Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
KONFERENCA E PAQES NE PARIS - SHQIPNIA 29.7.- 15.10. 1946
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4130
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Konferenca e Paqes ne Paris 29 korrik - 15 tetor, 1946
Imazh
(nga e majta)Norman Robertson, kryeministri kanadez - Uiliam Lyon Mackenzie King(17.12.1874 ne Berlin, vdiq ne Kanada 22.7.1950),, Hon. Brooke Klakston, Arnold Heeney
Ne pallatin e Luksemburgut


Konferenca e 21 vendeve, ishte një konferencë i Luftës së Dytë Botërore.Konferenca e Paqes ne Paris rezultoi në Traktate të nënshkruar në Paris më 10 shkurt të vitit 1947. Fuqitë fitimtare të kohës së luftës si aleatët kryesisht SHBA, BS, Britania e Madhe, Franca dhe Kanada negocuan detajet e traktateve me Italinë, Rumaninë, Hungarinë, Bullgarinë, dhe Finlanda
Traktatet lejuan Italia, Rumania, Hungaria, Bullgaria dhe Finlanda të marrim përgjegjësitë e tyre si shtete sovrane në çështjet ndërkombëtare dhe të kualifikohen për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Traktati i Paqes përfshinte në vendimet; - pagesën në dëmshpërblimet e luftës, përkushtimin për të të drejtat e pakicave dhe përshtatje territoriale duke përfshirë Perandorinë Koloniale italiane në Afrikë dhe ndryshime në marrëdhaniet kufitare në këto vende;
Itali-Jugosllavi, hungareze, sllovake, rumune-hungareze, rumune-sovjetike, bullgare-rumune, franko-italiane dhe sovjeto-finlandeze. Në klauzolat politike përcaktohet se nënshkruesi duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të gjithë personat nën juridiksionin e saj shtetëror, pa dallim race, gjinie, gjuhe apo fejet duhet të gëzojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes, të shtypit dhe botimit, e lutje fetare, e mendimit politik dhe e takimit publik.
Çdo qeveria ndërmori për të parandaluar rishfaqjen e organizatave fashiste apo çfarëdo të tjerët,qoftë politike, ushtarake ose gjysmë-ushtarake, qëllimi i të cilit është që të privojnë popullin në të drejtat e tyre demokratike.
Sidomos në Finlandë u banë kompesimi i dëmeve të luftës dhe ato diktuan ndryshime në kufi që ishin ba nga një padrejtësi e fuqive perëndimore për shkak të simpatisë që kishin ndaj Bashkimit Sovjetik gjatë luftës sovjetike kundër anmikut tyne shpirtnor në dimrin e viteve 1939-1940.
Kjo simpati, megjithatë, është humbur nga koncesione e Finlandës, që i bani gjatë luftës Gjermanisë naziste dhe si Bashkimi Sovjetikë si përgjigje bombardoi nga ajri 18 qytete Finlandës, më 25 qershor të vitit 1941, si fillimi i Luftës sovjetike kundër Hitlerit. Finlanda pushtoi një rrip të gjerë të territorit rus prej viteve 1941-44.
Dorëzimi i pjesës së pushtuar te territorit të Bashkimit Sovjetik u realizue në armëpushim në Moskë i cili u nënshkrua në Moskë më 19 Shtator të vitit 1944 që do të thoshte një zgjerim të territorit që do t’i kthehej në krahasim me Traktatin e Paqes të Moskës që i dha fund Luftës së Dimrit.

Imazh
PALLATI I LUKSEMBURGUT NE FRANCE - PALLATI I KONFERENCES SE PAQES NE 1946


Reparacionet e luftes



Dëmet e luftës

Problemin e reparacioneve e damshpërblimeve të luftës dëshmoi të jetë një nga arsyet kryesor që bëri të mblidhen pas luftës në Paris 21 përfaqsues të lartë të vendeve të botës. Bashkimin Sovjetik, vendi i cili kishte pësuar dëme më të mëdha gjatë luftës, kishte të drejtë të damshpërblehej ma shumë me përjashtim të Bullgarisë, pasi simpatizoi kampin nazist.
Në rastin e Rumanisë dhe Hungarisë u vendosë kompensimi relativisht i larta në kushtet e armëpushimit dhe nuk u ndryshuen.
Sipas marrëveshjes mbi armëpushimit të dhjetorit të vitit 1944 konfirmoi se Finlanda duhej t’i paguente dëmshpërblime Bashkimit Sovjetik për një periudhë gjashtë-vjeçare prej 300 milionë dollarë ari amerikan. Koha e pagesës është prej vitit 1945 e vazhdon deri 8 vjet dhe në verën e vitit 1948 reduktohet me vlerën nominale të 226.500.000 dollarë ari. Finlanda është vendi i vetëm i atyre që kanë paguar reparacionet e luftës në mënyrë të plotë më 18 Shtator 1952.

Finlanda është i vetmi vend prej listës që ka paguar plotësisht dëmshpërblimee e luftës. Rumania në fund ka paguar rreth 2 miliardë dollarë në mallra dhe të holla, gjashtë herë më shumë se shuma e cekur nga Traktati. Vendi ishte nën pushtimin sovjetik deri në 1958.

Llogaritja ne para behet sipas kursit te dollarit te viteve 1938.
Ja shtete qe ju akorduan para ne dollare.

*360,000,000 dollare - Italia:
125,000,000 - Jugosllavia;
105,000,000 - Greqia;
100,000,000 - Bashkimi Sovjetik;
25,000,000 - Etiopia
5,000,000 - per Shqiperine.
300,000,000 per Finlanden në Bashkimin Sovjetik
300,000,000 - Hungaria:
200,000,000 - Bashkimi Sovjetik;
100,000,000 - Cekosllovakia dhe Jugosllavia.
300,000,000 - Rumania - Bashkimi Sovjetik
70,000,000 -Bullgaria:
45,000,000 - Greqia;
25,000,000 - Jugosllavia.

E shqipëroi Bep Martin Pjetri
Më dt.11 shtator 2010
U morre nga ; http://da.wikipedia.org/wiki/Paris-fredsaftalen_i_1947
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4130
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KONFERENCA E PAQES NE PARIS - 29.7.- 15.10. 1946, Posted 12 Shtator 2010, 00:28
Po ta vëreni me kujdes rreth vendimeve të Konferencës së Paqes në Paris të kujtohet ''Karta/pakti i Atlantikut
14 gusht 1941'', ku aty u hodhën bazat e para për një botë të lirë e pa luftra, por sic theksuen të dy Uillsoni dhe Curchilli se nuk arritëm t'i shoqërojmë vendimet me institucionet përkatëse, duke i materializue në praktikë.
Por ''Karta/pakti i Atlantikut të 14 gusht 1941'' po zbatohet institucionalisht në vija kryesore. Ideues ishin Uillsoni dhe Curchilli.

E diel, më 12 shtator 2010


9 Maji, pesime dhe mesime
Imazh

Data 9 Maj 1945, kur sundimi 12-vjecar mizor nazifashist u shemb, si rrjedhoje e rezistences, lufterave dhe perpjekjeve titanike te popujve liridashes e antifashiste, shenon perfundimin e njerit prej kapitujve me te erret ne historine boterore. Ndaj, jehona e tij, vazhdon e do te vijoje te ndihet edhe me tej, natyrisht e pasuruar me te dhena, analiza e sidomos perfundime cilesisht me te plota, pas permbysjes se komunizmit ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore, kur dhe e verteta po del gjithnje e me mire sheshit.

1. Ruzvelti dhe Curcilli

Ndryshe nga sa ishte predikuar ne vendet e Lindjes, zhvillimi i mevonshem i ngjarjeve, fitorja e demokracise dhe clirimi i historise nga vargonjte ideologjike te se kaluares, po e qartesojne gjithnje e me mire se Stalini dhe ish-BS-ja ishin vetem kundershtare te perkohshem ushtarake te Hitlerit. Kjo pasi sistemi ideologjik stalinian ishte serish totalitar, edhe pse me nje emer tjeter. Koha dhe realiteti treguan se ish-BS-ja nuk pati alternative me te mire, por thjesht kerkonte zevendesimin e nazizmit me nje totalitarizem te ri. Sigurisht qe kontributi i madh i Ushtrise se Kuqe nuk mohohet; perkundrazi, ai vleresohet lart bashke me gjakun dhe sakrificat e panumerta te popujve te tjere qe u ngriten me arme ne dore kunder nazizmit, perfshire dhe popullin shqiptar. Vecse kundershtaret e vertete politike, ideologjike dhe ushtarake te nazifashizmit ishin Rusvelti dhe Curcilli, keta dy perfaqesues gjigande te demokracise liberale te SHBA-se dhe Britanise se Madhe. Sikurse ne Gjermanine e asaj kohe kundershtaret e vertete te regjimit tiranik te Hitlerit nuk ishin komunistet e udhehequr nga UIbrihti dhe Honekeri, edhe pse ata luftuan kunder tij dhe u burgosen. Por ishin kancelaret e ardhshem demokrate gjermane, Konrad Adenaur, Ludvig Erhard, Vili Brandt etj.

2. Po Shqiperia?

Pa dashur te hyjme ne analiza shteruese te fakteve e dukurive tashme te njohura, rreshtimi i vendit tone krahas koalicionit te madh antifashist mbetet nje fakt madhor pozitiv. Por, t'i veme pikat mbi "i" e te jemi te sinqerte. Vete diktatori e kishte shpallur se vertet ne ishim rreshtuar me koalicionin antifashist, porse ndermjet tre aleateve kryesore, ishte zgjedhur qartazi BS-ja, pasi dy te tjeret kishin, sipas tij, sisteme borgjezo-kapitaliste. Vec kesaj, komunistet shqiptare kur erdhen ne pushtet u distancuan prej demokracise liberale, duke perqafuar aleancen me ish-BS. Ketu qendron shkaku kryesor i privimit te Shqiperise nga perfshirja e tij ne sistemin e vlerave perendimore demokratike. Ketu qendron dhe rendesia epokale e aktit historik te rivendosjes se marredhenieve me SHBA dhe Britanine e Madhe menjehere pas zhvendosjes se demokracise pluraliste ne vendin tone, ne fillim te viteve '90.

3. Perendimi - Pesime dhe Mesime

Dihet tashme se Gjermania Perendimore dhe komuniteti nderkombetar nxoren ne vazhdimesi mesimet e duhura nga pesimet tragjike te nazizmit. Ata nuk perseriten precedentin e gabuar te Versajes pas Luftes I Boterore per ndeshkimin kolektiv dhe te pa diferencuar te popullit gjerman. Kreret naziste dhe fajtoret e tjere te medhenj dolen dhe moren denimet e merituara ne Gjyqin e famshem te Nyrenbergut. Nderkohe, fale Planit Marshall te SHBA-se dhe ndihmave te tjera, u sigurua mbeshtetje e fuqishme per rimekembjen e Gjermanise se rrenuar. Fale ketyre masave, punes se vete gjermaneve dhe politikaneve te tij vizionare, brenda pak viteve lindi "mrekullia ekonomike gjermane". Bashke me miqte dhe armiqte e saj tradicionale me 1957, Gjermania u be bashkethemeluese dhe mbeshtetese aktive e BE-se dhe organizmave te tjera te rendesishme nderkombetare. Ndjesa kolektive, sidomos ndaj hebrenjve eshte kthyer ne nje ritual domethenes per te gjithe politiken gjermane dhe me gjere. Krahas te tjerash, e botes ne pergjithesi. Gjermania eshte tashme nder donatoret me te medhenj te botes. Krahas SHBA-se dhe vendeve te tjera aleate, ajo eshte sot kampione e paqes, bashkepunimit dhe demokracise ne Evrope dhe bote.

Mesime te dobishme kane nxjerre edhe vende te tjera perendimore qe kane lenguar nen diktaturat fashiste e sot jane ne familjen e madhe evropiane.

4. Absurdi lindor

Krejt e kunderta ndodhi me ish-kampin socialist. Fakte te shumta deshmojne se ai vetem se e instrumentalizoi kontributin e popujve te tyre kunder nazizmit per te mbuluar politiken e tij kriminale. Ndryshe nga pjesa perendimore, pas montimit te Perdes se Hekurt, regjimet lindore zbatuan intensivisht politiken e bllokadave, embargove, shantazheve, deri ato berthamore dhe atomike, ngritjen e Mureve famekeqe te Berlinit, shtypjen e te drejtave njerezore, etj per te gjithe ata qe kerkonin liri dhe drejtesi shoqerore dhe qe i kishin kthyer syte nga perendimi. Pa dyshim qe regjimi komunist ne Shqiperi perben rekord me vete ne kete drejtim. Mjaft te kujtojme burgjet apo kampet e internimeve ne Spac, Reps, Burrel etj., dhe qindra mijera viktima te tiranise moniste. Se cili ishte socializmi real qe pretendonte Lindja te ndertonte, tashme per kedo eshte e qarte. Sidomos pas botimit te Librit te Zi te Komunizmit po qartesohet gjithnje e me shume se te dy keta sisteme perfaqesojne dy ane te se njejtes medalje totalitare.

5. "Hitleri" i Ballkanit

Kur pas shembjes se komunizmit po mendohej se totalitarizmat ne Evrope kishin marre fund, ne Serbi u shfaq "Hitleri" i Ballkanit per te treguar te kunderten. Kater dekada pas renies se nazizmit, Milloshevici ndermori 4 luftera te pergjakshme, te shoqeruara me krime masive dhe monstruoze qe edhe Hitleri do t'i kishte pasur zili, sidomos ndaj popullit martir te Kosoves. Pavaresisht nga fundi i palavdishem ne Hage, ithtaret e tij ende nuk e kane mesuar se i jane futur ne nje rruge pa krye, kur kercenojne komunitetin nderkombetar dhe Kosoven me bllokada, embargo, shantazhe, lufte, apo ndarje te reja! Nderkohe, qe Srebenica, Racaku, Perkazi i Adem Jasharit, e plot vende te tjera ne ato zona deshmojne fare qarte se cmenduria politike dhe krimimaliteti monstruoz i ithtareve dhe pasuesve te Hitlerit e Miloshevicit ne Ballkan nuk njeh kufij. Vecse ai nuk ka te ardhme. 9 Maji, qe per koincidence fatlume perkon me perfundimin e Javes Evropiane e deshmon me se miri kete te vertete te madhe. Ndersa Shqiperia dhe Kosova, krah per krah me komunitetin progresiv nderkombetar dhe miqte e aleatet e shumte po japin ndihmesen e tyre historike per triumfin perfundimtar te demokracise dhe vlerave perendimore mbi totalitarizmat e cdo lloji.
Nga dr. Jorgji Kote
E Shtune, 10 Maj 2008

(*) Diplomat, Ministria e Puneve te Jashtme
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 24 Shtator 2014, 02:24
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari