Widgetized Section

Go to Admin » Appearance » Widgets » and move Gabfire Widget: Social into that MastheadOverlay zone

“Jemi vendi i fundit që s’kemi dënuar ende krimet e komunizmit”

Lexuar 2414
Biberaj në Bundestag.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, , ka zhvilluar një takim në Gjermani me anëtarin e Bundestagut gjerman Roderich Kieseweter, anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe i Komisionit për Çështjet e BE-se në Bundestagun gjerman. Sipas një njoftimi, Biberaj është shprehur se “pavarësisht se jemi vendi i fundit në Evropën Juglindore, që akoma nuk e kemi aplikuar në mënyrë të plotë ligjin e lustracionit, miratimi dhe aplikimi i një ligji të tillë, konform Kushtetutës dhe standardeve ndërkombëtare, mbetet një sfidë e rëndësishme për politikën dhe shoqërinë shqiptare”.

Më tej, Biberaj theksoi se “nëpërmjet këtij ligji synohet pastrimi i politikës shqiptare, i sistemit të drejtësisë, i administratës publike, por edhe shoqërisë shqiptare nga e kaluara e errët e diktaturës komuniste, pasi koha tregoi se nuk mund te ecet përpara pa bërë transparencën e së kaluarës, me qëllim shkëputjen një herë e mirë nga kjo e kaluar”. Kiesewetter, duke qenë në dijeni të plotë të zhvillimeve politike në Shqipëri, garantoi mbështetje të plotë për miratimin dhe aplikimin e ligjit të lustracionit, duke ofruar edhe eksperiencën gjermane, të cilët ishin të parët që miratuan ligjin e lustracionit në vitin 1991.

Bundestagu gjerman, duke vlerësuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e zbatimit deri në fund të këtij ligji, ka zgjeruar afatin e aplikimit të këtij ligji deri në vitin 2019. Aleksandër Biberaj është një ndër hartuesit e ligjit të ri për lustracionin. Ligji i mëparshëm u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që mendohet të hartohet një projektligj tjetër i ngjashëm me atë të vitit 1995.
Gazeta Metropol

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/11/2011. Filed under Diktatura komuniste,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to “Jemi vendi i fundit që s’kemi dënuar ende krimet e komunizmit”

  1. Arberit

    07/03/2012 at 02:16


    z deputet i partise komuniste vshdim partia demokratike, ju keni denuar njerze pa bere krim se ju nuk keni mundesi te denoni vetveten.Dhe ju do ti paguani te gjitha mbasi jeni nje torbe.

Komento