Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
17.5.1914 - PROTOKOLLI I KORFUZIT - per CAMERINE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
17.5.1914 - PROTOKOLLI I KORFUZIT - per CAMERINE, Posted 29 Shtator 2009, 00:33
PROTOKOLLI I KORFUZIT

Korfuzit me autor akademik prof. Arben Puto. Sipas kësaj enciklopedie Protokolli i Korfuzit ka këtë përmbajtje:

PROTOKOLLI I KORFUZIT (1914). Akt që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi me qeverinë greke, në emër të qeverisë së V.Vidit. Ishte një lëshim që i bëhej, në marrëveshje midis Fuqive, politikës shoviniste greke, e cila nëpërmjet së ashtëquajturës "Lëvizje autonomiste vorioepirote" synonte të pengonte zbrazjen nga ushtritë greke të Shqipërisë së Jugut të parashikuar në Protokollin e Firences të dhjetorit 1913 dhe aneksimin më vonë të këtyre krahinave (ne realitet Protokolli i Firences nuk e ka permendur kete fakt, te pakten sipas materialit te mesiperm, atëhere a kemi ne të drejtë të ngremë versionin se ky material është i sajuar kokë e kombë? GH). Sipas P. të K. vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të Jugut duke u njohur atyre njëlloj autonomie që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale që qo të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhen shqipe. P. i K. që i imponua qeverisë shqiptare nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkelte rëndë sovranitetin e shtetit shqiptar, duke krijuar njëlloj autoriteti të veçantë brënda tij. P i K. nuk u realizua në sajë të qëndresës e të luftës çlirimtare të popullit shqiptar. (A. Pu.)
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
17 MAJ 1914 PROTKOLLI I KORFUZIT, Posted 29 Shtator 2009, 00:37
Dok. Nr. 155
PROTOKOLLI I KorfuzIT, 17 Maj 1914

PROTOKOLL LIDHUR ME "AUTONOMINË VORIOEPIROTE"
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, me qëllim që të evitohet rifillimi i luftimeve, e quan për detyrë të afrojë sa më shumë pikëpamjet e popullsive epirote ne lidhje me dispozitat e posaçme të kërkuara prej tyre me ato të qeverisë shqiptare.
Për këtë qëllim, ai ka pranuar t'ua parashtrojë Fuqive që përfaqëson si dhe qeverisë shqiptare tekstin e bashkangjitur që është rezultat i diskutimeve midis anëtarëve të këtij komisioni dhe delegatëve epirotë.
Korfuz, me 17 maj 1914.

Nënshkruar:
Leoni Vinkel Kral Mehdi Frashëri Lemb Krajevski Petriajev

Ne bëjmë të njëjtat rezerva në lidhje me aprovimin e mandateve tona.

Nënshkruar:
Zografos
Karapanos

Dispozita
Në lidhje me territoret e zbrazura nga trupat greke krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës
1. Organizimi..................

Në vazhdim janë pikat e protokollit, por që ne vendosëm t'i marrim nga një burim shqiptar i vitit 1914, në dukje nën influencën e propogandës greke, pasi dhe hyrja ka tjetër përmbajtje.
Por në vitin 2009 akademiku i nderuar botoi librin "Shqipëria politike 1912-1939" ku Protokolli i Korfuzit kishte këto pika të dallueshme që na interesonin. Sipas tij:

ai "ishte një manifestim i fuqishëm i qëndresës së popullsisë shqiptare përballë makinacioneve greke, ....Bisedimet që u zhvilluan dy herë, në mars dhe në maj, në ishullin grek të Korfuzit (vëndi i zgjedhur paracaktonte qëllimin dhe vendimin), vunë në dukje se pretendimet e qarqeve shoviniste greke ishin po aq pa baza sa ishte e tepruar "fryma e pajtimit" dhe e "kompromisit" që treguan në atë rast ata që u dërguan si "përfaqësues" të Shqipërisë. Protokolli i Korfuzit vendosi një shkëputje të mbuluar keq të Shqipërisë së Jugut....Protokolli i Korfuzit ngjalli një valë të madhe zemërimi në të gjithë vëndin, por sidomos në krahinat e prekura drejtpërsëdrejti" (f. 136-137).
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4138
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
1914 PROTKOLLI I KORFUZIT, Posted 29 Shtator 2009, 00:38

1914 PROTOKOLLI I KORFUZIT, Posted 29 Shtator 2009, 16:23
Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914

Më 24 prill 1914, Fuqitë e Mëdha njoftuan Greqinë se ishin të gatshme t’u bënin lëshime ”Vorio-Epirotëve” dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të saj. Qeveria e ndodhur nën një presion të gjithanshëm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizës. Protokolli parashikoi që Korça e Gjirokastra, edhe pse do ishin në shtetin shqiptar të kishin një administratë të vetën. Për shkak të ndihmës që i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit të Veriut, nëntor 1914

Qarqet greke u përpoqën që revoltën ta organizonin në një lëvizje për pavarësi të Epirit të Veriut. Për këtë qëllim ish-ministri i Jashtëm grek, Nikollaq Zografi, së bashku me një grup ish-ministrash të tjerë, shpalli krijimin e qeverisë së Vorio Epirit në Gjirokastër. Me ndihmën e Andartëve, Zografi izoloi Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu këtë qeveri të re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”: Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko - Jerzi Popielushko

Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin! Fritz Kolë Radovani
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 17 Shtator 2014, 23:34
Designed by Monitonix
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari