosovës. Në të vërtetë qëllimi i tyre i fundit nuk është çlirimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, por lufta kundër socializmit të vërtetë, që po ndërtohet në Shqipëri. Nuk mund të jenë ku*rrë me popullin e Kosovës kriminelët që ka*në vrarë patriotë të mëdhenj si Bajram Currin e Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën e A*vni Rustemin, ata që kanë vrarë "yjet e Vi*gut", Tefik Çangën, Bardhok Bibën, Ndrec Ndue Gjokën e Heroinat Mirditore. Nuk mund të jenë kurrë me Kosovën ata që lidhen e bashkëpunojnë me CIA-në, me çetnikët, ustash*ët apo me UDB-në e Jugosllavisë titiste për të luftuar kundër Shqipërisë socialiste. Kush lufton kundër Shqipërisë NENE të Enver Hoxhës, ai është edhe kundër popullit të Kosovës, ai është kundër gjithë popullit shqiptar. Rrugën e vërtetë drejt lirisë dhe përparimit, popullit tonë të robëruar nuk ia tregojnë as revizionistët titistë, as tradhtarët sahanlëpirës në Kosovë dhe as ballis*tët e zogistët në shërbim të imperializmit. Vetëm nën flamurin e kuq të marksizëm-leninizmit, nën udhëheqjen e klasës punëtore dhe pararojës së saj marksiste-leniniste, popu*lli ynë do ta arrijë çlirimin e vërtetë ko*mbëtar dhe shoqëror. Populli i Kosovës, që kurrë në historinë e tij nuk u ka rënë në qafë popujve të tje*rë, as tani nuk do të lejojë asnjë shfaqje të nacionalizmit e shovinizmit ndaj popull*sive joshqiptare në Kosovë. Atë që mund ta bëjnë të tjerët, nuk e bën kurrë shqiptari. Lufta jonë drejtohet kundër atyre që na sh*typin e shfrytëzojnë, kundër shovinistëve robërues të Jugosllavisë e tradhtarëve shqiptarë të Kosovës, dhe jo, kurrsesi, kundër popujve jugosllavë, kundër punëtorë*ve e fshatarëve jugosllavë, të cilët, sikur*se edhe ne, shtypen e shfrytëzohen nga bor*gjezia e re jugosllave. Patriot i vërtetë shqiptar është jo ai që sillet keq e bën zullume në njerëzit e pafajshëm të kombësive të tjera, por ai që lufton pa mëshirë kund*ër regjimit gjakatar të revizionistëve jugosllavë, e në të njëjtën kohë shkon mirë me fqinjtë e vet joshqiptarë dhe i bind edhe ata për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.

Ashtu siç ka thënë shoku Enver Hoxha, po*pulli shqiptar kurdoherë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Në luftën e tij' të lavdishme për liri, ai kurdoherë është mbështetur në forcat e veta dhe kurrë në "ndihmën" a "përkrahjen" e fuqive të mëdha agresive. As tani ai nuk ka as iluzionin më të vogël ndaj asnjë fuqie a supërfuqie imperialiste. Çlirimin e tij, populli i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara me shqiptarë, nuk e pret si peshqesh as nga socialimperializmi sovjetik, as nga maoistët kinezë dhe as nga titistët jugosllavë. VDEKJE ZOGISTEVE
:yes:
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ahmet Zogu, Posted 20 Korrik 2009, 11:41
I nderuar Vasil!

Nuk mund te ecet me ne rrugen e Enverit sepse perpose te mirave kishte dhe ane te erreta si ngriti Monumentin e Vrasjeve - te krimit mbi popullin e vet.
Enver Hoxha me shtabin e tij ngriti nje oligarki te rrezikshem policor-partiak-financiar te fuqishem ne Shqiperi dhe ne bote.
Kjo oligarki sapo ndryshoi sistemi pas 1991 mori krejt kapitalin e popullit pa asnje lek apo me cmime simbolike. Dhe sot kjo oligarki e kuqe sundon politiken dhe biznesin, sigurimin dhe gjykatat, prokurorite, presidencen gjithe poret e administrates se vendit.
Cka kerkon o Vasil kesaj klase puntore e fshatare te quajtur Proletariat? Te vazhdojne marshimin me veprat e Enverit, me barke thate, te hedhur neper emigracione shqiptaret duke i sulmuar spiunjet e komunizmit ne bote dhe racizmi i botes?

Jo kurre! Enverin lereni ta gjykoji populli i tij me artikujt dhe deshmite e tija! Lereni popullin te gjeji rrugen e vet te se Drejtes dhe jo te merret me pacavuret qe i ka kaluar koha. Vete ish klasa komuniste i ka djegur dhe shpreh urrejtje per Enverin dhe veprat e tija.
Vasil!
Busulla jone eshte te Proletariati. Kerkund tjeter sepse nuk ka me eksperimente me Proletariatin sikurse u be me veprat e marksit, te Leninit, te Enverit,.....Koha sipas ligjesive te mohimit i ka nxjerre te deshtuara. Proletariati do ta rimarre rolin e saj pa ndihmen e Marxit, Engelsit, Enverit,,,,........Ka filozofine e vet qe eshte EKSPERIENCA 300-400 VJECARE.
Te majtat larg duarte dhe shpresat nga Proletariati.
Proletariati i ka shpallur lufte sikurse kapitalizmit edhe Partive te Majta me klasen gjigande te Oligarkise se kuqe ne bote. E majta i vodhi, i grabiti besimin, energjine, djersen, mundin, fabrikat, arat, gjithshka qe e ndertuan me duarte e tyre duke i mashtruar dhe i dhunuar me veprat e Marxit,....te Enverit....
Mashtrimi mori fund!
Te majtat ne Shqiperi si PD, PR dhe PS,...jane thesi i nje miellit, jane te majta totalishte. Mos e shqetesoni Proletariatin dhe mos te presi e Majta se Proletariati do te luftoje te mbroji kapitalin ekonomik dhe politike te se Majtes! ne bote? Kurre me nuk kam me u ricikluar kjo spirale e vrazhde dhe tej antiproletare qe u shfaqe pas vdekjes se Marxit e deri ne ditet tona!
Vasil!
Gjej te tjera menyra per ti sherbyer Atdheut tone te bukur dhe energjike! Hiqju hajmalirave qe vete historia dhe ligjesite e shkences se filozofise i ka mohuar duke i nxjerre si skarcitet.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 14
Antarësuar: 16 Korrik 2009, 15:44
I-AMESHUAR shkroi:"Ahmet Zogu, themeluesi i Shqiperise moderne"


Mbreti Zogu i Pare eshte themeluesi i shtetit modern te shqiptareve. Ky ishte vleresimi qe shfaqi per mbretin, kryeministri Berisha dje, gjate ceremonise se organizuar per vendosjen e shtatores se tij, ne sheshin kryesor te qytetit te Burrelit. Kryeministri, vleresoi se shteti modern shqiptar nisi krijimin e tij nga Mati, vendlindja e Ahmet Zogut. "Vendosja e shtatores se mbretit Zogu i Pare ne kete shesh, eshte nje nder i madh qe ne i bejme mbare kombit shqiptar. Pavaresia u shpalle ne Vlore, shteti modern shqiptar nisi ketu ne Mat, me burrin e madh te kombit, Ahmet Zogun", vleresoi Berisha, i cili zbuloi shtatoren e vendosur per nder te mbretit. Sipas Berishes, mbreti Zogu i Pare e ka fituar kete status per shkak te inteligjences dhe kurajes me te cilen konsolidoi pavaresine e brishte te Shqiperise. "Ai me nje mencuri te jashtezakonshme, me nje kuraje dhe trimeri legjendare, me nje vizion te pashoq, ia doli qe ne trojet shqiptare te copetuara, ne nje komb qe sapo kishte dale nga sundimi shumeshekullore otoman, te ndertonte shtetin e ri shqiptar, te standardeve monarkiste te avancuara evropiane", deklaroi Berisha ne Burrel. Kryeministri vleresoi se u deshen aftesite e Ahmet Zogut, qe te merrnin fund tentativat per ndarjen e metejshme te territorit shqiptar. "Si Mbreti i te gjithe shqiptareve, se bashku me flamurin, ai u be simboli me pamposhtur i idese se bashkimit kombetar, i shpreses se shqiptareve, kudo qe ndodheshin, per liri dhe dinjitet kombetar", theksoi kryeministri. Po keshtu Berisha, e cilesoi mbretin edhe si njeriun e pare i cili kishte arritur te zbatonte parimet e kapitalizmit ne vend dhe i vleresoi me nota teper pozitive, reformat qe u ndermoren gjate sundimit te tij ne Shqiperi. "Mbreti vendosi ne kete vend, ligjet dhe institucionet me te perparuara te kohes, vuri Shqiperine, qe vinte nga nje feudalizem i thelle, ne "binaret" e zhvillimit kapitalist", deklaroi Berisha. Por sipas tij, ndonese Ahmet Zogu kishte kontribuar shume ne luften kunder nazisteve ne vend, komunistet e drejtuar nga Enver Hoxha, nuk e lejuan te kthehej ne vendin e tij. Kryeministri theksoi se ish-diktatori Hoxha, kishte ne plan bashkimin e Shqiperise me ish-Jugosllavin dhe nje patriot si mbreti, nuk mund t'i lejonte keto skenare. "Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise", theksoi Berisha. Por sipas Berishes, mbreti Zogu i Pare ka meriten e madhe, sepse ndonese larg Shqiperise vazhdoi perpjekjet e pashterueshme per rrezimin e regjimit diktatorial komunist ne Shqiperi.



Historia

Kryeministri Berisha, uroi dje qe historia e shqiptareve te arrinte te ridimensiononte figuren e madhe te mbretit te pare te Shqiperise. Sipas Berishes, shqiptaret duhet te kuptonin kontributin e cmuar qe dha Ahmet Zogu, ne konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.



Pjese nga fjala e kryeministrit Berisha:

"Mbreti Zogu i Pare, do te hynte dhe kryesonte skenen politike shqiptare, ne koherat me te veshtira per vendin dhe kombin, ne koherat kur ishte vene ne pikepyetje - edhe pas shpalljes se pavaresise - vete ekzistenca e Shqiperise se pavarur, dhe beheshin perpjekjet me te perbindshme nga ata qe copetuan shqiptaret dhe Shqiperine, per te shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me nje mencuri te jashtezakonshme, me kurajo dhe trimeri legjendare, me nje vizion te pashoq, ia doli qe ne trojet shqiptare te copetuara, ne nje komb qe numeronte vetem pak vite nga themelimi i alfabetit te tij dhe qe sapo kishte dale nga sundimi shumeshekullore otoman, te ndertonte shtetin e ri shqiptar, te standardeve monarkike te avancuara evropiane. Mbreti Zog, me perpjekje te medha konsolidoi pavaresine e Shqiperise dhe beri qe te marrin fund, perpjekjet per ndarjen e metejshme te saj. Si mbreti i te gjithe shqiptareve, se bashku me flamurin, ai u be simboli me pamposhtur i idese se bashkimit kombetar, i shpreses se shqiptareve, kudo qe ndodheshin, per liri dhe dinjitet kombetar".
E Premte, 17 Korrik 2009
Koha Jone

Sa qesharak qe beheni more shoki po kjo dote thote ti thuash tradhetise hajde se te shtroje nje drek si e justifikoni ju tradhtin e klikes se Berishovicit si munde te haroni te bemat e satrapit Zoge si popull sepse Berishen e dime me pse eberi kete

Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit 1924

Shkruan: Dr. Shyqyri HYSI
Tiranë, 02.09.2008

* * *
Gjatë rrjedhave të historisë së njerëzimit dhe historisë sonë kombëtare njihen disa marrëveshje të fshehta, të cilat për publikun e gjerë janë marrë vesh pas shumë kohësh. Një prej marrëveshjeve të fshehta me pasoja të rënda kombëtare për shqiptarët është marrëveshja Pashiç-Ahmet Zog e lidhur në gusht të vitit 1924. Njoftimet publike për këtë marrëveshje pa dhënë detajet e saj, fillimisht u botuan në faqet e shtypit të diasporës shqiptare në Gazetën “Dielli”. Më e shpejtë për të siguruar tekstin e kësaj marrëveshje u tregua pala italiane, e cila brenda një kohe relativisht të shkurtër siguroi tekstin në dy kopje. Kopjen e parë e siguroi atasheu ushtarak italian në Beograd, në nëntor të vitit 1925 dhe të dytën e përcolli për në Romë më 9 janar 1926, i ngarkuari me punë në Tiranë Tomas Asereto. Historiografia shqiptare megjithëse ka patur dieni këtë marrëveshje, nuk e ka publikuar për ta bërë prezente.

Pas viteve nëntëdhjetë, marrëveshja është botuar e plotë nga studiuesit Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), në mars të vitit 2007, prezantoi faktin në punimin “Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli” (faqe 126-140 me titull “Rreth një marrëveshje të A.Zogut të vitit 1924” ). Po të njëjtin fakt në muajin shkurt, të po atij viti, pedagogu i universitetit të Gjirokastrës, Shyqyri Hysi, e botoi në monografinë “Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar” (faqe 74-78, me titull “Marrëveshja Pashiç-Ahmet Zogu e gushtit 1924” ).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli është në gjuhën italiane, ndërsa dokumenti i bërë prezent nga Sh. Hysi, është në gjuhën shqipe. E përmendim këtë fakt për të theksuar prezencën e dokumentit në dy forma. Pala greke që ishte në sinkron me Beogradin për çështjen e Shqipërisë, pasi u njoh me marrëveshjen, nxitoi dhe mori premtimet përkatëse prej Zogut. Për dijeninë e palës geke me këtë marrveshje, na njofton M. Frashëri (Ministër fuqiplotë i Shqipërisë) në vitin 1925, me anë të një telegrami të dërguar nga Athina në Tiranë, në të cilin theksonte: “Kollokotroni ...më bëri fjalë për do premtime që paska bërë z. Ahmet Zogu kur ishte në Beograd”.

I pari shqiptar që u njoh me këtë dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf Fico, i cili më 1928 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd . Rauf Ficua gjatë bisedës me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme Jugosllave, Ninçiç, do të dëgjonte për herë të parë se “Zogu ishte kthyer në Shqipëri në bashkëpunim dhe me ndihmën e Qeverisë së Beogradit... se Zogu kishte firmosur me Qeverinë e Beogradit një akord të vërtetë politik, duke premtuar në shkëmbimin e Shën Naumit”. Pas afro dhjetë vjetësh në vitin 1937 kur Ficua ishte ministër fuqiplotë në Athinë, gjatë debatit me palën greke, për hapjen e shkollave private greke në Himarë dhe shkollave publike në gjuhën shqipe në Çamëri, i përmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palës greke kishte një marrëveshje si ajo me jugosllavët. Megjithatë deri më sot një marrëveshje e tillë nuk është publikuar, duke mbetur në potencë çështje për zbardhje.

Sutudiuesi i parë që e ka trajtuar këtë marrëveshje në mënyrë të plotë ishte italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrëveshjes Pashiç-Ahmet Zogu, që ai ka analizuar, gjendet në AQSH në gjuhën italiane dhe konsiderohet një tekst i plotë sikurse edhe ai në gjuhën shqipe, që gjendet në arkivin e MPJ. Pas tij edhe Avramovski përmend këtë marrëveshje, por thekson se nuk ka asnjë dokument të shkruar, çka nuk është e vërtetë. Mesa duket atëhere ai nuk e kishte mundësinë për ta njohur këtë dokument tepër sekret.

Marrëveshja theksonte:
“1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.

8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10.Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Klementit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

11.Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet gjerarkisë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12.Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13.Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14.Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15.Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16.Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.
Vlen të përmendim se kjo marrveshje është kontestuar prej disa studiuesëve. Pas vitit 1990 në disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo marrëveshje është hedhur për konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave për ta vënë Zogun në pozita. Gjithësesi mbetet një dokument arkivor që kërkon një angazhim të veçantë, sikurse është fakt që disa pika të saj Zogu i zbatoi me përpikmëri.

Duke e dërguar për herë të parë në faqet e shtypit shqiptar këtë marrëveshje, të padekonspiruar për publikun e gjerë më parë, nuk synohet as denigrimi as rivlerësimi i figurës së Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisë, politikanëve dhe publikut të gjerë shqiptar. Le të shpresojmë se dokumenta të tilla origjinale, të pabotuara më parë, do t’u shërbejnë sadopak studjuesve të kësaj periudhe. Hajt me shnet se kjo eshte realiteti e ti te dhembin syte nga e verteta shoku me vjen keq tung respekt lexo mire mose na shite mend ketu :yes:
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 11 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 14 Dhjetor 2018, 05:35
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari