Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

BLLOKMENET – BYROJA E RE POLITIKE E EDVIN KRISTAQ-ANETA RAMA

Lexuar 1038
Edi Rama s’është lodhur shumë të përzgjedhë njerëzit me të cilët do përpiqet t’i mbajë shqiptarët të izoluar nga Perëndimi. Nga Byroja e vjetër tek byroja e re e PS-së, rruga është e shkurtër dhe kalon nga etërit tek bijtë. Sipas këtij mekanizmi janë përzgjedhur Ilir Xhelil Gjoni, Ilir Hamit Beqja, Ledi Hamit Shamku, Ditmir Sulejman Bushati, Besnik Mit’hat Bare, Dashamir Myslym Peza apo Ardian Klosi, ndërkohë që me provë të përbindshme korrupsioni e krimi, nyjën lidhëse mes dy brezave, po e luajnë fosilet Valentina Leskaj e Gramoz Ruçi

Edhe dje në ditën përkujtimore të Stalinit, nuk ka qenë fort e vështirë të kuptohet se në tubimin ku violinë e parë ishte i biri i Kristaq Ramës, opozita po shfaqej fort si establishmenti ku do të projektohen të gjitha aspiratat politike të brezit të dytë të nomenklaturës androgjine enveriste e ramiziste. Brenda një kohe shumë të shkurtër, më pak se dy vjetësh, në nivelet më të larta të Partisë Socialiste të sapodalë në opozitë janë ngritur bijtë e anëtarëve të rëndësishëm të Byrosë Politike të PPSH-së, të komitetit të saj qendror, apo njerëz fort të rëndësishëm e influentë të oborrit të Enver Hoxhës, të cilët ishin realisht edhe drejtuesit e makinerisë vrastare të diktaturës më të egër komuniste në Evropë.
Numërimi na ndihmon të kuptojmë më mirë edhe se kush janë drejtuesit kryesorë të partisë së Edi Ramës sot.
Edvin Kristaq Rama, i biri i anëtarit të presidiumit të Kuvendit Popullor, njërit nga njerëzit që në mënyrë të verbër pranoi të firmoste vendimet me pushkatime për kundërshtarët e regjimit, deri në agimin e demokracisë, në fillim të 1990-s.
Ilir Xhelil Gjoni, është i biri i njërit nga eksponentët kryesorë të komunizmit, në fazën më të egër e finale të tij, i biri i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë për Tiranën dhe njërit nga ideatorët e mbështetësit e përdorimit të dhunës kundër studentëve-protestues që kërkonin miratimin e pluralizmit.
Ilir Hamit Beqja është kthyer papritur në radhët e para të politikës enveriste, jo vetëm për shkak të miqësisë intime që ka pasur me Edvinin për vite me radhë, së pari, në kohën kur kanë milituar në radhët e ekipit të basketbollit të Dinamo-s, por edhe sepse Beqja është i biri i Hamit Beqjes, këshilltarit personal të Enver Hoxhës për vite me radhë, dhe në vitet e fundit të diktaturës, edhe këshilltar personal i Ramiz Alisë.
Ditmir Bushati u rekrutua nga radhët e shoqërisë civile, më saktë të segmenteve që bënin çmos për të penguar reformat integruese, jo vetëm për shërbimet “incognito” që i kryente partisë së Edi Ramës, por edhe sepse ishte i biri i Sulejman Bushatit, “kasapit të Shkodrës dhe të Lushnjes”, siç e njohin banorët e atyre viseve, për shkak të qeverimit të egër që kreu, në vitet kur ishte sekretar i parë i PPSH-së në këto dy rrethe.
Dashamir Peza s’ka nevojë për koment dhe miqësia intime që ai ka me Edi Ramën është vetëm njëra arsye që atë e ka ngritur në radhët e para të politikës edviniste, bile aq sa të detyrojë shumicën e deputetëve ende të pashuguruar të bëjnë dezhurn që Inspektoriati Ndërtimor të mos i cenojë pallatin që e ka ngritur pa leje, duke bllokuar edhe një rrugë publike. Arsye tjetër është se Dashamiri është i biri i Myslym Pezës, njërit nga njerëzit më të ngjitur pas Enver Hoxhës e që i tillë mbeti deri në fund të jetës, në vitin 1982, duke qenë bashkautor në dhjetëra barbari që kreu enverizmi në Pezë, Tiranë e gjetkë.
Besnik Bare u ngrit papritur në krye të degës socialiste të kryeqytetit dhe për këtë s’e ndaloi as njohja e pakët me strukturat partiake e as zëri ekstremist i hollë që kishte, pasi këto cilësi interpretoheshin pjesërisht si pozitive nga Edi Rama. Por ajo çka e ndihmoi së tepërmi në karrierën e beftë politike ishte fakti se ai është i biri i Mit’hat Bares, një funksionar i lartë i enverizmit, i cili ka qenë për vite me radhë kryetar degësh të rëndësishme të Sigurimit të Shtetit dhe i një sërë institucionesh që zbatonin masat e internim-dëbimeve, etalonit të regjimit enverist
Ledi Shamku ishte një tjetër emër që u përpoq të fshihej pas burrit apo pas karrierës, më synimin që të mos i merret vesh lidhja e shkurtër që kishte me diktaturën. Loja zgjati shumë pak dhe Enkeleida Shkreli u detyrua t’i kumtonte publikut arsyen e vërtetë se pse Edi Rama po e mbante si të besuar – edhe pse pak i beson në të vërtetë. Fakti është se Enkeleida është e bija e Hamit Shamkut, një anëtari-eksponent të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe drejtor shumëvjeçar i Kombinatit të Autotraktorëve në Tiranë, një institucioni fort të rëndësishëm për strukturat e enverizmit.
Ardian Klosi, njëri nga mentorët aktualë të Edvin Ramës, është i biri i Bilbil Klosit, CV-ja kriminale e të cilit s’ka shumë nevojë për komente e për të cilën kemi folur shpesh në faqet e gazetës “55”.
Në byronë e re politike të Edi Ramës ka pasur vend edhe për disa komunistë të tjerë, të cilët kishin arritur nivelet e dyta të nomenklaturës enveriste, por që pas 1990-s patën rast të bënin para e të ngriheshin në nivelet e para të politikës, si Gramoz Ruçi apo Valentina Leskaj. Këto xhaketa të vjetra mundën të mbijetojnë, herë me para, herë me trashëgimi e herë me protagonizëm në krime të përbindshme, dhe kjo histori besnikërie ka qenë e mjaftueshme për t’i klasifikuar ata si nyjet lidhëse mes brezit të vjetër e brezit të ri të enveristëve, duke përmbyllur kështu edhe skakierën kryesore të byrosë së re politike, e cila si paraardhësja e saj; e Enverit, Ramizit dhe Nexhmijes, po synon që t’i mbajë shqiptarët, të izoluar nga demokracitë perëndimore.

Gazeta 55

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry