Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 11 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
7.4. 1939 - PUSHTIMI I SHQIPERISE NGA ITALIA
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
7.4. 1939 - PUSHTIMI I SHQIPERISE NGA ITALIA, Posted 30 Shtator 2009, 13:56
Britania dhe pushtimi i Shqipërisë nga Italia(SIPAS ANGLEZEVE
Imazh

Perandoria Britanike thuhet se nuk bëri asgjë kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë më 1939. Kjo është thënë gjithmonë gjatë 50 viteve të fundit. Por disa ditë më parë, e përditshmja Britanike Daily Telegraph publikoi në internet arkivën e vet historike, ku shumë shkrime të vlefshme që janë publikuar në prill të vitit 1939, japin detaje të rëndësishme për atë që ndodhi ditët para dhe pas pushtimit të Shqipërisë. Nga shkrimet e publikuara, ndoshta më interesanti është një analizë e shkruar nga vetë Winston Churchill, kryeministri i ardhshëm i Britanisë, që në atë kohë qe një nga anëtarët më me ndikim të parlamentit Britanik. Shumë detaje interesante dalin në këtë analizë, fakte që mund t’i zbuloni më poshtë në shkrimin që kemi përkthyer për ju. Lexim të këndshëm…

A është lufta apo paqja që i intereson më shumë Mussolinit?
Winston ChurchillNë shumë vende është shtruar pyetja nëse Signor Mussolini do ta çojë Italinë në një luftë botërore në krah të Gjermanisë apo jo. Shumë njerëz besojnë se pas asaj që ndodhi gjatë netëve të shkuara, kjo pyetje ka marrë përgjigje. Marrëveshja Anglo-Italiane u dhunua në mënyrën më të pafytyrë. Nuk ka as edhe një çështje të vetme për të cilën premtimi mund të thuhet se u mbajt.

Nga i nderuari Winston Churchill, M.P

Italia premtoi të reduktojë ushtrinë e vet në Libi me 30 mijë vetë. Ajo i tërhoqi këto trupa, por i ktheu sërish pas. Italia premtoi të tërheqë trupat e veta nga Spanja, sapo lufta civile të mbaronte. Lufta ka mbaruar, por trupat e saj janë ende atje.
Ajo premtoi të mos e ndryshojë status quo-në në Mesdhe, gjë që përfshinte, dhe nënkuptohej se përfshinte, edhe Adriatikun. Tashmë ajo hodhi duart e saja të dhunshme mbi pavarësinë e Shqipërisë. Ajo premtoi se të gjitha lëvizjet e trupave do të njoftohej paraprakisht te pala tjetër. Por ky premtim u thye në mënyë të neveritshme.

Ushtritë mund të izolohen
Si për të dëshmuar edhe një herë natyrën e vet gënjeshtare, garanci precize iu dhanë Ambasadorit Britanik nga Konti Ciano se asnjë lëvizje trupash drejt Shqipërisë nuk qe në plan. Pikërisht në atë moment, anijet dhe trupat po suleshin drejt viktimës.

Nuk është e mundur të shohësh një panoramë më të plotë të besës së shkelur dhe pandershmërisë nga ajo që është treguar. Ndonjë mund të besojë se një qeveri që qe betuar në mënyrë kaq solemne në respektimin e një marrëveshjeje, që sapo qe lidhur me një Fuqi mike, nuk ka mundësi që e ndau mendjen të hyjë në armiqësi me atë Fuqi.

Gjithsesi, megjithëse besa mund të thyhet, interesi mbetet. Qe një maksimë e shekullit të 18të, përmendur nga Duka i madh i Marlborough – “Interesi nuk gënjen kurrë.” Dhe sigurisht interesat Italiane mund të plagosen rëndë nga një luftë kundër Britanisë së Madhe dhe Francës në Mesdhe.

Asnjë vend nuk ka qenë kaq i plandosur sa Italia në këtë çast. Katër ushtri të ndara kanë lënë brigjet e saj dhe mund të izolohen në mënyrë të pashpresë nëse Marina Italiane mposhtet nga flota Anglo-Franceze. Këto flota janë pakrahasimisht më të fuqishme sesa ajo Italiane. Edhe sikur të gjitha anijet italiane të drejtoheshin nga Mussolinë, është e vështirë të besosh se ato do të mund të qëndronin mbi det përballë goditjeve tona.

Gadishulli i gjatë dhe i dobët
Asgjë nga ato që ka ndodhur në luftë dhe asgjë nga ato që ne kemi mësuar deri tani, nuk na bën të besojmë se burrë për burrë, marinarët italianë janë dy apo tre herë më të aftë sesa britanikët apo francezët. Modestia na shtyn të shprehemi në këtë mënyrë.

Nëse një luftë botërore do të na detyrohet këtë vit ka shumë gjasa që veprimet e para vendimtare të arrihen në Mesdhe dhe këto veprime mund të sjellin pasoja shkatrrimtare mbi ushtritë italiane në Abisini, Libi, Spanjë dhe Shqipëri.

Disa strategë britanikë besojnë se në një luftë botërore kundër Nazizmit, mund të jetë një avantazh pozitiv të kemi Italinë si armik. Në këtë gadishull të gjatë dhe të dobët, me mungesën e dukshme të lëndëve të para, ato vërejnë një skenë ku fitore të rëndësishme mund të arrihen.

Ata deklarojnë se Gjermania do të detyrohet të mbajë Italinë, njësoj si ajo mbajti Austrinë në luftën e fundit. Furnizimet gjermane do të duhet të dërgohen në jug. Ky proces, sakaq ka filluar. Trupat gjermane – mbi të gjitha, avionët gjermanë – do të duhet të angazhohen në mbrojtje të Italisë e për rrjedhim, edhe në aventurat italiane të përtejdetit.

Dëshira e njerëzve për paqe
E ardhmja nuk mund të jetë e kënaqshme për popullin italian. Nëse dominimi Nazist do të jetë i suksesshëm në mposhtjen e rezistencës së Francës dhe Perandorisë Britanike, ndoshta të asistuar nga Shtetet e Bashkuara, natyrisht, do të ketë shumë gjëra për t’u ndarë. Por Gjermania do të jetë tigri ndërsa Italia shërbëtori i ri që ka dalë për gjah bashkë me të. Gjermanët kanë një mënyrë, kur hyjnë në vende të ndryshme. Ato hedhin të gjithë peshën e tyre mbi to. Edhe nëse shpresat më të mëdha të aksit Berlin-Romë do të realizohen, Italia do të jetë në fakt, ndoshta jo në emër, një vend i varur nga fuqia Naziste.

Por fatet e luftës ndoshta nuk do të ndjekin këtë rrugë. Kombet e mëdha të Perëndimit, ekzistenca e të cilave mund të jetë në rrezik si dhe ato aleatë në Lindje, mund të bashkohen përballë presionit e në fund mund të jenë të suksesshme. Në këtë rast, Italia jo vetëm që do të vuajë goditjet e rënda të fillimit, por mund të dalë në anën e të humburve në përfundim. Sido që të vijnë punët, prespektiva italiane nuk duket joshëse për këdo që e sheh situatën me gjakftohtësi.
Ka arsye për të besuar se kjo është ajo çfarë mendon populli italian. Shumica e tyre nuk lejohet të marrin pjesë në diskutimin mbi të ardhmen e vet. Atyre u tregohet vetëm çfarë është e mirë për ta të dëgjojnë. Mendimet e lira parandalohen që në embrion.

Por ne na kanë thënë se edhe në Këshillin e Madh Fashist fjalë të vrazhda janë hedhur kundër politikës së hyrjes së Italisë në një luftë Mesdhetare kundër Britanisë dhe Francës. Një udhëheqës i rëndësishëm thuhet se ka deklaruar se Italia nuk duhet të futet në luftë “kundër vullnetit të Kishës, të Mbretit dhe të popullit”.

Ne mund të themi se, nga kontaktet e panumërta që ekzistojnë në rang individual mes Britanikëve dhe Italianëve, ky është mendimi i përgjithshëm në të gjithë Italinë. Do të jetë një fatkeqësi e vërtetë që popullata industrialiste dhe e logjishme italiane ta gjejë veten të dënuar me një luftë shkatërrimtare kundër dy demokracive të Perëndimit. Padyshim ata janë siguruar dhe francezët dhe britanikët janë shterpë dhe dekadent; që ato janë kalbur me bolshevizëm; që janë të paaftë për punë burrash. Por kjo propagandë nuk ka bindur shumë vetë dhe në këtë çast mbetet e dyshimtë nëse Signor Mussolini ka apo do të ketë fuqinë për të detyruar Italianët t’i hyjnë kësaj fundosjeje të tmerrshme.

Lëvizje lokale apo një plan më i gjerë?
Pushtimi Italian i Shqiperise ne vitin 1939Thyerja e marrëveshjeve me Britaninë e Madhe, për të cilat shumë njerëz ndjenin se nuk ishin thjeshtë në letrën ku qenë shkruar, nuk është domosdoshmërisht një hap final. Mizoria kundër Shqipërisë shfaqet, si shumë episode në këto kohë, një maskë me shumë kuptime.

Ajo mund të jetë lëvizja e parë Gjermano-Italiane mbi Ballkan, gjë që do të sjellë detyrimisht luftë të përgjithshme. Sigurisht që lëvizja e trupave dhe municioneve drejt Shqipërisë, shumë përtej asaj që është e nevojshme në Shqipëri, duket se mbështet këtë këndvështrim të errët.

Nga ana tjetër, dikush mund të imagjinojë Mussolinin duke shpjeguar se ky ekskursion në Shqipëri është thjeshtë një aksident lokal. Mund të thotë se, ai, hodhi kërkesa në Francë, kërkesa që besonte se ishin të drejta, por që iu refuzuan hapur. Jo Tunizia, jo Korsika, jo Nisa, jo pa një luftë kundër Fuqive Perëndimore. “Ku tjetër,” mund të ketë ulëritur ai, “mund të shkoj unë te kjo Shqipëri, e cila më jep mua diçka për t’ia treguar popullit, pas gjithë vuajtjeve të tyre, pa hapur një luftë të drejtpërdrejtë me Anglinë dhe Francën?”

Garanci për integritetin e Greqisë
Kush do ta zgjidhë gjëegjëzën? Mund të jetë një përgjigje e nxituar. Gjithçka që përmblidhet në këtë artikur është që nuk ka ende një përgjigje nga qeveria Italiane. Por gjithçka duhet të sqarohet shpejt. Qeveritë Britanike dhe Franceze besohet se po përgatiten të japin një garanci për Greqinë dhe Turqinë. çdo sulm mbi tërësinë apo pavarësinë e Greqisë, e cila është më pranë rrezikut, do të sjellë një luftë në Mesdhe dhe padyshim do të jetë një sinjal mbi një konflikt shumë më të rëndë në veri.

Megjithëse është e rrezikshme të parathuhet në një kuptim pozitiv, ne sëpaku mund të ndjejmë gjatë kohës që shkruajmë se aksi Berlin-Romë nuk ka themele më të shenjta sesa Pakti Anglo-Italian.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
7 PRILLI 1939 - PUSHTIMI I SHQIPERISE NGA ITALIA
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Në 70 vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste

ARRATISJA E A. ZOGUT DHE PUSHTIMI I SHQIPËRISË
NGA ITALIA FASHISTE MË 7 PRILL 1939
Imazh

Shqipëria në prag të pushtimit... Në gjysmën e dytë të marsit 1939, udhëtarët e linjave Bari - Durrës e Brindisi - Vlorë kishin filluar të sillnin në Shqipëri lajme të dyshimta mbi grumbullime trupash ushtarake italiane në portet e Barit e të Brindisit; ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë fashiste, konti Çiano (Galeazzo Ciano), shkroi në “Ditar”: 23 mars 1939. Duçja vendos të shpejtojë kohën për çështjen shqiptare dhe vetë harton një projektmarrëveshje shumë të shkurtër, me tre artikuj të thatë. Projekti ka më shumë formën e një dekreti se sa të një pakti ndërkombëtar. Po përgatis edhe unë një... Është një akord që, duke ruajtur format, pranon një aneksim efektiv të Shqipërisë. Duçja e miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e parashtruara prej nesh, ose ne ndërmarrim pushtimin ushtarak të vendit. Për këtë qëllim po mobilizojmë e përqendrojmë në Puglia katër regjimente bersalierësh, një divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e pare”(1).
Më 26 mars 1939, zarfi sekret me projektmarrëveshjen e “aneksimit efektiv” të Shqipërisë ndodhej mbi tavolinën e mbretit Zog. Me këtë rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: “Mbreti Zog qëndroi i vetëm për orë të tëra në zyrën e tij të tymosur, duke e lexuar e rilexuar projektmarrëveshjen, tek thithte nikotinë e rrufiste kafe. Qetësia thyhej vetëm nga përplasja e fortë e shiut në dritaret. Po atë të shtunë, më 26 mars 1939, nën të njëjtin shi të fortë, Musolini mbajti përpara 200.000 vetave në Romë, fjalimin e tij në përkujtim të njëzetvjetorit të themelimit të fashizmit. Ai e quajti paqen e përjetshme një katastrofë dhe përfundoi me fjalët: ‘Më shumë topa, më shumë aeroplanë me çdo kosto e mënyrë; edhe nëse duhet të spastrojmë të gjithë atë që ne e quajmë jetë të civilizuar!’”(2)


Videofilm: Si u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste?


E shtuna e 2 marsit 1939 ishte edhe dita e njëmbëdhjetë e aneksimit të Çekosllovakisë nga Gjermania naziste e Adolf Hitlerit. Duket se veprimi rrufe i aleatit të tij gjerman e kishte nxitur Duçen të hidhte hapin e parë për aneksimin e presë së tij - Shqipërisë. Në të vërtetë, për arritjen e këtij objektivi, Duçja kishte 14 vjet që punonte, duke filluar me Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe huan SVEA (1925), Paktin I (1926) dhe II të Tiranës (1927); marrëveshjet ushtarake në prag të hipjes së Zogut në fronin mbretëror dhe, së fundi, 17 marrëveshjet zyrtare të shpallura dhe të fshehta të 19 marsit 1936. Në një telegram dërguar legatës italiane në Tiranë, në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, Duçja i kishte porositur të dërguarit e vet me një frazë të vetme: “E rëndësishme është që të mbetet ndonjë thikë në dorën tonë” (“Importante che resti qualche coltello per il manico”) (3).
“Thika”, sipas porosisë së Duçes, ishte kamufluar në nenet e marrëveshjes së fshehtë ushtarake të marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar për miratim as në Parlamentin e Mbretërisë Italisë e as në atë të Shqipërisë. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, qeveria fashiste italiane kishte financuar buxhetin e ushtrisë mbretërore shqiptare në vitet 1936-1939, me afro 3 milionë e 500 mijë fr. ari në vit. Financimi ishte realizuar me para në dorë nga oficerët e Shtabit Madhor të ushtrisë fashiste italiane, nënkolonelëve Xhovani D’Antoni dhe Manlio Gabrieli. Sipas dokumenteve tashmë të botuara, duke filluar nga 27 gushti i vitit 1936 deri më 27 mars të vitit 1939, qeveria fashiste italiane kishte derdhur për pagesa rrogash, veshmbathjesh, ushqime e municione luftarake rreth 10 milionë e 492 mijë fr. ari ose sa 60% e buxhetit të qeverisë së mbretit Zog për ushtrinë (4).
Shtabi Madhor i ushtrisë fashiste italiane nuk ishte vetëm financuesi më i madh i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, por edhe ideatori kryesor i saj. Në bazë të ligjit themelor të saj, i hartuar nga Shtabi Madhor i Ushtrisë Fashiste Italiane dhe i dekretuar nga mbreti Zog në mars të vitit 1937, efektivi i ushtrisë shqiptare kishte në efektivin e saj 675 oficerë e 6000 nënoficerë, gardistë e ushtarë aktivë. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, mijëra “këshilltarë”, “organizatorë”, “instruktorë”, “specialistë” fashistë italianë kishin zënë pozitat kyçe në ushtri, xhandarmëri, ekonomi, arsim, kulturë etj. Vetëm në ushtri, nga postet nga më të larta komanduese e organizuese, si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm e deri te specialitetet më të rëndësishme të armëve të ndryshme luftarake, ishin caktuar 280 oficerë fashistë italianë.” (5)

Sipas përllogaritjeve të studiuesit italian, Gayda Virginio, në librin “Che cosa vuole l’Italia” (1940), nga vitit 1925 deri më 7 prill 1939, Italia fashiste kishte shpenzuar në Shqipëri mbi 1 miliard e 837 milionë lireta. Duke komentuar bilancin e këtyre parave të shpenzuara në Shqipëri, kolonel Faik Quku dëshmon: “Kur Zogu erdhi në fuqi, në vitin 1924, gjeti nji Shqipni të vorfën, por me nji ekonomi të paprekur; me nji financë pa asnji borxh, nji shtet të pavarun politikisht e me nji funksion me të vërtetë ekuilibrues në Ballkan e Adriatik; me nji administratë të ndershme shembullore, me nji demokraci në fillim, por në zhvillim e sipër; me nji popullsi, që me sakrifica të mëdha kundër nji bote, kishte mujtë me imponue pavarsinë e vet e për këtë ishte kryenaltë e entuziaste.... Gjatë 15 vjetëve të regjimit diktatorial të Zogut, të lidhun mbas qerres italiane, burimet ekonomike e financiare, si bankat, minierat, tregtia e jashtme, ujnat e bregu i detit, peshku, ndërmarrjet e ndryshme, vijat e portet ajrore ishin kaparua prej italianëve.”(6)

Mbreti Zog shkeli betimin e bërë mbi Bibël e Kuran

Para 11 vjetësh, më 1 shtator 1928, Mbreti Zog ishte betuar mbi Bibël e Kuran: “Unë, Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, me rastin e marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem përpara Zotit të Gjithëfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të shtetit...” Ndërsa, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kushtetuese, kishte deklaruar se e pranonte fronin, pasi “besonte që ky ishte vullneti i popullit dhe, nëse ai nuk do të tregohej i denjë për shpresat e tij, do t’ia linte vendin një njeriu më të mirë”. Ai e kishte mbyllur deklaratën e shkurtër me fjalët se do t’i shërbente Shqipërisë me të gjitha forcat e tij dhe, “po të ishte e nevojshme, do të jepte edhe jetën për të”. Në bazë të Kushtetutës së Mbretërisë Shqiptare, Ahmet Zogu përfaqësonte autoritetin më të lartë të qeverisjes së popullit dhe të ushtrimit të pushtetit sovran: ai kishte të drejtën “e shpalljes së luftës në rast mbrojtjeje”.(7)

Por, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, mbreti Zog nuk nënshkroi as shpalljen e luftës për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit fashistë dhe as e mblodhi Parlamentin “në një sesion të jashtëzakonshëm”, siç e përcaktonte Kushtetuta. Mbreti Zog ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për mbajtjen e stërvitjen e të cilave kishte harxhuar çdo vit afro gjysmën e buxhetit të shtetit; e megjithatë, ato ditë, kur duhej të ishte në krye të tyre në mbrojtje të atdheut, sipas detyrës së tij kushtetuese, ai dezertoi nga fronti i luftës, duke e lënë ushtrinë në duart e organizatorëve fashistë italianë dhe të agjentëve të SIM-it (Servizio Informazioni Militari). Se çfarë atmosfere u krijua ato ditë të zymta në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, kolonel Faik Quku dëshmon: “Ndërkaq, atmosfera shqiptare vjen gjithnji tue u ba ma e randë. Kudo, nëpër qytete, në male e në fusha, djem burra, pleq kanë nji dëshirë: me luftue. Kudo populli kërkon armë, por, simbas urdhnit të Mbretit, nuk i jepen kujt, me përjashtim të rrallë për ndonji të besueshëm dhe vetëm me urdhnin e tij. Në Berat, ku gjindesha unë, përditë grumbulloheshin qytetarë, malsorë e fshatarë, para prefekturës për me kërkue armë prej qeverisë...” (8)

Në ato ditë përcaktuese për fatin e Monarkisë Shqiptare, mbreti Zog u gjend në udhëkryqin më të madh të jetës së tij. Udha e parë e ftonte të vazhdonte bashkëpunimin e nisur qysh para katërmbëdhjetë vjetëve me Benito Musolinin dhe të sanksionuar me Paktin 20-vjeçar të “Aleancës Mbrojtëse” (1927), si dhe 17 marrëveshjet me shkrim e me gojë të marsit 1936, të cilat tashmë e kishin futur de facto e de jure Shqipërinë në orbitën e Italisë fashiste. Ndonëse mbreti Zog ishte i lidhur me njëmijë fije të dukshme e të padukshme me kreun e fashizmit italian, Benito Musolinin, prapëseprapë nuk pranoi ta vazhdonte më tej bashkëpunimin me të. Në fakt, përfundimi i luftës vërtetoi se në këtë pikë qëndrimi i Zogut qe i drejtë, pasi mbretërit e Belgjikës, Rumanisë, Bullgarisë e Jugosllavisë, të cilët nënshkruan dhe bashkëpunuan me forcat e Boshtit Romë-Berlin-Tokio, i humbën përfundimisht fronet e tyre mbretërorë.

Ndërgjegjja kombëtare dhe zërat e demonstruesve të kryeqytetit që ishin grumbulluar përpara kangjellave të pallatit të tij i bënin thirrje mbretit Zog të “mbathte opingat” dhe të vihej në krye të qëndresës së armatosur të popullit shqiptar. Në një takim të fundit me përfaqësuesin e ‘Foreign Office’, Sir Thomas Hohle dhe ministrin britanik të akredituar në Tiranë, Sir Andre Ryan, vetë Zogu kishte deklaruar: “Ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë cenimin e tokës sonë, që ta marrë vesh e gjithë bota e qytetëruar me atë fuqi që kemi”.(9)
Megjithatë, kur trupat fashiste italiane filluan zbarkimin e tyre në bregdetin shqiptar, mbreti Zog nuk e pa të udhës të udhëhiqte rezistencën e popullit shqiptar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Vetëm katër orë përpara mbarimit të ultimatumit që i kishte dërguar Duçja, mbreti Zog thirri në rezidencën mbretërore vetëm Kryesinë e Parlamentit dhe anëtarët e qeverisë. Ndër të tjera, aty do të lexohej edhe letra e komandantit të rajonit të xhandarmërisë në qarkun e Beratit, kolonel Faik Qukut, dërguar komandantit të mbrojtjes kombëtare. Koloneli shtronte kërkesën legjitime të oficerëve patriotë shqiptarë për organizimin e qëndresës së armatosur kundër pushtuesve fashistë të atdheut. Por, mbledhja nuk mori as vendim për qëndresë e as vendim për dorëzim. Për më tej, kolonel Quku shprehet: “Në realitet, duket se Mbreti Zog e kishte marrë me kohë vendimin për të mos luftue, sepse me gjithë bisedimet e gjata me Italinë dhe me ultimatumet e saj se do ta pushtonte Shqipninë, ai nuk bani mobilizimin e forcave të armatosuna, nuk shpërndau armë popullit dhe nuk bani asnji përgatitje për luftë. Mbledhjen e fundit në pallatin e tij, me shumë vonesë për organizimin e luftës, ai e ka ba me kërkesën e komisionit të parlamentit dhe, ndoshta, simbas zakonit të tij, me ia hedhë përgjegjësinë të tjerëve, të cilët, si përherë, kanë shfaqë mendimin simbas dëshirës së tij...” (10)

Për të justifikuar mosveprimin e Zogut në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, një ndër avokatët mbrojtës të tij parashtron pyetjen: “Po a kish shanse Shqipëria me 800 mijë banorë t’i rezistonte Italisë, që vetëm ushtarë kishte 8 milionë?” Dhe, po vetë përgjigjet: “Lufta nën udhëheqjen e mbretit Zog mund të fillonte, por do të kish viktima njerëzore e dëme materiale të pa llogaritshme.” (11)

Por, përgjigjen e duhur se cili duhet të ishte qëndrimi i mbretit Zog përpara pushtimit fashist të atdheut, e dhanë vetëm gjashtë muaj më pas, Presidenti i Polonisë, Wladyslaw Raczkievicz, kryeministri Wladyslaw Sikorski e zëvendësi i tij Stanislaw Mikolajczyk, të cilët nuk i morën parasysh humbjet në njerëz e materiale, por u vunë në krye të rezistencës anti-hitleriane të popullit të tyre dhe gjaku i derdhur u shndërrua në një përmendore të nderit dhe lavdisë së popullit polak. Në krye të rezistencës anti-hitleriane të popujve të tyre do të viheshin edhe Mbretëresha Wilhelmina e Holandës, si dhe Mbreti Haakon VII i Norvegjisë. Pas rezistencës së parë në vendet e tyre, ashtu si anëtarët e ekipit qeverisës polak, mbretëresha Wilhelmina dhe mbreti Haakon VII u ftuan nga qeveria e Mbretërisë së Britanisë së Madhe për ta vijuar veprimtarinë e tyre udhëheqëse antifashiste nga Londra. Me fitoren e Luftës së Dytë Botërore, pjesëtarë të ekipit qeveritar polak, Mbretëresha Wilhelmina dhe Mbreti Haakoni VII u kthyen me nder në vendet e tyre.

Mbreti Zog nuk ndoqi as udhën e tretë: atë të kompromisit, ku njihej botërisht si një ndër politikanët më dinakë të kohës. Ish-ministri Jacomoni e këshilloi më se një herë mbretin Zog që të pranonte zbarkimin paqësor të trupave fashiste italiane në portet dhe pikat strategjike të Shqipërisë, por të qëndronte në vend dhe të shfrytëzonte garancitë e Musolinit për “ruajtjen e dinjitetit dhe mbrojtjen e sovranit dhe dinastisë së tij”. Përvoja e Luftës së Dytë Botërore tregoi se këtë rrugë e ndoqi mbreti i Danimarkës, Christiani X. Kur trupat e naziste pushtuan Danimarkën, ai u tërhoq nga jeta politike, por ruajti integritetin mbretëror të familjes së tij, sipas garancive që i dha Hitleri. Në vitet 1943-1945, Christiani X filloi ngritjen e grupeve klandestine anti-naziste dhe nuk e ndërpreu punën edhe kur hitlerianët e dënuan me arrest shtëpie, duke u bërë simbol i rezistencës daneze dhe pas luftës e rifitoi fronin legjitim të tij. Duke mos u larguar nga Shqipëria, mbreti Zog do të ishte bërë një element i fuqishëm në ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve dhe në organizimin e rezistencës popullore antifashiste. Prezenca e tij në Shqipëri do t’i pengonte komunistët shqiptarë të dilnin në krye të Rezistencës dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të popullit shqiptar, si dhe do t’ua vështirësonte ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e pushtetit të tyre pas Luftës në Shqipëri.
Imazh

Kështu, mbreti Zog zgjodhi udhën e katërt: atë të braktisjes së popullit të vet në orën e tij më të vështirë, duke ikur nëpër natë për të shpëtuar kokën e familjen e vet, arkat e florinjve dhe oborrtarët e tij. Në këtë mënyrë, “Mbreti i Shqiptarëve” Zog I, e hodhi mbas krahëve betimin solemn që kishte bërë para “Zotit të Gjithëfuqishëm”, me njërën dorë mbi Bibël e tjetrën mbi Kuran, se do të ruante “unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit” dhe se “po të ishte e nevojshme”, do të jepte “edhe jetën për të”(!)

Përkundrazi, në mëngjesin e 7 prillit 1939, kur agresorët fashistë italianë kishin pushtuar të gjitha qytetet e bregdetit shqiptar, “Mbreti i shqiptarëve” i drejtoi popullit të tij një shpallje ku, ndër të tjera, deklaroi: “Unë jam i bindun se populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt, do të dijë në këto momente me dhanë prova të ndjesive ma të forta kombëtare që ushqen dhe që i ka trashëgue prej të parëve. Jam i bindun se nji popull i bashkuem në këtë mënyrë do të ketë mbrojtjen e Perëndisë!”(12)

Pas kësaj deklarate absurde, në pasdrekën e asaj “të Premteje të zezë”, për shqiptarët, Mbreti Zog e la Tiranën në fshehtësi dhe mori rrugën e Elbasanit për t’u arratisur në Greqi. Nuk ka asnjë dyshim se ikja e Mbretit Zog pati përkrahjen dhe mirëkuptimin e ministrit të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Italisë fashiste në Shqipëri, gjeneralit Françesko Jakomoni, i cili ka hedhur në kujtimet e tij konkluzionin e mëposhtëm: “Rreth shkaqeve të braktisjes së vendit prej Zogut janë ngritur mjaft hamendje. Shumë njerëz thoshin se ai ndihej i kërcënuar, siç edhe në fakt ishte, prej hakmarrjeve të panumërta personale që karriera politike aventurore i kish shkaktuar. Sipas meje, në atë rast ai dha jo një provë frike, por përkundrazi, një provë të vizionit të tij largpamës politik. Ai ishte i qetë për të ardhmen e afërt të popullit të tij përderisa ajo i qe besuar Italisë, ndjenjat e së cilës ndaj shqiptarëve njiheshin mirë. Nga ana tjetër, ashtu siç mbreti kishte pasur shumë herë rastin për të ma thënë mua dhe të tjerëve, një Luftë e Dytë Botërore i dukej tashmë se qe shumë pranë. Vështirë të besohej se Italia mund të qëndronte mënjanë. Duke u larguar, ai mund të shpresonte, po qe se Italia fitonte luftën, në miqësinë e saj, nëse nuk do të na shkaktonte shqetësime. Në qoftë se fatet e luftës nuk do t’i buzëqeshnin Italisë, ashtu siç besohet në fakt se ishte dhe bindja e tij e thellë, ai mendonte se duke emigruar në Angli, do ta rifitonte fronin e Shqipërisë përmes mbështetjes angleze.”(13)

Duke mos iu përgjigjur detyrës së shenjtë që kishte marrë përsipër, mbreti Zog e humbi mbështetjen e popullit shqiptar dhe të Koalicionit Botëror Antifashist. Vërtet ish-mbreti Zog, në vitet e Luftës së Dytë Botërore u strehua në Francë e Angli, por u trajtua thjesht me status personal, pa iu njohur statusi institucional i “Mbretit të Shqiptarëve”, siç pretendonte.

_________________

Referencat



(1). Galeazzo Ciano, “Ditari” (1937–1943). Shqipëria, përkthyer nga Akil Çani, Tiranë: ‘Albinform’, 1994, f. 28-29.

(2) Jason Tomes, “Mbreti Zog i Shqipërisë, monarku i vetëshpallur mysliman i Europës”, ‘New York University Press’, 2004, f. 219-220)

(3) AQSH. Fondi Legata Italiane, viti 1936, dosja 87: tel. i B. Musolinit, nr. 19, 13 shkurt 1936

(4) AQSH. Fondi Legata Italiane, viti 1936, dosja 38, dok. 2477/966, 19 mars 1936

(5) “Historia e popullit shqiptar” vëll. III, Tiranë: ‘Toena’, 2007, f. 332–333

(6) F. Quku, “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës I Botërore”, vëll. I, Tiranë: Ilar, 2006,f. 43-45
(7) Gazeta “Fletorja zyrtare”, viti VII, nr. 99, 6 shtator 1928).

(8) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”..., vëll. I, f. 84.

(9) Hysen Selmani, “Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve, Tiranë, 2008, f. 302

(10) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”..., vëll. I, f. 87–89

(11) Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zogu I”, Tiranë, 1995, f. 340.

(12) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”..., vëll. I, f. 107).

(13) Francesco Jacomoni

____________________


Thesari i Ahmet Zogut, e vërteta e floririt që mbreti mori
me vete pas arratisë

Ministria e Punëve të Brendshme kishte përhapur fjalë se Zogu kishte ndërmend të vishte opingat dhe ta organizonte qëndresën e shqiptarëve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: “Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalë i ri malsor që jetonte në malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritë në qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumë i pasun, gjana që ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, për personin e tij, familjen dhe pasuninë.”(1)

Në të vërtetë, Ahmet Zogu ishte përgatitur me kohë për largimin e tij drejt Anglisë, pasi në “Lloyds Bank” të Londrës kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenës e Londrës, Çatin Saraçi, dëshmon se transportuesi kryesor i parave të Zogut jashtë Shqipërisë kishte qenë tutori i tij, Lalë Krosi: “I pajisur me pasaportë diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valutë, i ndihmuar e i shoqëruar nga roja të armatosura për të mbërritur në destinacion shëndosh e mirë. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri tradhtie. Rruga më e rëndomtë ishte ajo nga Durrësi në Bari dhe prej andej drejt e në Gjenevë, në Zvicër. Në çastin që paratë ndodheshin të sigurta në një bankë të huaj, atëherë përcilleshin urdhra me shkrim për t’i transferuar paratë në një vend tjetër edhe më të sigurt se i pari – për rrjedhojë, pjesa më e madhe e këtyre parave gjendet në “Lloyds Bank” të Londrës. Unë vetë, me dorën time, kam shkruar një sërë urdhrash të kësaj natyre, si dhe i kam ardhur në ndihmë tutorit të moshuar, analfabet, për të mbërritur në kufi me Zvicrën. Sa herë që kryheshin transaksionet bankare të Zogut, ai kurrë nuk e zinte ngoje shumën; unë isha i detyruar ta lija bosh hapësirën e caktuar për të vendosur shumën e parave, e cila plotësohej prej tij, pak para se të postohej.” (2)

Dikur, në një bisedë intime që Zogu kishte bërë me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: “Ju, me siguri e dini fjalën e urtë turke që thotë: ‘Në Turqi ruaj kokën, në Rumani gruan dhe në Shqipëri pasurinë!’ Këtu nuk bëhet fjalë se çfarë duhet apo mundet të ndryshojë nesër; këtu lipsen siguruar sa më shpejt paratë që mund t’i humbësh shumë shpejt dhe pastaj të presësh se çfarë të sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotësisht të drejtë me këtë parim, të cilin e ndoqi me këmbëngulje gjatë tërë kohës së qeverisjes së tij në Shqipëri. Kur ai u detyrua të ikte nga marshimi i trupave të Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetëm që largohej nga vendi me bindjen disi ngushëlluese se po merrte me vete një thesar tingëllues prej 250.000 apo 300.000 stërlina ar dhe se armiqve u kishte lënë vetëm keqardhjen që nuk u kishte rënë në dorë as vetë, as paratë e tij.” (3)

Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretërisë Shqiptare në Uashington, Faik Konicën, sa ishte borxhi i Shqipërisë ndaj Italisë fashiste. Konica do t’i përgjigjej se borxhi kishte kapur shifrën e 30 milionë dollarëve amerikanë, të harxhuar kryesisht për ndërtimin e rrugëve strategjike në drejtim të Jugosllavisë. Për pyetjen e dytë të sekretarit Hall mbi qëllimet e pushtimit fashist italian të Shqipërisë, Konica do të shprehte mendimin se Italia fashiste, në bashkëpunim me Gjermaninë naziste, do ta përdorte Shqipërinë si pedanë për t’u hedhur në drejtim të Greqisë e Turqisë.(4)
Për më tej, biografi Jason Tomes shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte të paktën 50 mijë paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në Chase Manhatan Bank (SHBA), me përqindjet e të cilave ai mund të shpenzonte deri në 12 mijë paund në vit... Zogistët thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve në Mat. Praktikisht të gjithë të tjerët, përfshi këtu edhe zyrtarët e tjerë zogistë, dyshonin për këtë, pasi dihej se ai kishte marrë ryshfete italiane, duke futur në xhep përqindje të tëra parash.... Kufijtë e vetpasurimit të tij ndaleshin vetëm përpara pengesave të rastit. Gjatë qeverisjes së tij 14-vjeçare, të ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1-2 milion paund në vit, ndërsa kreditë italiane në përgjithësi kishin qenë 8 milion paund.” (5)

Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohë në bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit të arit që gjeti në thesarin e shtetit. Sipas një relacioni të hartuar më 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraçi, në pasditen e datës 6 prill 1939, me linjë telefonike, ai ishte urdhëruar nga kryeministri Kostaq Kotta që t’i jepte togerit të gardës së mbretit Selim Gjoçi të gjithë sasinë e floririt që gjendej në kasafortën e Thesarit. Shufrat dhe kallëpet e floririt që togeri Selim Gjoçi, mori në Thesarin e degës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë, gjendeshin në “Llogarinë relative të pafrytshme metal-ar në roje”, e çelur në datën 23 tetor 1937, për llogari të Oborrit Mbretëror.(6)

Deri më datën 6 shkurt 1939, në këtë llogari ishin futur herë pas here shufra floriri me vlerën e 643 535 fr. ari, e barabartë me 209 kg. ar, të përfituara në doganat e vendit nga kursi i këmbimit të floririt me kartëmonedhat. Nga shuma e përgjithshme kishin dalë 200 mijë franga ari që ishin shpenzuar për ceremoninë e martesës së Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit të Shpalljes së Monarkisë. Kështu, në kasafortën e thesarit gjëndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartë me 566.975 fr. ari dhe e gjithë shuma iu dorëzua pa ndonjë dokument Mbretit Zog në shtëpinë e kryeministrit Koço Kotta. (7)

Në lidhje me arkat e mbushura me florinjtë e thesarit të Mbretërisë së falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrëfen se Zogu “kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numër të madh oficerash. Në këtë udhtim shoqnohej prej gardës së tij, deri në Qafë Kërrabë, kufini në mes Tiranës dhe Elbasanit. Përtej Elbasanit u shoqnue vetëm prej 200 gardistëve. Gjithë kolona përbahej prej 45 makinave, të udhëhequn prej disa kamionave me ushtarë të gardës. Familjen bashkë me dy motrat, mbreti i kishte nisë nji ditë ma parë për në Greqi. Më 7 prill në mbrëmje kishin mbërritë në Follorinë. Mbreti kishte mendue me kalue natën në Korçë, ku kishte dërgue për me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin të eksitueme dhe, bile, ai vetë mezi kishte shpëtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshëm për banim e kalim. Për këtë arsye, Mbreti e kalon natën në Zemblak, nji fshat afër qytetit të Korçës, në shtëpi të agallarëve.Të nesërmen, më 8 prill, paradreke, tue kalue në mes të britmave Juha! Turp! dhe pështymave të popullit të Bilishtit, qi ishin gru-mbullue në të dy anët e rrugës, kolona mbretnore mbërrini në Kapshticë, në kufinin grek...” (8)

Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: “Zogu”, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijë dollar ar. Dy milion dollarë të tjerë i kishte depozituar që më parë në “Chase National Bank. Si përfundim, siç shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin në ruajtje të vazhdueshme. Ato përmbanin shufra ari të cilat u bënë legjendë në shtypin e kohës, aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej, veç për valixhet misteri-oze, të cilat thuhej se përmbanin thesarë të mëdhenj, duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore, që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive të bankave franceze e zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner në stërlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milion paund. Komenti i tij: “Unë do të doja të isha aq i pasur sa kritikët e mi thonë që jam”. Mbreti Zog pranoi se kishte marrë 36 mijë paund nga fondi publik i thesarit shqiptar më 1939, duke u justifikuar: “Më mirë që i mora unë sesa t’i lija në dorë të Musolinit...” (9)

__________________

Referencat

(1)(F. Quku, Qëndresa shqiptare..., vëll. I, f. 90).

(2) (Ç. Saraçi, Zogu i shqiptarëve, vep. e përm., f. 60–61).

(3) (Eqrem bej Vlora, Kujtime... 1885-1925, Tiranë, Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548).

(4) (Haris Silajxhiq, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999, f. 215).
(5) (J. Tomes, King Zog of Albania..., f. 241–242)

(6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave, vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraçit për ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939).

(7)(Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj... (1936–1939), Tiranë, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vëll. I, Tiranë, Botimet 55, f. 408–409).

(8)( F. Quku, Qëndresa shqiptare..., vëll. I, f. 110).

(9)(Hurbert Neuwirth, Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939–1944), përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania..., p. 241 (“News Review”, 12 mars 1942; “Daily Sketch”, 17 mars 1942; “The Times”, 28 maj 1943);
Shkruan: Hazis Gjergji
- Tiranë, 06. 04. 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Musolini(Duçe)-Zogu, pakti për pushtimin e Shqipërisë
Imazh
majtas MBRETI AHMET ZOGU DHE djathtas - MINISTRI I JASHTEM ITALIAN KONTI CIANO

Dokumentet arkivore për traktatin që bëri ish-Mbreti me qeverinë fashiste, para se të vinte pushtimi i 7 prillit 1939

Ish-Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu, jo vetëm nuk ishte gati për të pritur me pushkë pushtuesit italianë, por kishte bërë edhe plane me liderin fashist, Benito Musolini, që të largohej i qetë dhe si patriot, për të mundësuar një kthim të shpejtë, pas largimit të trupave fashiste nga Shqipëria.

Sipas dokumenteve historike që flasin për zhvillimet dramatike të asaj kohe, Zogu jo vetëm nuk ka organizuar qëndresën e popullit shqiptar kundër agresionit fashist, por hyri në bisedime për t'i gjetur një justifikim pushtimit. Sipas kujtimeve të Kontit Çiano, i cili më 1 prill 1938 ishte dëshmitari i nuses në dasmën e Mbretit dhe një vit më pas, më 7 prill 1939 do të kryesonte trupat që pushtonin Shqipërinë, një ditë para pushtimit, Zogu kishte kërkuar një marrëveshje ushtarake dhe një lloj pazari.

Pas refuzimit të italianëve, arratia e Mbretit ishte arma tjetër në favor të pushtuese, sepse ushtria u demoralizua nga lajmi i largimit të Ahmet Zogut dhe dorëzoi armët. Megjithatë, siç do ta tregonin vitet e mëvonshme, kur Shqipëria ishte në luftë dhe dokumentet arkivore të botuar në librin "Përballë falsifikatorëve të historisë", ithtarët e regjimit zogist do të punonin, duke bashkëpunuar edhe me gjermanët, edhe me aleatët, për të mundësuar rikthimin e ish-Mbretit Zog në vend, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, plane që dështuan nga qëndresa e PKSH-së, e cila udhëhoqi luftën çlirimtare dhe vendosi regjimin e saj përmbi katër dekada në vend.
Disa kronikanë të Abaz Kupit dhe adhurues të partisë zogiste, brenda e jashtë Shqipërisë, me propagandën dhe ndërhyrjet e tyre përgatisin terrenin për ta rivlerësuar Bazin si një figurë e madhe "patriotike" me përmasa kombëtare!

Synimi është i qartë, por ne nuk do të merremi me "legjendat" mbi të, veç do të sjellim disa dokumente që provojnë veprimtarinë e tij tradhtare. Është i njohur fakti se Abaz Kupin e solli në Shqipëri, së bashku me Muharrem Bajraktarin dhe Mustafa Gjinishin, Okël Hilli, drejtuesi i seksionit për spiunazh dhe sabotim (SO2), me qendër në Beograd.

Për zbarkimin e Bazit në prill 1941, përveç dokumenteve arkivore na dëshmon edhe Xhulian Emeri: "Fronti i bashkuar qe fryt i planeve të hartuara me durim për orë të tëra në sigurinë ekstraterritoriale të legatës britanike dhe në mbledhje konspirative në qoshe të errëta të Beogradit". Del fare e qartë se nuk ka qenë "patriotizmi i zjarrtë" që solli Abaz Kupin në Shqipëri, por agjentura angleze dhe "qoshet e errëta të Beogradit".

Megjithëse Abaz Kupi mori pjesë në Konferencën e Pezës dhe e pranoi platformën e saj politike, ai jo vetëm rrinte me rezerva ndaj Frontit Nacionalçlirimtar, por pas kapitullimit të Italisë, u largua nga fronti dhe deshi të krijojë partinë nacional-zogiste. Kongresi i Legalitetit, 21 nëntor 1943, shpalli si regjim legjitim regjimin mbretëror, duke theksuar se "Mbreti yni i shpalli luftë Italisë, mobilizoi qëndresën heroike dhe dha shenjën e patriotizmit".

Edhe në propagandën zogiste zotëronte demagogjia. Zogu jo që nuk i shpalli luftë pushtuesit italian, por kapitulloi në mënyrë të turpshme përpara ultimatumit të Duçes. Konti Çiano, në ditarin e tij më 1 prill 1939, shënonte: "Duçja aprovon skemën e traktatit...

Nesër Jakomoni do paraqitet te Mbreti me një skemë të re dhe t'i bëjë të qartë që tani çdo veprim duhet parë me seriozitet, ose të pranojë dhe për këtë të organizojë në Tiranë një ceremoni solemne, ose mos të pranojë të firmosë dhe të enjten në mbrëmje do të shpërthenin në të gjithë vendin rrëmuja, që do të bënin të nevojshme ndërhyrjen tonë të menjëhershme. Kështu do të zbarkonim në të gdhirë të ditës së premte. Në paradite vjen tek unë Sereqi, ministri i ri i Shqipërisë.

Duke kaluar për në Bari pa përqendrimin e trupave tonë dhe e kuptoi se çfarë po përgatitej, i fola haptazi dhe miqësisht. Tha se ishte dakord, por rekomandoi një përpunim të tillë të aksionit, që të pranohej si nga Mbreti, ashtu edhe nga populli. E çova në pallatin Venecia, ku Duçja e paralajmëroi prerë. Sereqi vendos të niset për në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur Mbretin. Duke kërkuar ndjesë që nuk mund të kthente valutën, mori prej Jakomonit bakshishin e parë prej 15.000 lirash".

Zogu jo vetëm nuk ka organizuar qëndresën e popullit shqiptar kundër agresionit fashist, por ai ka hyrë në bisedime për t'i gjetur një justifikim këtij pushtimi, ndërkohë që ministri i tij i Jashtëm e kishte aprovuar plotësisht. Çiano vazhdon kronikën e tij: "5 prill; Mbreti kërkon akoma edhe 24 orë për të reflektuar mirë.
Për këtë, me anë të një telegrami autograf, Duçja i përcakton si orë skadimi të ultimatumit, orën 12 të ditës së enjte. 6 prill: ora 4, në paradhomë pret një telegram i Zogut për Duçen, ai komunikon vendimin për një marrëveshje abord ushtarak dhe për një lloj pazari.

I përgjigjemi të dërgojë parlamentarët te Guxoni... Në orën 7.45 fluturojmë mbi Durrës, nuk shihej gjë tjetër, veçse pak njerëz. Një lloj rezistence ishte organizuar, pasi shikoj skuadra barselierësh të qëndrojnë të fshehur pas ndonjë grumbulli qymyri në mbrojtje të portit... Situata është e shkëlqyer.

Pranova takim me shumë grupe shqiptarësh që më bënë shumë nderime... Lajmi i arratisjes së Zogut në Greqi bëri që të shuhet çdo preokupim për rezistencë në male. Dhe në fakt, ushtarët filluan të kthehen në kazerma, pasi kishin hedhur pushkët në kopshtin e legatës sonë".

Të konsiderosh rezistencë "heroike" një inskenim në formën e këtij abordi ushtarak të aprovuar nga pushtuesi, është aprovim i tradhtisë kombëtare të Mbretit Zog. Rezistenca spontane e Mujo Ulqinakut dhe shokëve të tij nuk mund t'i atribuohet "qëndresës" së Mbretit dhe Abaz Kupit, por shpirtit të tyre patriotik. Si mund të bënte thirrje Mbreti për rezistencë, kur bënte planet për t'u larguar mbasi kishte bërë pazar me Guxonin?
"Vetëm dy gjëra i japin një dridhmë shpirtit të zi të këtij njeriu, - shkruan gazeta "Tomori" për Zogun: paraja dhe gjaku". Demonstrimet ceremoniale të Abaz Kupit me disa xhandarë, ndërkohë që ushtarët i dorëzuan armët në kopshtin e legatës italiane, nuk ishte ''mobilizim i qëndresës heroike", por një manovër për të përligjur kthimin e Zogut në fronin mbretëror mbas luftës. Këto manovra u ekspozuan pas kapitullimi të Italisë.

Më 28 nëntor 1943, Abaz Kupi shpalli publikisht në gazetën "Atdheu" shkaqet e largimit nga Fronti NÇL: "Në mbledhjen e Labinotit, më 25 qershor, unë propozova bashkimin me Ballin Kombëtar dhe të gjithë së bashku të luftojmë kundër okupatorit. Propozimi im u pa i arsyeshëm... Në Mukje u bë bashkimi dhe u zgjodh një komitet i përbashkët për "shpëtimin e Shqipërisë".

Mjerisht, u konstatua se vendimet e marra unanimisht në Mukje nuk u realizuan dhe kjo shkaktoi përsëri keqësimin e relatave midis dy partive, nacionalçlirimtares dhe Ballit Kombëtar. Duke qenë përpara kësaj ngjarjeje të papritur, unë dhe shokët e mi pamë se bashkimi i tyre është i pamundur. Vendosëm shpalljen e Legalitetit siç ka qenë para datës 7 Prill".
Dredhitë e Bazit i zbulon buletini "Bashkimi"dhe ai detyrohet të sqarojë: "Është e vërtetë se kam mbajtur një qëndrim të ftohtë kundrejt Frontit NÇL qysh nga 25 qershori në Labinot, ku konstatova ndryshimin në vendimet e Konferencës së Pezës, si p.sh., këshilli që duhej të formohej prej pesë nacionalistëve dhe dy komunistëve, u paraqit me 8 komunistë dhe 2 nacionalistë.

Kjo gjë më dha të kuptoj se komunistët nuk duan me mbajt një qëndrim të sinqertë kundrejt nacionalistëve, nën maskën e luftës së përbashkët kanë dashtë me zbatue një propagandë për me realizue programin e vet me parime komuniste. Këtë fakt ma përforcoi edhe prishja e vendimit të marrë në Mukje nga ana e PKSH-së.

E din gjithkush se unë as kam ba, as kam ndërmend të baj politikë oportuniste". Në të dy deklaratat e tij, Kupi pranon si gabim të PKSH-së, "prishjen" e raportit nacionalist-komunist në Këshillin e Përgjithshëm të Frontit NÇL. Këtë "gabim" Kupi e dinte qysh më 25 qershor në Labinot, ku ai "propozon" për bisedime me Ballin Kombëtar. Përderisa e dinte dhe e kish pranuar këtë raport te "gabuar", përse nuk i qëndroi besnik propozimit të vet për ta afruar Ballin në Frontin NÇL dhe "të gjithë së bashku të luftonin kundër okupatorit"?

Ai nuk i qëndroi besnik propozimit të "vet", jo se u prish marrëveshja e Mukjes, pasi kjo prishje nuk ndryshoi gjë në raportin e "gabuar", të cilin e kishte pranuar qysh më parë Abaz Kupi, por siç e përmendëm më lart informatën e grupit informativ të Asime Kosovës, Kupit, pas kapitullimit të Italisë, iu dha urdhri nga anglezët të shkonte në Tiranë, për të përgatitur zbarkimin e trupave anglo-amerikane. Kjo e largoi përfundimisht atë nga Fronti NÇL, duke e futur në lojën e strategjisë aleate.
Për hir të raportit "të gabuar", (që nuk ishte i tillë), a duhej të bashkohej me okupatorin nazist kundër bijve të popullit shqiptarë, që kishin dy vjet që po luftonin për çlirimin e atdheut, ky "nacionalist" parimor që, s'bën politikë oportuniste. Po në gazetën e vet, Abaz Kupi deklaronte se: "Nuk është aspak e vërtetë që unë të kem bërë ndonjë marrëveshje, qoftë me Ballin Kombëtar apo me të tjerë". Me këtë deklaratë ai del jo si opportunist, por si një gënjeshtar dhe mashtrues ordiner.

Në letrën e Ballit Kombëtar drejtuar organizatave lokale edhe firmosur nga Mit'hat Frashëri, lexojmë: "Ju lajmërojmë se, ne, me të gjithë krerët e veriut kemi miqësi dhe bashkëpunim, sidomos me major Abaz Kupin, me të cilin jemi takuar tash së afërmi". Letra mban datën nëntor 1943 dhe bën fjalë për marrëveshjet e Mit'hat Frashërit dhe Ali Këlcyrës me bajraktarët dhe kapedanët e veriut, ndërmjet tyre dhe Kupi, jo për luftë imediate kundër okupatorit, por për frontin antikomunist, për të cilin paraqitëm dokumente më sipër. Përse e fsheh Abaz Kupi marrëveshjen me Mit'hat Frashërin nëse kjo nuk do të kishte karakter antikombëtar?
Imazh

Përfaqësuesi britanik pranë zyrës politike në Bari, Filip Brond, i dërgon ministrit të Forcave Aleate në Algjer, Herold Makmilanit, përbërjen e "ushtrisë" zogiste: "Partia e Major Kupit përbëhet kryesisht nga zyrtarët e mëparshëm të regjimit të Zogut, të cilëve nuk u ishte dhënë asnjë post nga italianët, nga anëtarët e xhandarmërisë, nga oficerët e ushtrisë, të cilët së bashku me Kupin u arratisën në Jugosllavi në 1939-ën".

Për këto mbeturina të xhandarmërisë së Zogut, gjenerali Deivis, në raportin e dhjetorit 1943 informonte: "Zogistët po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët i pajisin me armë në sasi të mjaftueshme, duke i vendosur ata të ruajnë rrugët kryesore si, policë qytetesh e patrulla lëvizëse". Një panoramë jo e këndshme për "atdhetarët" "jo oportunistë"!
Mbas disa propozimeve që i bëri Abaz Kupit Fronti NÇL për të bashkërenduar veprimet luftarake kundër ushtrisë gjermane, edhe pse ishte larguar nga Fronti NÇL, vetëm në dhjetor u bë i mundur, në Shëngjergj të Tiranës, takimi me Enver Hoxhën, në të cilin Bazi vuri si kusht njohjen e Mbretit Zog.

Këtë pretekst e konfirmon majori i OMB-së, Sejmur: "Kupi insistoi për njohjen e plotë të Mbretit Zog, ai nuk do të luftonte po qe se nuk e njihnin Zogun''. Shërbimi inteligjent britanik njoftonte Londrën: "Në një konsultim me majorin Sejmur, Abaz Kupi ka thënë se ai nuk do të ndërmarrë ndonjë aksion kundër gjermanëve, nëse aleatët nuk do të njohin Mbretin Zog...Sejmur konsideron se kjo politikë është në të vërtetë një justifikim për të mos luftuar fare".

Ky është një dokument që provon se Abaz Kupi nuk luftoi për çlirimin kombëtar, por për Mbretin. Këtë inaktivitet të forcave të Abaz Kupit, e shpjegon edhe një raport tjetër i shërbimit britanik: "Qëllimi i vërtetë i Kupit është që të qëndrojë inaktiv nga ana ushtarake, në mënyrë që të ketë forca të mjaftueshme për të bërë grusht shteti pas rënies së gjermanëve".
Shkakun e bashkimit të Abaz Kupit me gjermanët duhet ta kërkojmë jo te pretekstet e raporteve nacionalistë-komunistë, por tek prapaskenat e tij për të marrë pushtetin Mbreti pas luftës. Prandaj, më kot përgjegjësohet Enver Hoxha për përfundimin e "nacionalistëve" në grazhdin e fashizmit.

Mbas shpresës që ndezi Maklini në raportin e dhjetorit, se "Abaz Kupi mund të bindet për t'u kthyer në Frontin NÇL", Bazi u bë figura qendrore e strategjisë britanike për çështjen shqiptare, politikë e cila konfirmohej nga raporti i Aleksandër Kirk drejtuar Uashingtonit: "Zhvillohen përpjekje për të krijuar një bllok nacionalistësh rreth Abaz Kupit, me të cilin ata janë në ujdi qysh në vitin 1940.

Një bllok i tillë, nëse do të luftonte kundër gjermanëve me mbështetjen e britanikëve, do të tërhiqte nga Fronti NÇL të moderuarit, për të dalë si qeveri e ardhshme e Shqipërisë". I ndodhur midis dy miqësive, gjermanëve dhe anglezëve, Abaz Kupi nuk mund të hynte në luftë kundër nazistëve, atij i duhej pushteti, për të cilin ishte i bindur se do t'i siguronin të dy aleatët, pasi të mposhtnin Frontin NÇL.

Maklini, i shqetësuar për manovrimet e Bazit njoftonte Londrën: "Do të ishte një shpresë e tepruar për të pritur rezultatin, në qoftë se paret dhe furnizimet nuk i dërgohen Abaz Kupit para fillimit të aksionit". Duke vënë si kusht para aleatëve ndihmat materiale, për të luftuar, Abaz Kupi bie në pozitën e mercenarit, që pranonte të luftonte jo për çlirimin e atdheut të tij, por për interesat e britanikëve. Aleatët bënë të gjitha përpjekjet që Abaz Kupi të hidhte disa pushkë kundër gjermanëve, për ta përdorur më vonë në kombinacionet e tyre politike, por ai, duke shpresuar tek gjermanët, u bë aleat me ta kundër Ushtrisë NÇL.

Në dhjetor 1943, misioni ushtarak britanik ishte orientuar të ndiqte vijën e përcaktuar nga komiteti i veprimeve speciale, që ndihma të përdorej si një levë "për të sjellë Legalitetin, të paktën në një veprimtari simbolike kundër forcave pushtuese gjermane dhe në një lloj marrëveshjeje me Frontin NÇL".

Në korrik 1944, Departamenti i SHBA-së orientonte: "Duhet të përpiqemi të arrihet një marrëveshje jo politike midis Abaz Kupit dhe Frontit NÇL për aktivitet të përbashkët kundër gjermanëve". Me gjithë përpjekjet e mëdha edhe të aleatëve (çka provon se gatishmëria e Frontit NÇL ka qenë e plotë), zogistët, sikurse ballistët, nuk u futën në luftë kundër gjermanëve as në maj, as në korrik dhe as në nëntor kur lufta po mbaronte, as në marrëveshje politike apo jo politike. Ata nuk deshën ta kuptonin dhe nuk arritën ta vlerësonin me kohë shansin që donin t'u jepnin anglo-amerikanët për t'i rehabilituar dhe për t'i nxjerrë mbi sipërfaqe pas luftës.

Me gjithë furnizimin e madh me armë, një raport i 00S, drejtuar Uashingtonit, vinte në dukje paqëndrueshmërinë ushtarake të Abaz Kupit: "Kupi ka adaptuar një qëndrim kontradiktor, sipas njoftimit ai ka forca të mjaftueshme dhe mjete në dispozicion për të sulmuar partizanët, por në të njëjtën kohë ai njofton se nuk ka armë dhe municione për të sulmuar gjermanët po të mos furnizohet menjëherë nga Britania".

Palmer, duke ditur përse i donte armët Abaz Kupi, njoftonte Londrën: "Nuk i duhen dërguar armë Kupit, se ato do të përdoreshin kundër partizanëve. Rekomandoj tërheqjen e menjëhershme të misionit nga Kupi". Ndodhur nën përshtypjen negative të qëndrimit të dyanshëm të Abaz Kupit, Londra duhet të ketë rekomanduar që Bazi t'i siguronte armët e tepërta që i duheshin për t'u rezistuar partizanëve nëpërmjet një lufte civile, te gjermanët. Jan Myrdal citon në librin e tij "Sfida Shqiptare", Nojbaherin: "Fiqiri Dinia mbante marrëdhënie të mira me Abaz Kupin.

Qysh në fillim të kandidaturës për Kryeministër, Fiqiri Dinia më tha se ai mund të merrte përsipër formimin e qeverisë, në qoftë se gjermanët afronin pajisje luftarake për dy divizione malore. Unë edhe sot jam i bindur se kjo kërkesë u bë me porosinë e Kupit, i cili me siguri ishte marrë vesh me oficerët e misionit të ndërlidhjes britanike, për të shtirë në dorë një arsenal armësh, përpara se të tërhiqeshin trupat gjermane. Me atë arsenal armësh ishte e mundur t'i rezistohej aktivitetit të partizanëve të kuq".

Dokumentet për bashkëpunimin e Abaz Kupit me gjermanët kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare, janë të shumta, por ne do të mjaftohemi me dënimin që i ka bërë Abaz Kupit Departamenti i Shtetit të SHBA-së, në nëntor 1945: "Ka shumë dëshmi të marra nga shërbimi sekret britanik dhe amerikan, që Kupi dhe pasuesit e tij, pas tetorit 1943, u ngatërruan në bashkëpunim me gjermanët dhe regjimin kukull të Tiranës".

Kundërvënia ndaj Luftës NÇL, me pretekste ideologjike, ishte tentativë për të përçarë popullin shqiptar, ndaj, mbi ballisto-zogistët bie përgjegjësia historike për acarimin artificial të luftës së klasave, luftë të cilën e mbajtën ndezur gjatë gjithë periudhës së pushtetit popullor, nëpërmjet nxitjes së elementit antishqiptar brenda Shqipërisë dhe në diasporë, siç e pohojnë vetë, anëtarët e mërgatës.

Për fundin logjik të "Ballit" dhe Legalitetit në përfundim të Luftës NÇL, ministri i Jashtëm britanik, Iden, më 9 tetor 1944, i paraqiste Çurçillit katastrofën përfundimtare të ballisto-zogistëve: "Në këto rrethana nuk ka asnjë alternativë tjetër veç njohjes së plotë të Frontit NÇL, që të mund të mbajmë nën kontroll Shqipërinë pas luftës dhe të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar një lidhje të plotë, si kundërpeshë e influencës ruse".

Presidenti ynë dhe adhuruesit e britanikëve do ta kenë vëmendjen të vërejnë tërheqjen taktike të Idenit, që jo vetëm është i detyruar të njohë Frontin NÇL, por tregon edhe qëllimin pse Anglia duhet ta bëjë këtë njohje: "të mbajë nën kontroll Shqipërinë". Të njëjtin përfundim të opozitës e konfirmon edhe Aleksandër Kirk, i cili njofton Uashingtonin: "Përmbysje e gjithë opozitës përpara Frontit Nacionalçlirimtar".

Përse u përmbysën "nacionalistët" përpara Frontit NÇL, ndërsa kishin propaganduar me të madhe se "fitorja e nacionalizmit shqiptar është e sigurt"? Përgjigjen më të saktë e ka dhënë gjenerali Deivis: "Shqiptarët e kanë luajtur këtë lodër kuislingësh me sukses me turqit, me italianët, me gjermanët dhe tani me aleatët. Unë mendoj se qëndrimi i aleatëve duhet të bëhet i njohur publikisht, duke theksuar se kuislingët, tradhtarët dhe ata që nuk u rezistojnë gjermanëve, të marrin dënimin e merituar nga aleatët kur të vijë koha.
Prandaj, rekomandoj që të bëhet një deklaratë e hapur në favor të Luftës NÇL", mbi shpatullat e së cilës "binte barra e luftës kundër pushtimit nazist, ndërsa Balli dhe Legaliteti bëheshin kollaj partnerë në frontin antikomunist".
Imazh

Politika aleate nuk e mori në konsideratë rekomandimin e gjeneralit Deivis, për ta futur Shqipërinë nën kontrollin e saj, ajo u mbështet pikërisht tek ata elementë kuislingë e tradhtarë që duheshin dënuar pas lufte. Për këtë, Forien Ofisi lëshoi direktivën: "Të evakuohen nga Shqipëria nacionalistët shqiptarë, për një përdorim të mundshëm në të ardhmen".
LAVER STROKA/FITIM ÇAUSHI | 07/08/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pushtimi fashist i Shqiperise
Imazh

Në mengjezin e 7 prillit 1939 trupat fashiste italiane, te kryesuar nga gjeneral A. Guconi, filluan sulmin e tyre te pabese kunder Shqiperise. Ato perbeheshin nga 2 divizione kembesoresh, 4 regjimente bersalieresh, 3 batalione tankesh, 1 grupe qerresh te shpejta te koracuara, batalioni special ’’San Marko’’, 2 batalione kemishezinjsh, 1 regjiment granatieresh, 2 grupe te artilerise te kalibrit te mesem etj. dhe shoqeroheshin nga 2 koracata, 7 kryqezore, dhjetra torpendiera, e nendetesa si dhe nga nje flote e madhe ajrore qe nisej nga Bazat e Italise se Jugut. Trupat italiane arrinin ne 35 – 40 mije vete.
Zbarkimi i trupave italiane ishte caktuar te behej njekohesisht ne Durres, Vlore, Sarande e Shengjin. Grupet perkatese te operacionit do te drejtoheshin nga gjenerali Mese.
Pas bombardimeve te rrepta nga deti dhe nga ajri, forcat italiane u orvaten te zbarkonin ne Durres. Por ato hasen ne qendresen e nje grushti patriotesh shqiptare, te cilet i detyruan fashistet te terhiqeshin disa here. Ne keto luftime rane heroikisht kapteri i marines Mujo ulqinaku dhe patriot te tjere. Ushtria italiane u prit me pushke ne Vlore, Shengjin, Lezhe dhe te Ura e Bahçallekut ne Shkoder.
Ndersa populli vazhdonte te kerkonte arme dhe perpiqej, me çka kishte, te pengonte marshimin e trupave fashiste, A.Zogu dhe klika e tij beri perpjekjen e fundit per t’u marre vesh me armikun qe kishte invaduar vendin. Ne mengjezin e 7 prillit 1939, ata derguan prane gjeneral A. Guconit ne Durres nje delegacion per t’i kerkuar edhe njihere qe pushtimi te legalizohej me ane te perfundimit te konventes ushtarake. Pasi deshtoi kjo manever e fundit, A. Zogu dhe klika e tij e vulosen tradhtine ndaj atdheut dhe popullit me ikjen e turpeshme te tyre jashte atdheut..
Oficeret ikishin braktise reparte e tyre ushtarake. Shume deputete te larte dhe funksionare te larte te regjimit i drejtuan fshehurazi nga populli telegrame Musolinit, duke e ftuar te vinte sa me pare ne Shqiperi, ndersa ministri i oborrit mbreteror Xh.Ypi i pershendeti fashistet italiane ’’qe shpetuan nga roberia e rende e Zogut’’.
Popuuli u dha pergjigjen e merituar edhe ketyre tradhetarve te vendit. Ne Elbasan nxenesit e shkolles normale arrestuan disa ministra qe po iknin fshehurazi ne Greqi. Ne Gjirokaster u vra komandanti i xhandarmerise kur u nis me flamur te bardhe per te pritur italianet.
Pasi thyen qendresen ne skelat, pushtuesit fashiste munden te perparonin me shpejtesi ne brendesi te vendit. Me 8 prill ata hyne ne Tirane, me 9 prill ne Shkoder e Gjirokaster dhe te nesermen pothuajse pushtuan te gjitha qendrat kryesore te vendit.
Pergjegjes per kete pushtim ishte tradhetia e Zogut me qeverine e tij si dhe vendet perendimore heshten duke mosnderhyre. (marre ne faqen 675-676 te librit ’’Historia e Shqiperise’’ vell. II, botimi 1964 Tirane)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ditari i Kontit Ciano, j planet për të vrarë mbretin Zog
Imazh
GJENERAL FRANCESKO JAKOMONI

Në prag të agresionit fashist, Shqipëria ra në një vetmi politiko-diplomatike të plotë. Në helb marrëdhëniet e jashtme
u kthyen në një monopol italian. Me lidhjet gjithnjë më të ngushta të periudhës 1936-1937-1938, Italia ia mbërriti ta kthente çështjen shqiptare gati në një çështje të saj të brendshme.
Zogu nuk tregohej i vetëdijshëm për rreziqet që i kanoseshin vendit dhe mbretërisë së tij. Tani vihej re tek ai shkujdesje, një shkrehje jo e zakontë, mendonte se i kishte zgjidhur të gjitha problemet dhe e kishte siguruar pushtetin nëpërmjet lidhjeve ekskluzive me Italinë.
Në këtë periudhë, figura kryesore e marrëdhënieve midis Tiranës dhe Romës është Konti Çiano. Zogu, për më shumë siguri, u përpoq për të vendosur me të një raport personal. Çiano u emërua ministër i Jashtëm vetëm një vit, më parë më 1936. Ishte ministri më i ri që kishte qenë ndonjëherë në atë post, 33 vjeç. Por, dihej se emërimi nuk nisej nga meritat e veçanta, nga aftësitë apo përvoja në fushën e diplomacisë. Ishte dhëndër i Mussolinit, ishte martuar me vajzën e tij, Edda.
Për Çianon është shkruar shumë jo vetëm për detyrën e tij si shef i diplomacisë italiane, por dhe për jetën e tij personale të një djaloshi çapkën. Para së gjithash, është folur për lidhjen dhe ndjenjën e përuljes ndaj Duçes, që shkonte deri në adhurim. Ishte aq i përpirë nga kjo ndjenjë, sa që e imitonte Duçen në mënyrat e sjelljes, të ecjes, madje edhe të shkrimit. Fjalimet e tij në radio i përcillte me lot në sy.
Jo vetëm kaq, diplomatët e kohës, që kanë pasur të bëjnë me Çianon e quajnë atë një ‘playboy’, pak i angazhuar në punë, i papërqendruar, i pushtuar nga ethet e seksit, një “donnaiolo” i shthurur. Autori anglez Ray Moseley, në një libër që bën për jetëshkrimin e Çianos, thotë se “ai kishte orekset seksuale të një egërsire”, aq sa “përpara një vizite të tij në Berlin i telegrafonte konsullit të përgjithshëm italian, Giuseppe Renzetti: “Më rregullo femra”.
Të njëjtën gjë dëshmon edhe ambasadori amerikan në Londër, Joseph Kennedy, që bëri një vizitë në Romë më 1938. Menjëherë ai ndeshet me “obsesionin e Çianos për seksin xhentil” dhe shton: “Nuk kam takuar kurrë një budalla kaq pompoz dhe kaq vanitoz. Kohën më të madhe të bisedës ai ua kushtonte grave dhe nuk përqendrohej në bisedë, nga meraku se mos i shpëtonin nga sytë nja dy a tri vajza, të cilave u binte pas (u bënte korte)”. Ambasadori konkludonte se nuk ishte nevoja të dërgoheshin tek ai diplomatë, “do të mjaftonin një duzinë vajzash të bukura”.
Mirëpo, ky njeri ‘playboy’ do të luante rolin kryesor në planin për pushtimin e Shqipërisë. Vizitën e tij të parë e bëri në prill 1937. Si vanitoz dhe mburravec që ishte, ai drejtoi vetë avionin që zbriti në Tiranë. Jo shumë vonë pas kësaj vizite, në gusht 1937, ai do të zbërthente planin në Ditarin e tij, që konsiderohet si një burim i rëndësishëm informacioni mbi politikën e jashtme të Italisë të periudhës 1937-1943, e veçanërisht për planin e pushtimit të Shqipërisë. Ai shkruan: “E binda Duçen që t’i japim Shqipërisë nja 60 milionë (lira) për katër vjet për t’u investuar në fusha të ndryshme. Udhëtimi im në Tiranë më bindi se është e domosdoshme t’i kushtojmë vëmendje të madhe këtij sektori. Aty duhet të krijojmë qendra të rëndësishme ndikimi italian. Nuk dihet çfarë na rezervon e ardhmja, - përfundonte Çiano, - ne duhet të jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë rastet që do të paraqiten. Ne nuk do të tërhiqemi si më 1920. Në jug (të Italisë) ne kemi asimiluar disa qindra mijë shqiptarë. Pse të mos ndodhë njëlloj edhe në brigjet e tjera të Adriatikut”.
Ky duket se ka qenë prononcimi i parë i Çianos lidhur me planin e pushtimit të Shqipërisë. 60 milionat e tjerë që propozonte do t’u shtoheshin atyre të marrëveshjeve të marsit 1936, që e kthyen ekonominë në një monopol italian. Këto nuk ishin veçse “një dorë e parë”. Nuk ishin ndihma, por investime në një vend që italianët e quanin se shpejt a vonë (më tepër shpejt) do të bëhej i tyre. Në një shënim tjetër në fillim të vitit 1938, Çiano shkruante se nuk duhej vonuar, nuk duhej të priteshin pasivisht rrethanat e favorshme, ato duheshin krijuar. “Depërtimi ynë në këtë vend, - theksonte ai, - po bëhet përherë e më intensiv dhe organik. Programi që unë vetë kam përpunuar po zbatohet pa pengesë”.
Në Tiranë vazhdonte ende atmosfera e vetëkënaqësisë. Flet qartë fakti i përmendur që Zogu në celebrimin e martesës së tij, në prill 1938 ftoi pikërisht Çianon si dëshmitar. Duket se Zogu tani e quante një mik personal. Vizita për Çianon ishte një rast i mirë për të bërë një sondazh të ri në vend për planin e pushtimit, të cilin atij i pëlqente ta realizonte vetë. Menjëherë pas kthimit, ai shkroi në Ditarin se çështja shqiptare duhej “zgjidhur në mënyrë integrale”. Kuptohet se ishte fjala për pushtimin e Shqipërisë. Menjëherë pas kthimit nga Tirana ai shkon t’i raportojë Mussolinit për vizitën e tij. Mussolini shpreh pa ngurrim pëlqimin për një “zgjidhje integrale”, madje po të ishte nevoja edhe me luftë. Tani ishte koha për të përcaktuar mënyrat e veprimit për pushtimin e Shqipërisë.
Si nga Ditari i vetë Çianos, ashtu edhe nga dokumentet zyrtare italiane që pasqyrojnë përgatitjet e agresionit, del se ka pasur të paktën disa variante të veprimit.
Ka të dhëna se Çiano, si pjesë përbërëse të projektit, pati menduar fillimisht edhe vrasjen e Zogut. Ky ishte varianti i parë. Me zhdukjen e tij, vendi do të përfshihej në trazira dhe kjo do t’i hapte rrugën ndërhyrjes ushtarake të Italisë. Një rol të caktuar do të luante njeriu i Çianos, Françesko Jakomoni, i emëruar prej tij në postin e ministrit në Tiranë një vit më parë. Më 27 tetor 1938, Çiano shkruan në Ditar: “Veprimi është i qartë, të vritet mbreti, shqiptarët do të bënin thirrje për ndërhyrjen e Italisë, kurora do t’i kalonte Viktor Emanuelit III dhe në një fazë të dytë – aneksim i thjeshtë”. Më 1 dhjetor, Çiano shkruan se, “regjimi zogist po shembet, duhet vepruar me energji dhe pa skrupuj. Më mirë të vritet një njeri për të shpëtuar qindra e mijëra jetë njerëzish”.
Sipas këtij varianti, vrasjen e Zogut e pati marrë përsipër njeriu i rrethit të ngushtë të Zogut, Jak Koçi. Koçi njihej si një “mik i vjetër” i Zogut, por ishte i pakënaqur nga që nuk përfillej prej tij. Në fillim të dhjetorit Jakomoni e mori me vete Koçin në takim me Çianon. Me atë rast ai i dha “besën” Çianos se do ta kryente misionin. Për këtë do të merrte 10 milionë lira. Çiano i besoi aq më tepër kur u mësua se i kishte marrë masat, e kishte sjellë familjen në Itali.
Vrasja nuk do të bëhet, por urdhrin Çiano e kishte dhënë dhe efektivisht u bënë disa orvatje për vrasjen e mbretit. Së pari, duhet përmendur shqetësimi që pati shprehur vetë Zogu pranë Legatës britanike në shkurt 1939. Raportet e kësaj Legate e njoftonin Foreign Office-in, se Zogu denonconte “një komplot për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë mbretin” përpara agresionit. Komploti u zbulua dhe kreu i tij, funksionari i njohur fashist, Giovanni Giro, i ardhur në Shqipëri për të organizuar rininë shqiptare sipas modelit fashist, u dëbua. Giro nuk e kishte fshehur armiqësinë e tij ndaj regjimit dhe qeveria ndiqte me vëmendje përpjekjet e tij për të mbledhur kundërshtarë të monarkisë, si dhe kontaktet që ai mbante me disa emigrantë shqiptarë. U bënë edhe disa arrestime elementësh të lidhur me Italinë dhe u morën masa për të përforcuar xhandarmërinë në disa zona në veri dhe në jug. Por, ishte tepër vonë.

Për planin e vrasjes së Zogut flet mjaft gjatë Geraldina, në dëshmitë që i ka dhënë sidomos autores franceze J.Dedet, të librit “Mbretëresha Geraldinë”, të botuar në shqip. Ajo thotë se plani nuk mbeti thjesht në letër. I ngarkuari Jak Koçi u vu menjëherë në kontakt me G.Giron. Detyrat ishin ndarë: Giro do të nxiste trazirat në vend, kurse J.Koçi do të bënte vrasjen. Zogu u ndje veçanërisht i shqetësuar kur në fillim të dhjetorit 1938 Koçi shkoi në Romë bashkë me Jakomonin. Ai vendosi të mos dilte më nga Tirana.
Geraldina flet për tre raste të orvatjeve për vrasjen e mbretit, të treja në shkurt 1939. Të parën herë më 12 shkurt ora 16 kur gjatë shëtitjes me mbretëreshën në kopshtin e Pallatit Zogu dalloi “midis shkurreve grykën e një arme të drejtuar kundër tyre”. Çifti kthehet me të shpejtë në pallat dhe aty Zogu i thotë Geraldinës: “Sapo shpëtuam nga një atentat”.
Dy orvatjet e tjera Geraldina i vendos po ashtu në mes të shkurtit, njëra pas tjetrës, më 14 shkurt. J.Koçi hiqet si “i shtëpisë”, Zogu hiqet si i paditur dhe e fton “besnikun” e tij për drekë. Aty zbulohet se Koçi ka dashur të komprometojë dy kuzhinierët (një shqiptar dhe një hungarez) “për të helmuar gjellët e çiftit mbretëror”. Duke qenë i informuar paraprakisht, Zogu “e dëboi mysafirin, e zuri për veshi dhe e hodhi me një shkelm në fund të shkallëve”(?!)
Për variantin e vrasjes së Zogut është edhe një dëshmi e fundit që Geraldina i ka dhënë autorit B.J.Fischer, në një bashkëbisedim në vitin 1981 në Spanjë. Ajo ka shprehur bindjen se një tentativë për likuidimin e Zogut është bërë efektivisht më 10 dhjetor 1938, kur çifti mbretëror ndërmori një udhëtim për në Venecia me jahtin që Mussolini u kishte dhuruar me kërkesë të vetë Zogut. Ishte 16 dhjetor, një det tepër i egër që e rëndoi gjendjen e Geraldinës, tashmë shtatzënë. Zogu dyshoi dhe kërkoi menjëherë të ktheheshin në Durrës. Vetëm këmbëngulja e tij e shpëtoi nga komploti. Geraldina ka shtuar se më vonë në rrethin mbretëror u bë e njohur se italianët donin ta shfrytëzonin këtë aventurë në mes të dimrit për ta vrarë Zogun ose për t’i mbajtur të dy në Itali si peng.
Kjo dalje në det konfirmohet edhe nga ministri britanik Ryan, që ia përcjell qendrës me një raport të veçantë të atyre ditëve, në një version pak më ndryshe. “Kam arsye të besoj, – tregon Ryan, - se destinacioni i çiftit mbretëror ishte Venezia ose Abbazzia. Mirëpo, jahti ra në një det kaq të egër, sa që personalitetet kryesore të ndodhura në anije nuk e mbajtën dot të vjellët. E pësoi sidomos Mbretëresha, që pret të bëhet nënë. U vendos të lihej udhëtimi dhe jahti u kthye në Durrës në mesnatë. Të nesërmen madhëritë e tyre u kthyen prapë në Tiranë”. Duhet shtuar edhe një shënim i Çianos lidhur me jahtin, që i është dhënë Zogut. Ai ka kërkuar që ekuipazhi i jahtit të ishte italian “me qëllim që të mos e lëmë të ikë në çdo eventualitet”.

Çështja e komplotit për vrasjen e Zogut u shtrua edhe pas mbarimit të luftës. Pas rënies së fashizmit dhe vendosjes së regjimit demokratik në Itali Jakomoni, si ish-mëkëmbës në Shqipëri, doli përpara gjyqit me akuzën pikërisht për pjesëmarrje në planin për vrasjen e Zogut. Ai e mohoi dhe tha se kishte qenë vetëm një ide që u shua që në “lindje”. Idenë ia atribuoi Çianos, kurse ai vetë, Jakomoni, nuk e kishte mbështetur dhe “kishte vazhduar politikën e pajtimit”(?!)
Megjithatë, drejtësia italiane nuk e pushoi çështjen. Jakomoni u procedua në bazë të legjislacionit penal të vitit 1944 dhe u dënua me 24 vjet burg. Në vitin 1948 çështja u rishikua nga Gjykata e Lartë me ankesë të Jakomonit dhe vendimi i parë u shfuqizua me argumentin se, “faktet që i atribuoheshin atij nuk përbënin krim”. Zhvillimet që pati kjo çështje i përshkruan vetë Jakomoni në një libër të tij: “La politica dell’Italia in Albania”.
Në këtë libër, siç e tregon titulli në origjinal, Jakomoni flet për rolin e tij në politikë dhe me guxim të madh, pa asnjë kompleks e rendit veten ndër përkrahësit e një “bashkëpunimi me Shqipërinë të frymëzuar (as më pak e as më shumë) nga parimet e Risorgimentos të formuluara nga Mazzini”. Kurse Çiano, sipas tij, ishte për politikën e forcës, “e përfytyronte (Shqipërinë) si një zmadhim territorial”, ishte “një ambicie djaloshare”. Jakomoni nuk ka asnjë skrupull të mohojë fakte të njohura botërisht. Agresioni i 7 prillit nuk ishte agresion, ishte “një bashkëpunim i programuar ndershmërisht midis dy qeverive”. Jakomoni “përpiqej për marrëveshje”, por “Zogu dredhoi”. Me këto tregime të papërgjegjshme Jakomoni përpiqet ta ndajë veten nga Çiano. Në fakt, më tej se ai ka pasur një rol të dorës së parë në përgatitjet e agresionit të 7 prillit, kurse gjatë okupacionit ka mbajtur postin më të lartë të Mëkëmbësit të Mbretit Viktor Emanuelit III në Shqipëri.
Për t’u kthyer përsëri te plani i vrasjes, duket se Çiano u bind se varianti nuk do të funksiononte për shumë arsye, ndër të cilat edhe reperkusionet që mund të kishte në opinionin europian vrasja e një mbreti për të marrë mbretërinë e tij. Tani anohet drejt variantit tjetër, të shfrytëzimit të keqësimit të gjendjes së brendshme të Shqipërisë. Italia do të ndërhynte “për ta çliruar popullin shqiptar nga regjimi zogist”.
08/02/09) nga PROF. ARBEN PUTO
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VIKTOR EMANUELI I III NE SHQIPERI ME 12 PRILL 1939
Imazh


Viktor Emanueli III (italisht: Vittorio Emanuele III; 1869-1947) ishte mbreti i Italisë në vitet 1900-1946. Njihet në historinë e Shqipërisë si uzurpator i fronit shqiptar pasi më 1939 trupat pushtuese italiane e detyruan Mbretin Zog të largohej ; regjimi i tij fashist në Shqipëri përfundoi më 1943 me tërheqjen e ushtrisë italiane. Gjithashtu uzurpoi fronin perandorak të Etiopisë mes viteve 1936-1941.

Gjatë viteve të para të mbretërimit, Viktor Emanueli III u dëshmua si monark kushtetues, ndonëse u desh të ndërhynte disa herë për të zgjedhur kriza qeveritare të shkaktuara nga dallimet në pikëpamjet e shumta politike.

Megjithëse ishte mbret me të drejta sovrani, Viktor Emanueli III mbeti vetëm udhëheqës simbolik i Italisë pas marrjes së pushtetit nga Benito Mussolini më 1922. Gjatë tërë kësaj kohe i pranoi qoftë në heshtje e qoftë përmes ceremonive politikat hegjemoniste të qeverisë fashiste të Musolinit. Më 1943, kur u bë e qartë se orientimi fashist do të sillte humbjen e Italisë, Viktor Emanueli III e shkarkoi Musolinin nga detyra e kreut të qeverisë dhe e burgosi atë. Megjithë orvatjet e tij për të ruajtuar regjimin monarkik dhe ambdikimin në favor të të birit më 1946, populli italian vendosi të shpallte republikën. Familja Savoj u shty në ekzil. Vdiq i mërguar në Aleksandri të Egjiptit.

"Kur na ish Viktori mbret,

kishte kafe kacurret;

kur na u shpall perandor,

me pí kafe u bâ ma zor;

prej se hypi në fron në Shcypní,

eren kafes s'ia kem' n'í."
Në 12 prill Viktor Emanueli III u shpall mbret i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe Francesco Jacomoni (ish ambasador i Italisë në Shqipëri) u bë mëkëmbës i tij me të cilin qeveria e re shqiptare nën drejtimin e Shefqet bej Vërlacit, nënshkroi një sërë marrëveshjesh.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Konti Çiano: Zogun e tradhëtuan ministrat e tij.

Ditari i fundit para pushkatimit i dhëndrrit të Musolinit.
Imazh
AHMET ZOGU ME MINISTRIN E JASHTEM ITALIAN KONTI GAEAZO CIANO

"Në këtë gjendje shpirtërore, që përjashton gënje-shtrën, unë deklaroj që në ditarin tim nuk është false asnjë fjalë e vetme dhe as e ekzagjeruar apo e diktuar nga ndjenja njëanshmërie. Gjithçka është siç e kam parë dhe dëgjuar unë. E ndërsa përgatitem për ndarjen e madhe, mendoj t'i bëj publike shënimet e mia jo sepse shpresoj rivlerësime apo konsesuse të mëvonshme, por sepse besoj që është një dëshmi e dobishme për të ngritur të pafajshmit e për të goditur të përgjegjshmit".
Këto janë fjalët sa prekëse, aq edhe të sinqerta të njeriut të fuqishëm të Italisë së viteve të lulëzimit të fashizmit, të cilat i ka shkruar, siç deklaron dhe vetë, nga qelia 27 e burgut të Veronës, pikërisht në 21 dhjetor të vitit 1943, kur ishte duke kaluar orët e fundit të jetës pas dënimit me vdekje që i kishte dhënë vjehrri i tij, Musolini. Çuditërisht edhe në këtë ditar të fundit, ashtu si dhe më parë në praktikë, konti i njohur i luftës nuk ka harruar marrëdhëniet e Italisë së atyre viteve me Shqipërinë e drejtuar nga mbreti Zog, duke përshkruar me hollësi ngjarjet që kishin të bënin me këto dy vende. Ndryshe nga sa kemi mësuar dhe dëgjuar në historinë 50-vjeçare të kohës komuniste, sipas ditarit të kontit, i cili ishte edhe drejtuesi kryesor i forcave ushtarake italiane që u dislokuan në Shqipëri në prillin e '39-s, Shqipëria nuk u është shitur autoriteteve fashiste italiane nga mbreti Zog. Jo vetëm kaq, por në shënimet e kontit theksohet një përpjekje e madhe e mbretit shqiptar deri në momentet e fundit për të mundur të ruante sovranitetin e mbretërisë së vet. Ndryshe nga sa mund të besohej, kanë qenë miq, madje edhe ministra të tij ata që jo vetëm e tradhtuan Zogun, por gjetën forma për të marrë dhe të holla në shkëmbim të solidarizimit me veprimin ushtarak italian mbi Shqipërinë. Detaje të atyre përpjekjeve, qoftë diplomatike dhe qoftë ushtarake të mbretit Zog, i përbaltur ndoshta edhe për gjëra që nuk i përkisnin aspak atij, na i përcjell tashmë nëpër rreshtat e ditarit të tij vetë Konti Çiano, i cili ishte pikërisht njeriu më i besuar i Benito Musolinit, madje dhëndër i tij, dhe njëkohësisht mik i afërt i mbretit Zog.


Viti 1938, 13 tetor…
… Erdhi Sereqi për të më sjellë një mesazh personal të mbretit e më la edhe një shënim lidhur me deklarimet që kishte marrë urdhër të bënte. Ato ishin: Shqipëria tashmë është në duar të Italisë, e cila kontrollon çdo sektor të aktivitetit kombëtar. Mbreti është i devotshëm. Populli është mirënjohës. Pse doni më tepër? Kjo pyetje nuk u shpreh, por ishte arsyeja e vërtetë e bisedës. Iu shfaqa xhentil e shpirtmirë dhe kjo i erdhi për zemër. Mbi të gjitha vlerësoi kur, duke i ndarë mirë rrokjet, i thashë se kam shumë simpati për të dhe se për çdo rast e konsideroj njeriun tonë! Duhet vepruar shpejt me këtë Shqipërinë.

19 tetor…
Sereqi, në kthim për Shqipëri, merr sigurinë e bashkëpunimit tonë të përzemërt dhe premtimin për të bërë diçka për bonifikimin… Kjo do të shërbejë për qëllimet ushtarake…

6 dhjetor…
…Duçja shqyrton e miraton planin e aksionit në Shqipëri…

Viti 1939, 8 shkurt …
… Vjen Jakomoni, i cili konfirmon oportunitetin për të vepruar shpejt. Qielli në Shqipëri është elektrizuar. Tashmë gjithë krerët janë me ne. Por për sa kohë do të mund të mbahet sekreti? Studiojmë në hollësi për operacionin.

16 shkurt …
Shqipëria është e shqetësuar. Një telegram i atasheut ushtarak në Tiranë e shqetësoi pak Duçen… Dha urdhër që të turbullohen ujërat që të fshihen planet tona të vërteta: Thoshte se mbreti kishte urdhëruar mobilizimin e pjesshëm e se Jakomoni ishte nisur me avion për Romë. Në të vërtetë situata nuk ishte kaq dramatike. Lidhem me Jakomonin. Duket shumë i qetë. Udhëzimet që unë i kisha dërguar tre ditë më parë përmblidhen kështu: Të mbahet gjallë agjitacioni popullor, por të mos ngurrohet të ulen dyshimet e zogut, duke i dhënë sigurimet që dëshiron; të turbullohen ujërat në mënyrë që të përjashtohet njohja e qëllimeve tona të vërteta.

21 shkurt …
…Mbreti shqiptar kërkon të fitojë kohë për të bërë një manovër për një lidhje të tretë. Jakomoni është i mendimit t'i japim fund kësaj gjendjeje në Shqipëri... .

23 mars …
… Duçja miraton. Ose Zogu pranon kushtet që caktojmë ne, ose ndryshe ne do ta pushtojmë vendin me armë…

25 mars …
…De Ferraris (sekretari i kabinetit të Çianos, shën. im F. V.) niset për Tiranë…
… Duket e mundshme që Zogu të nënshtrohet. Veç të gjithave, është një fakt familjar tek i cili kam shumë besim. Lindja shpejt e një fëmije. Zogu e do gruan, e në përgjithësi gjithë familjen. Besoj se do t'i sigurojë farefisit të vet një të ardhme të qetë. Dhe çiltërsisht nuk e imagjinoj dot Geraldinën, me barkun nëntë muajsh, të shtegëtojë duke luftuar nëpër malet e Matit e të Mirditës.

28 mars ...
…Makina është në lëvizje nuk mund të ndalet më. Ose pushtimi do të bëhet me Zogun, ose do të bëhet kundër tij. Për shumë arsye do të preferoja zgjidhjen e parë… Po nëse Zogu nuk ulet, duhet t'u drejtohemi armëve dhe do t'u drejtohemi me vendosmëri.

29 mars…
… Dy takime me Duçen për të marrë vendimet rreth Shqipërisë…
… Në një moment të caktuar, në qoftë se Zogu nuk jepet, të dërgohen anijet në ujërat territoriale shqiptare e të bëhet një ultimatium: ose të firmoset pakti, ose të mbahet përgjegjësia për refuzim. Po insistoi për refuzim, të vihen në veprim bandat e armatosura, të publikohen deklarata e të zbarkohet. Të okupohet Tirana, të mblidhen krerët shqiptarë në njëfarë Ansamble Kushtetuese që duhet ta kryesoj unë, e t'i afrohet kurora Mbretit të Italisë!… .

30 mars …
… Lajmet nga Tirana bëjnë të ditur se Mbreti po përgatitet për rezistencë. Kjo më mërzit, sepse e konsideroj shumë të rrezikshëm shpërthimin e goditjes së parë me top në Evropën e sotme, të paqetë e të përflakshme.

1 prill …
…Pasdite më vjen Serreqi, ministri i ri i Shqipërisë, i cili e fillon misionin e vet në kushte mjaft të stuhishme. Duke kaluar në Bari, ka parë përqendrimin e trupave dhe ka kuptuar se ç'muzikë ka filluar të luhet. I flas qartë e me shumë miqësi e vendosmëri! Thotë se është dakord. Rekomandon vetëm që të shpëtohen format, në mënyrë të atillë që zgjidhja të bëhet e pranueshme nga Mbreti e nga populli. E shpie në Pallatin Venezia, ku Duçia i përsërit pak a shumë paralajmërimin shumë të prerë. Shtoi që, në qoftë se mbreti refuzon nënshkrimin e paktit, kriza është e paevitueshme. Serreqi vendos të kthehet në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur mbretin. Por në fund, me pretekstin se nuk kishte mundur të këmbejë valutën, merr nga Jakomoni një bakshish të parë prej 15 mijë lirash!

4 prill …
… Lajme gjithmonë e më alarmuese mbi fatin e italianëve në Tiranë. Vendosim t'i evakuojmë. Në Pallatin Venezia, në një takim me Duçen, Sereqi e unë vendosim t'i japim mbretit një ultimatium të fundit, me afat jo më shumë se ora 12 e së enjtes.

5 prill …
…Dy anije do të shkojnë në Durrës e në Vlorë për të tërhequr italianët që tashmë janë kërcënuar seriozisht nga banditët, të cilët Zogu i ka porositur të përhapin terror… Zogu dëshiron të rezistojë me ato pak forca të dobëta që ka në dispozicion. Meqë Mbreti kërkon 24 orë kohë për të reflektuar, Duçja me një telegram me firmën e vet, fiksoi skadimin e ultimatiumit në orën 12 të së enjtes, 6 prill. Në agim lindi djali i Zogut. Për sa kohë do të jetë trashëgimtar i Mbretërisë së Shqipërisë?

6 prill …
Reagimet e kryeqyteteve të ndryshme përfshi Beogradin, janë mjaft të moderuara. Chiristiçi është më i alarmuar. Ai kërkon që të paktën të mos veprohet pa lajmëruar njëherë ata dhe të ruhet formalisht ekzistenca e shtetit shqiptar. Në mëngjes Serreqi telegrafisht jep dorëheqje. Nga Durrësi e Vlora vijnë lajme se hipja në anije e të mërguarve italianë po zhvillohet rregullisht. Fortuzi e pilot Teshi, që vijnë në mesditë nga Tirana, thonë se eksodi i italianëve ka mbushur me frikë popullsinë, e cila ka dalë nëpër rrugë, qan dhe mallkon Zogun, i cili e ka vënë në një dallgë të tillë të rëndë. Duçja me një telegram jep urdhër që të ngarkohen trupat në anije, duke u rezervuar të japë në mbrëmje atë të nisjes.
Me propozimin tim, vendosëm të bënim pasdite një fluturim demonstrativ me 100 aeroplanë mbi Durrësin, Tiranën e Vlorën.
Ora 16.00. Arrin një telegram nga Jakomoni. Duket se mbreti nuk do të marrë përsipër përgjegjësinë e një kapitullimi të plotë dhe ka ndër mend të mbledhë Këshillin e Ministrave dhe të vendosin nëse do të rezistojnë apo të nënshtrohet.
Duçja i informuar nga unë, i jep urdhër ekspeditës që të ngrejë spirancën e të niset, duke rezervuar të komunikojë ndonjë gjë të re, po të ketë gjatë kursit të lundrimit.
… Kthehem në shtëpi në orën 22.30. Jam i lodhur e nuk ndihem mirë. Do të desha të çlodhem, aq më tepër që në mëngjes do të nisem me avion për të këqyrur zbarkimin e forcave. Po s'ke ç'i bën Chiristiçi kërkon prapë audiencë urgjent e me ton të rëndë! Druaj se do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin jugosllav.

7 prill …
Ora 4 zgjimi. Në paradhomë më pret Starace me shumë njoftime,
Në orën 6 nisem në fluturim. Është qartë e vakët. Vijnë me mua Buti, Viteti e Pavolini. Në 7.45 jemi mbi Durrës. Pamja është shumë e bukur Në radë të ndaluara e solemne janë anijet e luftës, kurse motoskafët, maunet e rimorkiatorët çajnë portin për të transportuar forcat e zbarkimit…
I telefonoj Duçes. Është shumë i kënaqur, sidomos nga reaksioni ndërkombëtar, që është zero ose aty afër.


Çiano kërkoi të pushtonte Shqipërinë pas dasmës së Mbretit Zog.

Galeaco Çiano ishte njeriu më i besuar i liderit të plotfuqishëm fashist, Benito Musolinit, dhe njëkohësisht shefi i diplomacisë së jashtme në Italinë e drejtuar nga ekipi politik fashist. Ai ishte ndërkohë dhe dhëndër i Musolinit, gjë që bënte që ky i fundit ta pyeste shumë më tepër edhe për probleme tepër madhore për të ardhmen e Italisë së atyre viteve. E veçanta e kontit të njohur si diplomat tepër i aftë është se ai ka pasur marrëdhënie tepër miqësore me mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogu, aq sa ky i fundit nuk ka hezituar që t'i dërgojë më shumë se një herë jo vetëm oborrtarin e tij Serreqi, por edhe ministrin e Jashtëm Libohova, duke e ftuar që të ishte dëshmitar në ceremoninë zyrtare të dasmës së tij në 26 prill të vitit 1938. Konti Çiano, në të vërtetë, në atë periudhë njihej jo vetëm si mik i Shqipërisë dhe i mbretit të saj, por edhe si një njohës i mirë i problemeve të shumta të saj që ekzistonin në ato vite. Ai disa herë e ka bindur Musolinin që të dërgonte sasi të mëdha gruri për të zbutur urinë që kishte pllakosur vendin tonë në vitet '38. Konkretisht, në atë vit Italia ka dërguar në dy periudha plot 60 mijë tonë me grurë. Por në mendjen e kontit, i cili ishte bërë njeri shumë i njohur për masën e gjerë të popullit shqiptar, lindi ideja për ta pasur Shqipërinë një orë e më parë nën vartësinë ligjore të shtetit të fuqishëm italian, i cili në atë periudhë kishte një pozitë tepër të konsoliduar në Europë. Ishte dasma e mbretit Zog ajo që ngjizi vendimin e kontit për të bërë realitet bashkimin e Shqipërisë me vendin e tij, bashkim të cilin ai e kishte për zemër. Për këtë gjë, ai arriti të bindë në mënyrën më të thjeshtë vetë Musolinin menjëherë sa u kthye nga dasma e mbretit shqiptar. Konkretisht, në ditarin e tij ai nuk harron ta shkruajë me hollësi atë detaj, që më pas do të sillte një luftë të pashmangshme mbi vendin tonë. "Më datën 28 prill 1938, - shkruan ai, - kthehem nga Shqipëria i rrënjosur më shumë se çdo herë në bindjet e mia për zgjidhje integrale. Në 30 prill këtë gjë ia referoj Duçes, kur i raportova për udhëtimin tim në Shqipëri. Ai menjëherë bie dakord për nevojën e një zgjidhjeje integrale e thotë se për të pasur Shqipërinë është gati deri atje sa të bëjë luftë. Duke i dorëzuar një kampion të mrekullueshëm bakri nga minierat e Lezhës, i thashë: "Ja fiqtë e Kartagjenës".


Mbreti Zog donte të ruante sovranitetin e mbretërisë së tij.

Nga sa mësohet në ditarin e diplomatit fashist, i cili në ditët e sotme merr një vlerë të jashtëzakonshme historike, Zogu ka bërë tratativa deri në fund për të mbrojtur autonominë e Mbretërisë Shqiptare duke përdorur çdo lloj forme, qoftë njohjeje me diplomatët e përtejdetit dhe qoftë diplomatike. Konkretisht, ndër të tjera ai tregon: "Duçja më komunikoi që Mbreti dëshiron të dërgojë një mision mbretëror të kryesuar nga Duka i Spoletos në martesën e Zogut. Duket se duan të mbajnë pozicionet. Kjo gjë shkakton bezdi, sepse nuk qe parashikuar dhe, nga ana tjetër, Tirana nuk është Londra që të sistemojë atë gjatanik e xurxull të Spoletos. Por e kuptova që Duçja nuk do polemika e i dhashë menjëherë urdhër Jakomonit, i cili ishte kundër…". Por, për sa ndodhte në lidhje me Shqipërinë, mësohet gjithashtu se Duçja, që prej shumë kohësh ka qenë i rezervuar për punën me të, ka nxitur për të vepruar që në fillim të vitit 1939, duke mbajtur gjithmonë fiks termin e pranverës. Pas kësaj, laku për mbretërinë zogiste të Shqipërisë po bëhej gjithnjë e më shumë i koklavitur. Jo vetëm kjo, por nuk harrohej nga diplomatët italianë për të siguruar dhe izolimin e vetë mbretit, i cili kërkonte forma për të shuar mundësitë ekstreme të aneksimit, derisa Duçja e mësoi atë këmbëngulje të tij për të kërkuar deri në fund rrugëdalje, duke dhënë urdhrin e ngritjes së spirancave të anijeve luftarake të ankoruara në bregdetin italian.
__________________
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ditari i Kontit Ciano
Imazh

Keto jane nga datat me pikante, ku flitet per ethet e pushtimit te Greqise nga territori shqiptar dhe faktin se ky pushtim ishte vendosur qe me pare. Cianoja, pas cinizmit te tij, nuk e fsheh dot kete fakt...

1940: 3 korrik: I fola me ze te larte Ministrit te Greqise: De Vecchi, qe telegrafonte se anije angleze e ndoshta dhe avione, gjejne azil ne Greqi, ashtu si edhe furnizim e mbrojtje. Musolini terbohet. Eshte i vendosur qe po te vazhdoje kjo muzike, te kalohet ne veprim. Ministri i Greqise tentoi te refuzoje, por u largua me bisht ne shale.

10 gusht: Bisedoj me Musolinin per veshtiresite e lindura ne kufirin greko-shqiptar. Nuk eshte rasti per ta dramatizuar situaten, por qendrimi grek eshte shume i pabese. Ducja mediton "nje gjest force, edhe sepse nga viti 1923 ka nje llogari te pashlyer e greket e genjejne veten ne se mendojne qe ai e ka fshire nga karta".

11 gusht: Mussolini flet perseri per ceshtjen greke e kerkon te dije me hollesi mbi Camerine. Ka pergatitur nje fare Stefani per ta nxitur problemin. Me kerkoi te therras ne Rome: Jakomonin e Viskont Prascari, me te cilet ka ndermend te bisedoje. Flet per nje sulm te papritur mbi Greqine rreth fundit te shtatorit. Nese ka vendosur keshtu, mendoj se duhet te shtrengohemi ne kohe. Eshte e rrezikshme t'u jepet grekeve kohe per t'u pergatitur.

12 gusht: Shoqeroj Jakomonin e Viskontin Prasca tek Ducja. Ai fikson vijat politike e ushtarake per aksionin kunder Greqise. Ne qofte se Cameria e Korfuzi do te jepen pa goditje force, nuk do te kerkojme me teper. Ne se, perkundrazi, do te behet shume rezistence dhe do te shtyjme aksionin deri ne fund. Jakomoni e Viskonti Prasca e shohin te mundshme dhe te lehte kete aksion, por me kusht qe te behet shpejt. Kurse Ducja mbetet ne mendimin qe ta shtyje aksionin rreth fundit te shtatorit, per shkaqe te natyres se pergjithshme ushtarake.

22 gusht: Musolini me jep kopjet e disa direktivave ushtarake te leshuara nga ai, ne baze te te cilave shtyhen per momente te pacaktuara aksionet kundra Jugosllavise e Greqise. Duket qe gjermanet kane bere presione ne kete drejtim edhe prane Shtat-Madherise.

12 tetor..Ducja eshte i indinjuar mbi te gjitha per pushtimin gjerman te Rumanise. Thote se kjo ka bere pershtypje te thelle e te keqe ne opinionin publik italian, sepse nga arbitrati i Vjenes askush nuk e priste kete rezultat. "Hitleri me ve gjithmone perballe faktit te kryer. Kete here do ta shperblej me te njejten monedhe: do ta mesoje nga gazetat qe kam pushtuar Greqine. Keshtu do te vendoset ekuilibri". E pyes nese eshte dakord me Badoglion."Akoma jo", mu pergjigj"por jap doreheqje si italian, nese dikush gjen veshtiresi per t'u ndeshur me greket". Tashme Ducja eshte i vendosur te veproje. Ne realitet besoj qe operacioni eshte i frytshem dhe i lehte.

14 tetor: Musolini me flet serish per aksionin ne Greqi dhe e fikson diten e 26 tetorit. Jakomoni jep informacione shume te favorshme, vecanerisht per gjendjen shpirterore te popullsise came, shume e cila eshte ne favorin tone.

15 tetor: Tek Ducja, ne Pallatin "Venezia" mbahet nje mbledhje per ceshtjen greke. Marrin pjese Badoglio, Roatta, Soddu, Jacomoni, Viskonti, Prasca dhe une. Takimi eshte stenografuar.

17 tetor: Ducja eshte ne Terni. Vjen Mareshalli Badoglio e me flet me shqetesim te madh per aksionin ne Greqi. Te tre shefat e Shtat-Madherise jane shprehur unanimisht kunder. Forcat aktuale do te ishin te pamjaftueshme e Marina nuk e quan te mundur te kryeje asnje zbarkim ne Preveze, sepse thellesite jane shume te ceketa. Gjithe fjala e Badoglios ka nje intonim pesimist: parashikon zgjatjen e luftes dhe harxhimin e burimeve tona te dobeta. Degjoj por pa diskutuar. Pohoj qe ne aspektin politik- momenti eshte i mire. Greqia eshte e izoluar...

22 tetor:...Shume shenja lene te nenkuptohet se ne Berlin nuk jane entuziaste per nje marshim tonin ne Athine. Data e fiksuar eshte tashme 28 tetori. Pricolo (Gjeneral-nensekretar i aviacionit) raporton se Badoglio ka dhene udhezime per nje aksion ajror shume te matur. Ducja nuk eshte dakord. Do qe te goditet shume fort, meqe shpreson qe gjithshka te behet copa me goditjen e pare. Filloj te hartoj ultimatumin qe Grazzi do t'i dorezoje Metaksait ne oren 02.00 te 28 tetorit...

25 Tetor:Me Ducen fiksojme sa per te lare gojen hapat diplomatike te aksionit ne Greqi. Aprovon edhe idene e nje takimi tim me Ambasadorin e Sovjeteve, menjehere pas sulmit. Eshte nje gjest, qe mund te qetesoje ujrat ndoshta te pergatiti terrenin per te ardhmen.

27 tetor: Incidentet ne Shqiperi po shtohen. Tashme atmosfera eshte ne vigjilje te aksionit. Megjithate kater diplomatet-gjerman, japonez, spanjoll e hungarez, te cileve iu dorezova tekstin e ultimatumit drejtuar Greqise, mbeten ca te befasuar....

28 tetor: Sulmohet ne Shqiperi e bisedohet ne Firence. Nga te dy vendet, punet shkojne mire. Megjithe kohen e keqe: trupat marshojne me shpejtesi, edhe pse mungon mbeshtetja e aviacionit...

29 tetor:Ne mbremje nisem per Tirane.

1 Nentor: Me ne fund diell. Perfitoj per t'i bere nje bombardim mbi Selanik. Ne kthim u sulmova nga dy gjuajtes greke: gjithshka shkoi mire dhe dy avionet greke u rrezuan. Por e pranoj, ishte hera e pare qe kisha prapa gjuajtes-Ishte nje ndjenje shume e keqe...

8 Nentor: Lajmet nga Jakomoni nuk perputhen me ato te Shtatmadhorise, qe eshte mjaft pesimiste. Ducja ka zhvilluar nje takim te gjate me Badoglion e Roattan dhe ben planin per dergim forcash. Duket se Badoglio eshte shume i zymte e Ducja zemerohet, sidomos sepse kerkon akoma dhe kater muaj. Shume. Duhet te veprohet me energji e shpejt. Mesymja greke eshte duke u shuar e rezerva ata nuk kane. Grazzi, i kthyer nga Athina, verteton se kushtet e brendshme te vendit jane te keqia e rezistenca eshte nje flake kashte. Sipas tij, Metaksai, kur mori komunikimin tone (ndodhej ne dhomen e gjumit ne robdeshamber dhe kemishe nate) ishte ne favor te cedimit. Intrasigjenca e tij u shfaq pasi kishte folur me Mbretin e, me pastaj, nga nderhyrja e Ministrit anglez. Lajmet e mbremjes jane te mira: sulmi grek po shterron ne te gjitha sektoret.

11 nentor: Nga Shqiperia vjen lajmi se situata ne front eshte stabilizuar. Po te kishim pak me shume forca, do te kishim mundur te shkonim me larg. Tani s'na mbetet vec te presim. Per fat te keq edhe kur te vi suksesi, s'ka per te qene aq i madh. Nga burime te ndryshme, e vecanerisht nga Moska, arrijne lajme per nje qendrim bile edhe per nje fare trafiku italian, qe po zhvillon Gjermania ne Greqi.

15 nentor: Duket se greket kane rifilluar sulmin ne te gjithe forntin me forca te konsiderueshme. Deri tani mbahemi shume mire...Ne mbremje lajmet nga Shqiperia rendohen. Vazhdon presioni dhe rezistenca eshte me e veshtire. Mungojne topat, kurse artileria greke eshte moderne dhe e pajisur mire...

28 nentor..: Lajme jo te mira nga Shqiperia.Presioni grek vazhdon, por, mbi te gjitha, po dobesohet rezistenca jone. Po te kishin greket forcat penetruese, do te kishim dhimbje akoma te medha.

3 dhjetor: Ne Frontin shqiptar rifilloi presioni grek. Duket qe tashme Armata II duhet te beje terheqjen nga Gjirokastra dhe Porto Edda, per te cilen shpresonim qe te evitohej.

4 dhjetor: Sorice (Shef kabineti i Ministrise se Luftes) njofton se kemi humbur Pogradecin dhe se greket kane shperthyer ne mesymje. Pastaj njofton se Soddu e gjykon "te pamundur cdo aksion ushtarak dhe se situata duhet te zgjidhet nepermjet 'nje nderhyrje politike". Mussolini me therret ne Pallatin "Venezia". E gjeta me te derrmuar se kurre. "Nuk ka me c'te behet-me thote. Eshte absurde dhe groteske por keshtu eshte. Duhet te kerkojme armepushim me ane te Hitlerit". E pamundur. Greket do te pretendojne, si kondite te pare, garancine personale te Hitlerit, qe pasketaj e perhere, me nuk do te behet asgje kunder tyre. Para se ti telefonoja Ribentropit, i thirra dhe njehere arsyes: A jemi vertete perpara disfates? A mos jemi para rastit, kur komandanti hedh armen perpara perpara ushtareve te vete? Une nuk jam ne gjendje te jap sugjerime ushtarake, por per konsekuence te llogjikes, gjykoj se thyerja nuk eshte tamam totale....

Nje thyerje tjeter e keqe ne Shqiperi drejt Kelcyres dhe Tepelenes. Ducja ka pergatitur nje leter, nje leter te ashper per Cavalleron me urdhrin qe trupat te vdesin ne vend. "Me shume se nje urdher imi", shkruan Ducja- ky eshte nje urdher i Atdheut". Shpresojme qe ky fshikullim te kete efektin e vete...

23 Dhjetor: E gjeta Ducen mjaft te acaruar per terheqjen e te shtunes, ne te kundert te parashikimeve te Cavalleros. Presioni mbi Vloren ne vend qe te dobesohej po rritet, Ducja nuk u beson me atyre qe thote Cavallero. "Une jam, -thote ai-katandisur si mejhanexhinjte e fshatit- qe vizatojne nje gjel mbi mur e poshte shkruajne: kur te kendoje ky gjel do te shes veresie! Edhe une do t'u besoj ushtarakeve, kur te vertetojne me nje fakt se ka ndryshuar situata!" Me tej, duke folur per qendrimin medioker te trupave, Ducja shton:"Duhet te pohoj se italanet e 1914 ishin me te mire se keta te sotmit. Nuk eshte nje fakt i bukur per rregjimin, po keshtu eshte".

24 Dhjetor: Bie bore. Ducja sheh jashte dritares dhe kenaqet. "Kjo bore e ky i ftohte shkojne shume mire", thote. "Keshtu vdesin shkurtalacet e permiresohet kjo rrace mediokre italiane. Nje nga arsyet kryesore per te cilat kam dashur pyllezimin e Apenineve ishte per te bere Italine me te ftohte e me me bore".

Korrieri
23 Shkurt 2005
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4133
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FAKTE TE RE PER HESHTJEN E TRAKTATIT ITALIANO-SHQIPTAR TE MARSIT 1939 NGA ANA E ZOGUT


LEK PREVIZI POHONImazh:
Po shtoj dicka per nje dokument qe akoma nuk asht zbulue e nuk dihet.
Andej nga mesnata e 6 prillit ne zyren e Musolinit ku ishte dhe konti Ciano, kur tashma ishte vendose pushtimi i Shqipnise, aty vjen nje telegram urgjent nga mbreti Zog, me propozime te reja.

Kete e thote konti Ciano ne ditarin e tij. Por Duceja, i zgjuem prej gjumit nuk e kishte perfilliun ate lajm, dhe as Ciano nuk e kishte lexue vete telegramin, e nuk dinte se c'propozime ishin. Per kete dokument e kishte lajmerue nje sekretar me emen Farace. Vendimi ishte marre dhe flota me ushtrine italiane ishte nise per ne Durres.

Kjo pune mbetet mister. C'propozime vinin nga Mbrati Zog? Ndoshta ai dokument gjendet diku ne ndonje arshive te humbun. Fakti asht se Zogu nuk i mori seriozisht ultimatumet, i konsideroi si nje pression psikologjik. Pse ?
Me qe jemi ne kete ceshtje, due te theksoj se prindi im, Prenk Pervizi, asokohe kolonel dhe perfaqesues i Shqipnise ne komisionin e vezhguesve nderkombetar ne Luften e Abisinise (1935-1936), prane shtabeve te gjeneraleve Badoljo, Graziani e De Bono, ku ishin dhe ish shoke te tij te Shkolles se Luftes se Torinos, gjenerale e kolonele, shume haptas e mori vesh se viktima e dyte pas Abisinise do t'ishte Shqipnia, fill pas mbarimit te asaj lufte me prill 1936, e fill pas manovrave te medha te Italise po ne korrik-gusht 1936. Per keto plane im ate i foli Mbretit Zog, ne audience speciale, duke i kerkue organizimin e mbrojtjes se vendit. Zogu ishte pergjigjun se ashtu e kishte zakon te fliste e te mburrej Musolini. Marredhanjet me Italine ishin teper te mira e nuk ishte nevoja me u shqetesue. Im ate pati dhe nje takim tjeter
me Zogun pas manovrave te medha te Italise, ku Duceja, ne shtabin madhor te manovrave, ishte shprehun haptasi per nje invadim te Shqipnise,

C'ndodhi ? Plani i Musolinit u shty nga Lufta e Spanjes ku Italia u angazhue ushtarakisht. Mjafton te kihet parasyshe se me 1 prill 1939 shpallej boterisht nga Gjenerali Francesko Franko fundi i luftes se Spanjes dhe gjasht dite pas, me 7 prill Italia sulmonte Shqipnine dhe Zogu, krejt i befasuem dhe i tronditun u largue per ne Greqi pa leshue asnje kushtrim gojor ose shkresor, ku e percolli pikerisht ai qe e kishte paralajmerue, im ate, gjeneral Prenk Pervizi.

Keto qe po shkruej nuk jane fjale kote por te verteta, dhe kjo do t'ishte detyra e historianeve dhe akademikeve shqiptare, me e kerkue dhe rrefye te verteten dhe me e pastrue historine shqiptare nga deformimet e fallsifikimet, qe erdhen nga diktatura komuniste. Mue personalisht me mjafton deshmia personale, te perjetueme nga vete prindi e familja si dhe pasuesit e besniket tane te perfshire ne ato situata.

BRUKSEL ME 4 TETOR 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Përpara
Posto një përgjigje 11 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 01 Nëntor 2014, 06:30
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari